Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Emni Zot me “shkronjë z të vogel”, asht injorancë ose urrejtje komuniste
E diele, 27.06.2021, 10:32 AM
Emni Zot me “shkronjë z të vogel”, asht injorancë ose urrejtje komuniste…
Nga
Fritz RADOVANI
Per
një Shqiptar të vertetë asht e pafalshme me shkrue sot Emnin e Zotit me
“shkronjë të vogel”. Mundesh mos me besue, po jo me fye besimtarët!
Ju
lutem, si e shkrueni emnin e babes s’ Uej ? Jam i sigurt se edhe emnin e nanës
e shkrueni me shkronjë të madhe… E pse? – A po, nuk ju lejohet!
Atëherë,
pse Emnin e Zotit e dhunoni tue e fillue me shkronjë z të vogel?
Ka
pasë raste që kam pa në shtyp një titull vertetë interesant, dhe fillova me e
lexue…Mbas disa rreshtash ishte Emni Zot me “shkronjë z të vogel”.
Nderpreva
leximin, nga nderhymja e injorancës tek ai artikull, ose ai që e ka shkrue
artikullin ka në boshllekun e vet “urrejtjen komuniste”, që nuk e lejon me kenë
korrekt me lexuesit. Pikpamjet tua nuk më interesojnë!
E
besoj se, edhe lexuesit tjerë, menjëherë kjartësohen per pikpamjet tua!
Pra,
edhe kur dikush Ju drejtohet me “Ju”, duhet me shkronjë të madhe.
E
kur Ju, shkrueni Emnin e Zotit apo të Perëndisë me shkronjë të vogel, unë prap
duhet me Ju respektue Ju, që s’ respektoni as Zotin as lexuesit.
Shqiptarët
nuk janë ateista, as komunista, që perqafojnë injorancën...
Të
gjitha besimet kjofshin edhe të ndryshme, besonin Një Zot! Ky ishte një fat i
madh per mos me pasë mes nesh perçamje, ose ma keq urrejtje.
Atëherë,
pse Shqiptari të bahet skllav i injorancës, urrejtjes komuniste, perçamjes dhe,
i të gjitha rrugëve e shtigjeve që shpartallojnë Atdheun?
A
nuk jeni ngopë ende me “urrejtjen e perçamjen komuniste 80 vjeçare”?
Naim
Frashëri per me tregue se asht Shqiptar
i vertetë bani këte poezi:
PËRPARA KRISHTIT (1890)
Djalëth,
njeriu i Perëndisë,
Fytyra
jote mua më tregon,
Ah
të këqiat e njerëzisë,
Që
ka punuar edhe punon.
Se
kjo fytyrë
Është
pasqyrë
Dhe
na rrëfen,
E
s’na gënjen;
Gjithë
ç’ka hequr njeriu i mjerë
Nga
veth’ e tinë e nga vëllaj,
Që
kanë vrarë edhe kanë prerë
Pa
gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.
Zot,
ti ke vuar
Edhe
s’ke pushuar,
Nga
njeriu hoqe,
Për
të u përpoqe.
Ti
u përpoqe për njerëzinë
Dhe
dashurinë e bëre besë,
Njeriut
i vure nom miqësinë,
Që
kur të lindet, gjer sa të vdesë.
Për
këtë fjalë
Të
qofsha falë,
Se
njerëzia
E
Perëndia.
Asht
mirë ta lexoni dy herë!.. Nuk besoj se ka nevojë per koment!
Melbourne, 25 Qershor
2021.