Mendime
Kastriot Myftaraj: “Niko” në Shqipëri dhe “Nazmi” në Turqi
E merkure, 07.07.2021, 06:31 PM
Prova se Ministri i Mbrojtjes paraqitet si “Niko” në Shqipëri dhe “Nazmi” në Turqi
Nga
Kastriot Myftaraj
E
kisha marrë si anekdotë kur e dëgjova se Ministri shqiptar i Mbrojtjes me emër
të krishterë apostullor “Niko” në Turqi paraqitet me emër musliman si “Nazmi”,
duke thënë se në familjen e tij kanë një traditë të emrit të dyfishtë që nga
koha osmane. Por një ngjarje e ditëve të fundit më krijon bindjen se kjo gjë
është e vërtetë.
Në
praktikën e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë është që të bëjë lajm çdo
ngjarje që ka të bëjë me pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtari ndërkombëtare
ushtarake. Ministria e Mbrojtjes
organizuar ceremoni pritjeje dhe përcjelljeje për çdo njësi ushtarake
shqiptare që niset në misione paqeruajtëse ose stërvitje ndërkombëtare.
Nuk
do të gjeni një rast të vetëm që Shqipëria të ketë marrë pjesë në një stërvitje
ushtarake ndërkombëtare, madje me pjesëmarrjen e shtatë vendeve të tjerë dhe
Ministria e Mbrojtjes të mos e ketë bërë lajm, më së paku duke ua dhënë si
njoftim mediave.
Por
Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Niko Peleshi ia ka fshehur publikut
shqiptar pjesëmarrjen e Shqipërisë në një stërvitje ndërkombëtare të forcave
speciale ushtarake të Shqipërisë që ka nisur në Turqi në 28 qershor.
Për
stërvitjen të quajtur “Anadolu-2021” njofton Agjencia shtetërore turke e
lajmeve Anadolu Ajansi, edhe në versionin shqip të saj, duke iu referuar
Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, e cila e ka bërë të ditur ngjarjen edhe në
llogarinë e saj zyrtare në twitter. Mediat shqiptare që e kanë dhënë lajmin i
referohen pikërisht agjencisë turke të lajmeve.
Arsyeja
për të cilën Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë nuk e ka njoftuar këtë
veprimtari ka të bëjë me një veçori të saj. Vendet pjesëmarrëse në këtë
stërvitje janë të gjithë islamike: Turqia, Azerbajxhani, Katari, Kazakistani,
Pakistani, Uzbekistani. Bashkë me to merr pjesë dhe Shqipëria. Dy vende të
tjerë marrin pjesë si vëzhgues, Kosova dhe Mongolia. Kosova në këtë rast
qartësisht është ftuar si vend islamik. Mongolia me sa duket është ftuar si
vendi i prejardhjes së largët të turqve.
Kuptohet
që Turqia nuk e ka ftuar Shqipërinë në këtë stërvitje si vend partner të NATO-s
por duke e quajtur vend islamik. Vetë ftesa ka qenë një lloj testi, madje
provokimi. Pjesëmarrja e vendit tonë në këtë stërvitje përbën një veprim
antikushtetues të qeverisë shqiptare. Bashkëpunimin ushtarak me Turqinë duhet
ta kemi vetëm në kuadrin e NATO-s jo të veprimtarive ushtarake me karakter të
qartë fetar islamik.
Pikërisht
kjo ngjarje më krijon bindjen se është e vërtetë ajo që më kanë thënë se
Ministri Niko, pasardhës i një familjeje me të shkuar atdhetare shqiptare nga
koha osmane, në Turqi paraqitet si arnaut me emrin “Nazmi”. Kjo sjelljen përbën
një zhvillim të traditës së jeniçerëve në kushtet e sotme, si vëllazëria e Edi
Ramës me Erdoganin.
Në
një stërvitje ushtarake ku marrin pjesë gjashtë vende islamike, kuptohet që
përvec veprimtarive stërvitore do të ketë edhe kryerje ritualesh fetare
islamike në të cilat (dhe në çdo veprimtari tjetër fetare) anëtarët e forcave
të armatosura shqiptare e kanë të ndaluar me ligj të marrin pjesë gjatë
ushtrimit të detyrës. Ata mund të marrin pjesë në këto veprimtari si individë
privatisht.
Turqia
e islamizuar politikisht e Erdoganit synon të nxitë ndër të tjera islamizimin e
Ushtrisë Shqiptare, zhbërjen e laicizmit (shekullarizmit) si një parim themelor
kushtetues i ekzistencës dhe veprimt të forcave të armatosura të Shqipërisë.
Një bërthamë e islamizuar politikisht brenda Ushtrisë Shqiptare pastaj, kur të
shihen rrethanat si të favorshme do të
mbështesë vendosjen e një regjimi islamik në Shqipëri
Çfarë
interesi ka i krishteri Niko që sillet kështu, si jeniçer i Erdoganit, do të
pyesni juve. Të tillë Nikon e bën të qënët jeniçer politik i Edi Ramës, të
cilit e detyrohet për karrierën e madhe politike që ka bërë. Edi Rama e bën
këtë politikë nënshtrimi ndaj Turqisë për interesat e pushtetit të tij, se
ashtu i e ka bërë pazarin me Erdoganin. Nikoja e zbaton për përfitime. Këtë
shpjegim jep Nazmiu privatisht kur e pyesin për gjëra të tilla të krishterët
ortodoksë kur ai shkon në kishë si Niko. Nuk dihet nëse zelli i Nazmi Jeniçerit
ka shkuar deri atje sa të jetë bërë synet për kënaqësinë e Erdoganit.
Nuk
është rastësi që pjesëmarrja e vendit tonë në këtë stërvitje ushtarake
qartësisht islamike i paraprin vizitës së Erdogan në Shqipëri.