E diele, 10.11.2024, 06:02 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Shën Klarku, mbrojtësi i popullit të Kosovës

E merkure, 07.07.2021, 06:47 PM


SHËN KLARKU, MBROJTËSI  I  POPULLIT TË KOSOVËS

Nga Dedë Preqi

Populli shqiptarë i Kosovës, para 22 vitëve ishte në prag të asgjësimit të tij nga agresori fashist serb, edhe pse derdhi shumë gjak në përballje me armikun, por u deshën shekuj e më shumë, që të intervenoj një forcë e madhe e botës, që të arrihet e drejta e këtij populli për liri dhe demokraci.

Kush ishte kjo forcë, që e shpëtoi këtë popull nga dëbimi nga trojet e veta dhe asgjesimi i tyre, do të thotë se,  edhe pse bota është një kompleksitet në vete,  ajo e ka edhe pjesën e saj pozitive e humane, me konceptin e një domethënje njerëzore.

Populli i jonë duhet të jetë mirënjohës i përjetshëm i NATO-s, kur nën udhëheqjen e Amerikës dhe aleatëve të saj, i largojnë forcat e Millosheviqit nga ky vend, sikur është rrënjosur një fillesë e re e njerëzimit në Kosovë, duke i dhënë edhe një përgjigje të padiskutueshme agresorit fashist të Serbisë.

Shqiptarët historikisht janë të lidhur me popullin mik të Amerikës, por sa i përket pyetjes se pse shqiptarët anojnë kah ky vend dhe kah ky popull, përgjigjen do ta jepte sëcili shqiptarë i sojit të ndershëm dhe sëcili shqiptar që ka gjak shqiptari të pastër, sepse ky vend dhe ky popull kurrnjëherë nuk ka shikuar se cilës përkatësi fetare i takon Kosova, por popullin e Kosovës, e ka shikuar pa asnjë dallim të përkatësisë fetare, politike dhe nacionale.

Nganjëherë na duket se ajo që i ka ndodhë këtij populli, sikur janë harruar shpejt dhe nuk kemi se çka ta vrasim mendjen nga e kaluara, poashtu edhe miqtë tanë që na kanë ndihmuar dhe shpetuar nga asgjësimi, nuk kemi se çka ti trazojmë më.

Mirëpo, nënat dhe shumë familje tona, akoma i kemi në pritje, akoma i presin më të dashurit e tyre të pa gjetur, ndërsa miqtë tanë nuk mund ti harrojmë aq shpejt, sepse Kosova dhe populli i saj ka nevojë të përhershme për miqtë e vet, në veqanti me popullin amerikan, prej të cilëve  e kanë merituar edhe epitetin e shenjtit, si shpëtimtar i një populli të pafajshëm.

Njëri ndër këta shpëtimtarë është edhe Wesley Clark, është gjenerali amerikan i cili në vitin 1999, udhëheqi fushatën ajrore 78 ditëshe të Aleancës së NATO-s, kundër ushtrisë dhe milicisë së Serbisë të Millosheviqit, për të parandaluar asgjësimin dhe shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.

Prandaj, po flasim për gjeneralin amerikan Wesly Clark, njeriun e një populli që e kishte në ndjenja dhe në shpirt rrezikun që po i kanoset deri në zhdukje të një populli të pafajshëm, i cili ishte në buzë të greminës së shfarosjes dhe se një gjë e tillë është shqetësuese për tërë njerëzimin, që nuk duhet të lejohet, por brenda mundësive duhet të mposhtët, sepse në të kundërtën në këtë mënyrë mund të kërcënohet i tërë njerëzimi i pafajshëm, këto ishin fjalët e një zëri, pothuaj e gjithë liderëve dhe popullit amerikan.

Një e gjë e tillë tashmë duhet të jetë e qartë për këdo, që jeton dhe është në gjendje të mësojë jo vetëm për ngjarjet e historisë së vet, por edhe ngjarjet e njerëzimit pa fund, edhe pse njeriu më parë nuk mund të përllogarisë rrjedhën e historisë duke e matur atë në vagë, por mundet në një mënyrë ta përcaktojë atë, duke aluduar vazhdimisht në lirinë e sëcilit, sepse e vetmja shpresë në pritje të daljes në dritë të një reliteti njerëzor është e vetmja kjo, që njeriut i jep jetë dhe e bënë të lumtur.

Në hapësirën e konceptit të përsonalitetit njerëzor do kishim thënë pa medyshje se duhet të shpresohet te njeriu i madh, te njeriu i shpresës, te njeriu i aftë dhe gjenial, që realizon zotërimin e një detyre specifike dhe shumë të rëndësishme dhe në një formë të tillë që të bëhët shembëll i mirë, apo shpëtimtar i njerëzimit të pafajshëm, duke penguar që gjithçka të përfundojë në dhunë dhe kaos,   ishte ky gjenerali Clark, i cili nuk ia dëshiroi një gjë të tillë asnjë populli, por edhe as popullit shqiptarë, për të cilin flasin njerëzit dhe flet gjithmonë vetë historia njerëzore.

Një shpëtimtar të tillë të njerëzimit nga asgjësimi i djallizmit serb, nuk do e merrte një epitet tjetër, përveq se njeri i «shenjtë», njeri mbrojtës dhe i guximshëm, prandaj edhe gjeneralin Wesli Clark, do e quajmë «Shën Clarku», që shqiptarët ku do që janë, duhet të përkulen dhe të respektojnë këtë figurë të shenjtë historike dhe shpëtimtare e këtij populli dhe këtij vendi.

Megjithatë, kanë kaluar më se dy dekada, kur gjenerali amerikan Wesli Clark, si udhëheqës suprem i forcave të NATO-s, kundër forcave serbe të Millosheviqit, mbetët akoma i përkushtuar për fatin e popullit shqiptarë dhe fatin e Kosovës, edhe në kohë paqeje, i cili e viziton këtë vend jo rrallë herë, duke përcjellë mesazhe të paqës në mes këtyre dy vendeve dhe popujve.

Me 12 qershor të vitit 2019, gjenerali tani në pension Wesli Clark, u nderua me dekoratën «Urdhëri i Lirisë», të cilën e muar nga presidenca e vendit, që ia dorëzoi presedenti Hashim Thaçi, për meritat dhe përkushtimin ndaj këtij populli dhe vendi.

Gjenerali amerikan i pa harruar Wesli Clark, e viziton edhe sot Kosovën dhe popullin e këtij vendi, sikur ky njeri i shenjtë, përveq një obligimi human që e ka kryer, sikur do ta kishte edhe një brengë tjetër që e mundon, që të realizohet paqa dhe harmonia në mes këtyre dy popujve serb dhe shqiptarë.

Clark briefs U.S. airmen from the 510th and 555th Fighter Squadrons at Aviano Air Base, Italy in May 1999.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora