Speciale » Andrea
Fotaq Andrea: Vrasje e dëlirësisë foshnjore
E diele, 03.05.2020, 07:21 PM
Vrasje e dëlirësisë foshnjore
Nga
Fotaq Andrea
Mars ’97, karantina e vitit të zi kur shkreheshin armët 24
orë rresht dhe u tremben edhe vetë engjëjt mbrojtës të Shqipërisë.
Lehtë-lehtë
e mori, lehtë-lehtë e pështolli në krahët e vet
Puhizë
e dashurisë.
E
mori, e zu ta përkundë, ta ninullojë, me këngëz plot ëmbëlsi,
Që
në pentagrame ajri varte nota cicërime, fëshfërime, gurgullime.
E
mori,
Përpjetë
e çoi,
Dhe
përtej perdeve të mëndafshta jashtë e nxori.
Përreth,
Gjithçka
ish mëngjesore, agullore, e trëndafiltë,
Nën
lodrën e rrezeve të para diellore, ku
Tek-tuk
ndonjë fluturz,
Tek-tuk
ndonjë zogth
Gazmohej,
harbohej.
Përmbi
lëndinë të luleve,
Përmbi
bar të vesuar,
Aty,
e shpuri puhizë e ëmbël e dashurisë.
Dhe
njëmijë kundërmime, vezullime, tingëllime
Ajrin
mbushën,
Trokitën
në mbretëri të qetësisë.
E
u drodh e frikur kjo nuse mjegullore e mëngjesit,
Mbi
kokë kurorë diellore praruar,
Në
trup fustan mjegullinë palë-palë,
Dhe
rendi.
Rendi
këmbëzbathur lëndinës së blertë,
Me
gjurmë vesimi mbi petalet qumështore.
Kërcitën
kërcejtë e brishtë,
Valëzoi
bar i bleruar,
Flladi
faqeve e puthi
Dhe
përshëndetje i dha.
Doçkat
lëvizje morën,
këmbkat
ajrin rrahën
Dhe
u çel botë e gjithë,
Lulëzoi,
gëzoi.
Foshnja
po i buzëqeshte engjëllit.
Në
parajsë të gjumit po kuvendonte me të.
Në
qiell,
atë
hop, atë ag,
ia
dha një breshëri kallashi
Gërrrr
... gërrrr ... gërrrr...
rrrrr...…!!!!!!!!!
Foshnja
u
drodh.
Dhe
mua
m’u
drodhën
m
i
sh
t
ë.
!
!
!
!
!
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
........ Kallash, o tmerr i njerëzisë
Gërrrrrrrr!!!!!!!!!!!!