Udhëpërshkrim
Xhevahir Cirongu: Rezalla dhe gurët e kujtesës historike
E shtune, 03.07.2021, 06:56 PM
Rezalla
dhe gurët e kujtesës historike
(Përkujtimore
me rastin e 632 vjetorit të betejës në Fushë – Dardani)
Nga
Xhevahir Cirongu
Sa
më shumë vite e shekuj që ecin në gjurmët e tyre, pas lënë kujtesën historike, të
cilat i gjen të shkruara në ditarin e memorjes të popullit, por edhe në
domumentat e shkruara nga kronikanët e kohëve që kanë përjetuar e shkruar këto
ngjarje ku përjetësohet historia e një kombi. Ikin dekada e shekuj në ‘’lumin’’
e rrjedhave të historisë. Dhe sa më shumë që largohet një ngjarje apo histori, aq më shumë vjen drita e diellit të së vërtetës
nga shekujt, e cila pasqyron me vërtetësi ngjarjet historike të një kombi. Sado
që janë përpjekur ‘’Balozët’’ e rremë, të cilët janë munduar për ta
shtrembëruar historinë e një kombi qofshin këta historianë, arkeologë, politikanë,
apo akademikë të çdo kallëpi qoshin ata,
s’mund ta përbaltin dot historinë e një kombi. Të gjithë këta, si dje apo sot
në kohën moderrne e të civilizuar, janë veçse çibanë që mbajnë erë të keqe në
trupin e kombit tonë, Shqipëri. Si shumë ngjarje e beteja që ka zhvilluar
populli ynë për liri nëpër shekuj, është edhe beteja e përgjakshme ballkanike
kundër hordhive osmane, e cila u zhvillua më datën 15 qershor të vitit 1389
në Fushë – Dardani. Në këtë betejë të
përgjakshme mbetën të vrarë me mijra luftëtarë arbërorë, e midis tyre edhe dy
princat shqiptarë:Milosh Nikollë Kopiliqi e Teodor II Muzaka. Pluhuri i
harresës historike, por edhe keqdashëse e shovinistëve ballkanase, sidomos ajo
serbomadhe, është munduar ta errësojë e ta përvetësojë edhe këtë ngjarje
historike, e cila epiqendra e kësaj beteje ishte në Kastrot, Fushë- Dardania. Por
faktet janë kokëfortë, luftëtarët Arbërorë u bënë mburoja kryesore, deri në
dhënjen e jetës edhe dy princat shqiptarë, për fatet e Arbërisë e të krejt
rajonit ballkanik.
Historia nuk tjetërsohet,
ajo është shkruar me gjak nga heronjtë…
Qershor
2021, 15 qershor 1389! Janë plotë 632 vite, ku në atë betejë ranë në mbrojtjen
e truallit arbëror edhe dy princat shqptarë kundër hordhive gjakatare osmane. Historia
e popullit shqiptar dhe lufta e saj, janë një gonxhe e lyer me gjakun e
dëshmorëve. E tillë ka mbetur plotë freski që nga shekujt e gjer në ditët tona
edhe gjaku i dy princave shqiptarë Millosh e Teodor Muzaka. Është viti i pestë
që Shoqata ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ me znj. Elida Jorgoni në krye, si vetë shqiponjat e
malit udhëtojnë drejt fshatit Mazgit të
Komunës Kastriot në përkujtimin e dëshmorëve arbërorë me dy princat e tyre që
dhanë jetën për trojet shqiptare. Ata vijnë nga Shqipëria e gjithë trojet
shqipfolëse, por edhe nga diaspora, si nga Gjermania, Zvicra, Italia, Amerika
etj. në përkujtim të kësaj beteje. Historia nuk harrohet. Ajo ka në themel gjakun e bijëve e bijave të
vetë. Edhe këtë vit, pra data 27 -28
qershor 2021, si gjithmonë shoqata ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ organizoi
përkujtimoren e ringjalljes të kryetrimave princëror shqiptarë të Milosh
Kopiliqit e Teodor Muzaka Gjaku i mijrave arbërorë që dhanë jetën në këtë betejë, bën thirrjen
sublime që padrejtësia historike të vihet në vend, askush s’mund të na vjedhi
dinjitetin tonë komëtar.
Bijtë e shqipes drejt
Kosovës…
Ishte
pikërisht data 27 e 28 qershor e këtij viti 2021, bijtë e Shqipes si nga hera
me flamurin Kombëtar udhëtuan drejt Kosovës për
në vendin Mazgit të Komunës Kastriot në përkujtim të luftëtarve Arbërorë,
por edhe të dy princave që shkruanë
historinë e asaj beteje të përgjakshme edhe me jetën e tyre. Ata vijnë nga
Shkodra, Puka, Mirdita, Kavaja, Tirana, Durrësi, Pogradeci, Korça, Erseka, Berati,
Skrapari, Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra, Vlora, Dibra, Lushnja, etj, por
edhe nga Çamëria. Në evente të tilla historike nuk mungojnë, por vijnë aty edhe Arbëreshët nga italia Por aty vijnë edhe nga
Tetova e Shkupi, nga Plava, Gucia, Kosova, etj. Pikërisht, është Shoqata
‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ e cila është bërë promotorrja e një fillimi të
madh bashkimi të vlerave me ndjenjën e zjarrtë të atdhedashurisë, edhe
për ato data historike të lëna në cepin e harresës me qëllim apo pa qëllim, duke
u dhënë vendin e vlerat në peidestalin më të lartë të historisë sonë kombëtare.
Edhe vetë dielli i qershorit uronte’’
Udhë të mbarë për në vendin e kryetrimave Arbërorë !’’ Mikrobusi merr rrugën
drejt rrugës së kombit për në Prishtinë, rreth ores 9. 00 të datës 27 qershor
2021. Valëviteshin flamujtë kuqezi me shqiponjën për te kosova martire. Si
gjithmonë na printe Irfan M. Domnori nga Shkodra. Por edhe Zana Karafili, Nepton
Mero, Agim Ramaj, Avdi e Donika Begati, Gjon Doçi nga Mirdita, Flora Doçi, Vasilika
Katro, Koçi Tahiri, drejtues i Shoqatës Kulturore’’Beslidhja Gorare’’, Ramadan
Kollgjeri, drejtues i Shoqatës Kulturore ‘’Mokra’’, Kostaq Papa, Neil Ruçi, Xhevahir
Cirongu, Idajet Berberi, Gjergj Nikaj, Genc e Ervina Durrësi, Miranda Troci, (
Derti), Lindita Rusta, Shkëlqim Kastrioti, Juljan Pjetër Locaj etj. Edhe këtë radhë, si gjithmonë u ndalëm në
Prishtinë. Aty u bënë parakalime me
flamurin kombëtar të shoqëruar edhe me këngë patriotike të grupeve polifonike
si: ‘’Beslidhja Gorare’’, ‘’Mokra’’ si edhe grupi polifonik ‘’ Labëria’’. U bën foto te shtatorja e Gjergj Kastrioti, te
Ibrahim Rugova etj. Një pritje
vllazërore na bënë miqtë nga Kastroti si shkrimtari e poeti Fadil Curri e Halil
Preniqi. Por nuk mungonte Ilire Kelmendi Shema, z. Sabah Gashi, Avdi Gashi, e
plotë të tjerë të cilëve nuk mundëm t’u marrim dot emrat për ti shkruar këtu në
këtë reportazh. Megjithatë i falnderojmë për mikpritjen e tyre si vëllezër të
një gjaku.
Në Mazgit të Kastriotit,
aty ku do ngrihet Obelisku…
Është
data 28 qershor 2021. Është mëngjes. Dielli sapo ka lindur mbi kodrat e
Prishtinës në këtë mëngjes të bukur. Ora shënonte 9. 00. Pas një kafe që pimë në qendër të qytetit, morëm
rrugën për në Komunën e Kastriotit. Nuk është shumë larg nga qyteti i
Prishtinës, rreth 10 km. rrugë e
gjendesh në fshatin Mazgit. Pikërisht aty ku shoqata ‘’Foleja Kombëtare
Shqiptare’’ organizon për të pestin vit radhazi në kujtim të betejës Fushë –
Daradani. Qëllimi i shoqatës atdhetare mbarë shqiptare, me znj. Elida Jorgoni në krye, është që aty ku dhanë
jetën dy princat shqiptarë Milosh Kopiliqi e Teodor Muzaka bashkë me mijra
arbërorë të tjerë në mbrojtje të trojeve shqiptare nga pushtuesi osman, të
ngrihet një obelisk në nderim të tyre.
Pas
shumë takimeve në këto vite, aty në vendin e përcaktuar nga komuna Kastriot që
drejtohet nga atdhetari z. Xhaferr Gashi,
këtë radhë ky takim për herë të parë merr rrugën instuticionale. Në fjalën e
saj përshëndetëse, e cila ishte përgatitur edhe me shkrim znj. Ilirie Kelmendi Shema, foli në emër të komunës
Kastriot. Në këtë takim përkujtimor historik, mësojmë se Iliria është edhe
Drejtoreshë e Kulturës së Komunës. Fjalët e saja kumbonin bashkë me historinë në
përkujtim të 632 vjetorit. U emocionuam të gjithë sa ishim aty, sepse znj. Ilire, ashtu siç ka edhe emrin, i dha Liri e
kuptim fuqiplot instuticional që në një afat të shkurtër kohor, të ngrejmë
obeliskun në nder të luftëtarëve arbërorë e të dy princave shqiptarë ! Dhe me
të vërtetë do të theksoja se znj. Ilirie
Kelmendi Sheme, m’u dukë se fliste atë çast heroina Shote Galica.
Në
fjalën e tij mikpritëse e falnderimi në emër të shoqatës ‘’Foleja Kombëtare
Shqiptare’’ përshëndeti z. Koçi Tahiri, edhe
në cilësinë e deputetit të repuplikës së Shqipërisë. Aty në këtë takim
përkujtimor historik u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohje, u kënduan këngë
patriotike, u recituan poezi atdhetare etj.
Për
të pranishmit u shtrua edhe një drekë te lokali me emrin ‘’Kalifornia e
Muzakajve’’. Me vete morëm edhe një fotokujtimi të bukur.
Rezalla dhe gurët e
kujtesës historike…
Rrugëtimi
jonë nuk mbaron këtu, por vazhdoi deri në Rezallë të Drenicës. Lëmë pas fshatin
Mazgit të komunës Kastriot duke marrë me vete shumë mbresa, por edhe obligimin
që vitin e ardhshëm aty të ngrihet madhështor edhe obelisku. Populi ynë ka një
shprehje lapidare se’’E drejta zhytet, por ajo kurrë së mbytet’’. Të vërtetën
historike të betejës së Fushë – Dardanisë, s’mundet ta fshejë dot ajo kulla e
zezë e ndërtuar nga serbët në vitin 1953. Prici Milosh Nikolla Kopiliqi është shqiptar. Në
një shkrim shkrimtari Bedri Tahiri, na sjell fakte historike, të cilat janë si
drita e diellit për heroin tonë Milosh Kopiliqi, i cili vret në çadrën kërpudhë
sulltan Muratin. Eshtrat e princit arbëror gjenden në fshatin Rezallë të
Drenicës. Janë dy gurë që kanë shkruar historinë e asaj beteje të përgjakshme. Ata dëshmojnë e faktojnë se kanë ruajtur për
shekuj me radhë të fresktë historinë tonë kombëtare të asaj beteje të vitit
1389. Aty midis të tjerave fakteve, janë
eshtrat e kryeheroit tonë të Milosh Nikollë Kopiliqi. Emri i heroit është
skalitur në shekuj edhe në këngët e
popullit që këndohen edhe sot e kësaj dite. Ne mundëm të sjellim këto vargje të
një kënge epike popullore:
………………………
‘’ Ta ven kryet maje
kapicës,
Jam Miloshi prej
Drenicës. .
Mbret e krajla shpesh
gabohen,
Bijtë e Arbrit nuk
pushtohen’’. . .
E
vërteta triumfon në çdo kohë. Ajo largon ligësitë e shekujve . Në memorjen e
popullit tonë janë skalitur ngjarjet historike, prandaj ato janë e do mbeten të
gjalla në shekuj. E nesrmja na pret të
gjithëve për të vendosur tufa lule përkujtimore e ringjallje te ai Obelisku
! Në Rezallë të Drenicës eshtrat
e heroit te ai varr dëshmojnë për historinë.
Prishtinë, Kastriot, 28 qershor 2021