E shtune, 12.10.2024, 01:38 PM (GMT+1)

Speciale » Andrea

Fotaq Andrea: Hasan Prishtina - Një Shqipëri, pa shqiptarët e Kosovës do të ishte një trup pa shpirt

E marte, 26.05.2020, 05:32 PM


100 vjet më parë

Hasan Prishtina: Një Shqipëri, pa shqiptarët e Kosovës do të ishte një trup pa shpirt

Dy telegrame të Hasan Prishtinës për Kosovën

dhe një letër e Sotir Koleas për djaloshin Fadil Hoxha

Dokumente arkivore që botohen për herë të parë

Nga Fotaq Andrea

I ndodhur në Romë në vitet 1919-1920, Hasan Prishtina, para se të vihej në krye të dërgatës së Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës"Konferencën e PaqesParis, i dërgon në Lozanë të Zvicrës, patriotit Sotir Kolea dy telegrame në gjuhën frënge që i japim të përkthyera për herë të parë për publikun e gjerë. Dokumentet flasin vetë, s’kanë nevojë për koment a për fjalë të tepërta, veç në thënçim duke perifrazuar patriotin e madh Hasan Prishtina: Shqipëri e Kosovë, dy trupa... pa shpirt... Fuqizimi i tyre – BASHKIMI! SHPIRTI I KOMBIT SHQIPTAR!

Telegrami i parë është dërguar më 29 janar 1919 me këtë përmbajtje:

“Télégramme

“Koleas, casepostale 17393

(stop) Konferenca e Paqes do të vendosë gjithashtu për fatin e popullit tonë (stop) ne të gjithë dëshirojmë që shqiptarët të jenë të bashkuar brenda një shteti të pavarur sipas parimit të sovranitetit kombëtar (stop) në këtë çast historik ne ju lutemi: kujtohuni për shqiptarët e Kosovës që kanë vuajtur më shumë për idealin tonë kombëtar dhe që kanë luftuar vazhdimisht dhe kanë derdhur gjakun e tyre në radhën e parë të frontit (stop) dëshira e tyre më e zjarrtë është bashkimi me tërë shqiptarët në një atdhe të lirë (stop) mendoni që një Shqipëri pa shqiptarët e Kosovës do të ishte një trup pa shpirt (stop) ju lutem pra: punoni me të gjitha forcat tuaja që shqiptarët e Kosovës të jenë të bashkuar me krejt shqiptarët në një shtet të pavarur e të lirë (stop) për shqiptarët e Kosovës: Hasan Prishtina, Hotel Michel Rome ++”

Telegrami i dytë është dërguar një vit më vonë, më 7 janar 1920, me këtë përmbajtje:

“Telegramme

Sotir Koleas rédaction du journal Albanie Lausanne

Ju lutem të përcillni këtë telegram të shpejtë tek delegacioni ynë në Paris – në provincën e Kosovës serbët po kryejnë krime të llahtarshme veçanërisht në rajonin Vuçiternë Mitrovicë – mbi 150 shqiptarë vuajnë në burgje duke u keqtrajtuar me barbari – merrni masa pranë Lidhjes së Kombeve dhe Konferencave përndryshe revolucioni pa mëshirë do të shpërthejë në tërë krahinat – Hasan Prishtina – Grand Hotel ++”

Letër e Sotir Koleas për djaloshin Fadil Hoxha

- Letra i drejtohet Aleksandër Xhuvanit, ministër i Arsimit të kohës,

ndërkohë që Sotir Kolea ishte Drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Tiranë.

“Zotit Aleksandër Xhuvani,

Miku im i dashurë,

Djaloshi  që ka për të dhënë këto radhë është nga Gjakova, i emrit Fadil Hoxha. Ardhurë në Tiranë 40-50 ditë më parëë për të hyrë në shkollë, kishte mbetur rrugëvet, dhe për të mos vdekur zijet, pasëka punuarë për një muaj kohë si koliç përanë ca mjeshtrave, vetëm sa për bukën e gojësë dhe sa për t’u strehuar natënë; po tashti, mjeshtërit pasëkan mbaruarë punënë dhe kështu prej ditësh djali pasëka mbetur prapë rrugëvetë. Shqyrëtoje, të lutem punën e tijë dhe nëë munt t’e çojsh në ndonjë konvikt gjersa të rregullohet punë e shkollës për të, më duket se ke për të bërë një punë të mbarë.

Ka ditë që vjen në Biblëjotekë dhe më duket se syt nuk i ka për ditë të kremte. Shif çë munt të bëhet për të.

I Yti,

Tiranë, 19 Vjesht’ e Parë  1932

Sa për sonte dhe nesërë po i bënj hall unë, ushqim e për të fjeturë. - Kolea



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora