E shtune, 25.09.2021, 04:04 PM (GMT+1)

Speciale » Andrea

Fotaq Andrea & Dritan Muka: Portreti i vërtetë i Skënderbeut nga Belini, pasuri e çmuar e mbarë kombit shqiptar

E enjte, 24.06.2021, 08:30 PM


Portreti i vërtetë i Skënderbeut nga Belini,

pasuri e çmuar e mbarë kombit shqiptar

Letër drejtuar Z. Gëzim Marku,  moderator i portalit “ Zemra Shqiptare”

Nga Fotaq Andrea & Dritan Muka

I dashur Gëzim,

Plot një muaj më parë, ne botuam në portalin tuaj të nderuar - që ndiqet rregullisht nga qindra mijëra dashamirës të ndezur nga ndjenjë e fuqishme atdhetare - portretin e vërtetë, origjinal të Skënderbeut nga Gentile Bellini, realizuar më 1467 në Venecie. Me të drejtë, ngjarja bëri bujë, sidomos në mediat virtuale, që nuk munguan të vënë në dukje mbi të gjitha studimin shkencor që analizonte këtë portret mbi bazën e vet materiale të paraqitjes aktuale dhe sidomos në krejt aspektet e veta historike, bibliografike, artistike e dokumentare, studim i konsideruar me “karakter bindës e shterues” që vërteton katërcipërisht se ky portret i Skënderbeut është portreti unikal me ngjyra i Belinit, i cilësuar i humbur prej pesë shekujsh e gjysmë. Por që nuk do të thotë kurrsesi i asgjësuar nga koha. Sepse “Një Belini” nuk humbet dot me kollaj! Pavarësisht nga vetë gjendja “e mjerueshme” në të cilën ndodhet sot ky portret belinesk i Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

Nga të dhënat tuaja të rregullta, i dashur Gëzim, për një interesim gjithnjë e në rritje të publikut shqiptar për këtë portret real të Skënderbeut, si dhe nga mesazhet e shumta përgëzuese e mbështetëse që kemi marrë nga miq e dashamirës të shumtë, mendojmë se sot ka ardhur koha për ne që këtë portret të Skënderbeut ta paraqesim hapur në publik, si një pasuri e çmuar për mbarë kombin shqiptar, duke e zhveshur atë nga çdo e drejtë kopirajti përcaktuar në emër të zbulimit apo të pronësisë intelektuale. E shohim pra me vend që ky portret i Skënderbeut të gjejë, pa asnjë kufizim a ngurrim, një përdorim sa më të gjerë, duke u bërë në radhë të parë vetë portali “Zemra Shqiptare” – që është edhe promotori kryesor i këtij portreti –, shembull për përhapjen e tij sa më të dobishme, masive e dashamirëse. Sepse ky portret i Skënderbeut është i vetmi portret i tij i vërtetë realizuar drejtpërdrejt në natyrë nga Mjeshtri Gentile Bellini përballë Atletit të Krishtit dhe Mbrojtësit të Europës Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Zhveshja e këtij portreti belinesk të Skënderbeut nga e drejta jonë e kopirajtit bëhet për më tepër e domosdoshme kur disa portale interneti - të entuziazmuara nga zbulimi i paparë, por të ndrojtura e të frigura për ta përdorur këtë portret si ilustrim -, krijonin një non sens absurd duke vendosur në lajmet e tyre për zbulimin portrete të ndryshme të njohura të Skënderbeut, deri edhe vetë portretin e hamendësuar të Skënderbeut nga Altissimo të vitit 1553! Kur pikërisht, ky portret i Skënderbeut, i cilësuar “legjendar”, ka, si të themi, shkëlqimin e hënës, para shkëlqimit të diellit të portretit të Skënderbeut nga Belini i vitit 1467! Dhe me të drejtë kritiku i njohur i artit Ilir Muharremi protestonte në këtë drejtim kur venin e vinin për ilustrim të lajmit të bujshëm edhe një imazh skulpturor të Skënderbeut me përkrenare dhe me një bri të dhisë të thyer majë koke!

Siç e dini, në gjendjen e parë “bruto” të paraqitjes “së mjerueshme” të këtij portreti, edhe pse ndihet në të një forcë e fuqishme e penelit gjenial të Belinit, përsëri tek e kundronim, ndjenim njëfarë keqardhje për paraqitjen e tij fizike, veshur me tis antikiteti e ndotjeje, pa shkëlqimin e dikurshëm. Dhe ishte pikërisht kjo arsyeja përse piktori Parim Çarçani, duke ndjerë teknikën e mahnitshme piktoriale të Gentile Bellinit, forcën e tij artistike dhe sidomos të kolorit të veçantë purpuresk, por veçanërisht forcën e brendshme shpirtërore që rrezaton krejt portreti i Burrit të parë të Arbërit, i hyri menjëherë punës, me program të veçantë, për një “pastrim kompjuterik” të kujdesshëm të portretit, për ta sjellë sa më pranë reales e objektives dhe brenda parametrave të lejueshëm. Mund të themi sot, me plot gojën se ky portret belinesk i Skënderbeut na shfaqet tashmë tepër i dashur, gjithë rrezatim e shkëlqim, por edhe me vlerën e vet antike të shenjtë, larg çdo artificialiteti. Sigurisht që ne u munduam t’i qëndrojmë pranë Dr. Çarçanit, në çdo hap të punës së tij këmbëngulëse të “përpunimit artistik” dhe sot, me një miratim dashamirës kolektiv, po e japim për publikun e gjerë atdhetar këtë portret të bukur origjinal të Skënderbeut, Babait të Kombit shqiptar.

Nga ana tjetër, lypset të themi se gjatë “përpunimit kompjuterik” u vunë re edhe disa elementë të veçantë, por me vlerë të jashtëzakonshme, që e përforcojnë edhe më shumë autorësinë e kësaj vepre nga dora e Mjeshtrit venedikas. Gjë që na nxit që studimit tonë kushtuar “Skënderbeut” të Belinit t’i bëjmë së shpejti një shtojcë të domosdoshme. Për më tepër që disa të dhëna të reja burimore na vërtetojnë sot se sa afër Kastriotasve dhe shqiptarëve kanë qenë Belinët e Venedikut dhe të vetë Italisë.

Por themelorja këtu është për ne përkrahja e fuqishme masive dhe pa ngurrim që gjetëm mes publikut të gjerë mbarëkombëtar për të përshëndetur e miratuar nëpërmjet “Zemrës shqiptare” këtë zbulim madhor, të rrallë e historik që na e sjellë real Skënderbeun tonë të Madh. I përshëndesim e u falim nder nxehtësisht, me dorë në zemër, sipas traditës malësore shqiptare, tërë miqve dhe dashamirësve tanë të shumtë në numër, që na përkrahën e mbështetën pa rezerva, duke na shprehur simpatinë dhe urimet e tyre, të bindur plotësisht e me të drejtë se ky portret i paparë i Skënderbeut është i Belinit dhe i askujt tjetër. Koha përherë e më shumë do flasë e dëshmojë me të drejtë në këtë drejtim, për këtë portret të Skënderbeut tonë të penelit të Belinit.

LEXONI:

Andrea & Muka: Më në fund, Skënderbeu i Belinit mes shqiptarëve, zbulim i rrallë historik



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fotaq Andrea & Dritan Muka: Gjergj Kastrioti Skenderbeu - figura qe sintetizon dashurine dhe unitetin kombetar Andrea & Muka: Më në fund, Skënderbeu i Belinit mes shqiptarëve, zbulim i rrallë historik Fotaq Andrea e Dritan Muka: Ikonografi skënderbegiane - Portretet origjinale të Heroit Kombëtar Fotaq Andrea: Këta shqiptarë me vlerë proverbiale... Fotaq Andrea: Shqipëria, vend i denjë për të qenë shtet perëndimor Fotaq Andrea: Fjala e plotë e ImZot Luigj Bumçit në Konferencën e Paqes në Paris Fotaq Andrea: Paqë e qetim qiellor për Njeriun e përplotë Moikom Fotaq Andrea: 19 vjet më parë, shuarja e një Njeriu të lartë fisnik, Jusuf Vrionit Fotaq Andrea: Hasan Prishtina - Një Shqipëri, pa shqiptarët e Kosovës do të ishte një trup pa shpirt Fotaq Andrea: Fillesë e një korrespondence të gjatë e të rregullt me Moikomin Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim! Fotaq Andrea: Vrasje e dëlirësisë foshnjore Fotaq Andrea: ''Faleminderit miq shqiptarë'' Fotaq Andrea: Njeriu Faik me përkushtim Shqipërinë moderne Fotaq Andrea: “Njeriu Vitruvian” i Moikom Zeqos Fotaq Andrea: ''Njerëzit binin porsi miza'' Fotaq Andrea: Shoqata kulturore shqiptare Strasburg-Kelh promovoi librin ''Fëmijët martirë të Kosovës, 1981-1999'' Fotaq Andrea: Les Pélasges, ont-ils existé?! Fotaq Andrea: E trishtë, shumë e trishtë Fotaq Andrea: Mbillet në lëndinën e Pallatit të Europës në Strasburg «Lisi i Europës»

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora