Mendime
Fahri Dahri: Vështrime ekonomike (2)
E diele, 30.05.2021, 09:00 AM
VËSHTRIME EKONOMIKE
Nga Fahri
Dahri
PJESA
E II
Krijimi
i kapitalit mbas 1990-tës
Adam
Smithi sheh një marrëdhënie dallimi midis interesit të individit dhe të
interesit të shoqërisë, dhe vë re se mbajtja e individit në brendësi të një
bashkësie sigurohet nga mekanizmat e këmbimit: këmbimi lejon lojën e përbashkët
të kërkesës dhe ofertës. Trajtimi që u bëhet mekanizmave të tregut është me
vlerë edhe sot (¹).
•
Në një shoqëri të dalë nga një rend ekonomiko-shoqëror, ku ligjet e konkurencës
dhe kërkesë - ofertës nuk vepronin, marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë,
sigurisht e lejojnë që këmbimi të bëjë lojën e përbashkët të kërkesës dhe
ofertës, por fusha e veprimit ishte e pafavorshme për shkak të mungesës së
kushteve për të hyrë në treg oferta. Mungesa e ofertës, favorizoi klasën
politike të para dhe pas nëntëdhjetës, të zotërojnë tregjet me mallra e
materiale të importit, gjë që lulëzoi mbizotërimi i monopoleve në disa duar.
Para
vitit 1991, mekanizmat e ligjeve të kapitalit nuk vepronin në fushën ekonomike
(të prodhimit dhe tregut), për ne ishin shfaqje borgjeze dhe mikroborgjeze. Nuk
ishin pjesë e moralit tonë shoqëror. Në këtë fazë u gjend qenia dhe ndërgjegja
shqiptare, në lidhje me moralin dhe përvojat ekonomiko- politike, kur kapërcyem
“ylberin” politik.
E
vërteta është se ky mentalitet qendronte vetëm tek afro 90 përqind e
popullsisë; ndërsa pjesa e njerëzve të përfshirë në politikë, shfrytëzoi çdo
aset pasuror dhe moral duke marrë rrolin e kapitalistit, dmth u bënë pronarë me
kapitalin shtetëror, jo me kapitalin e tyre. Siguruan të ardhura nëpërmjet rrugëve
të padrejta, informale duke u pasuruan mbi bazat e kapitalit të të gjithë
shoqërisë. Krahas përvetësimit të kapitalit ekzistues, që ishte shtetëror, u
ndërrtuan edhe legjislacione, ku klauzolat krijonin hapësira për informalitete
në ekonomi, siç u veprua së pari me Reformën Agrare.
Reforma
agrare gjatë këtyre afro tre dekadave, është përdorur me sukses nga politika në
fushatat elektorale. U përdorën mashtrime, grabitje dhe vjedhje në forma të
ndryshme. Mes tyre, tepër të habitshme dhe “bajate”, ishin fenomenet e ndodhura
në Bankën Qendrore Kombëtare. Lëvizje e parave jashtë rregullave dhe normave,
spekullime me interesat për kredimarrësit; mos regjistrim të prerjeve të reja
monetare; nuk veprohej sipas ligjeve nxjerrja jashtë përdorimit e parave të dëmtuara,
të cilat rifuteshin në qarkullim. Nga individë të caktuar, u përdorën paratë e
bankës në tregun informal të këmbimit valutor. U sajuan luhatje të shpeshta me
kurset e këmbimit të valutave, duke përvehtësuar djersën, mundin dhe sakrificat
sublime të moshave të reja në emigracion.
Veprime
të tilla informale, favorizuan në krijimin e akumulimit fillestar, ku u
përfshinë jo vetëm qendrimet ndaj Tokës bujqësore, apo Sistemit Bankar, por
kudo në çdo qelizë të mjeteve të jetesës shoqërore, mashtrime, grabitje në
forma të ndryshme të pasurisë shtetërore. Më të dukshme ishin qendrimet ndaj
ambjenteve të të gjitha pasurive të paluejtshme, të luajtëshme dhe mjeteve
monetare të ndërmarrjeve shtetërore, makinerive, paisjeve, etj. të cilat u lanë
qëllimisht jashtë kontrollit, më pas ato dolën në treg si objekte apo mallra
për tu shitur por tasmë ato trahtoheshin objekte, apo mallra të çvlerësuara.
Të
gjitha këto, përfshi edhe të ardhurat nga “firmat piramidale”, trafiqet
materiale dhe njerëzore, favorizuan individë të “zgjedhur” dhe grupe individësh
pranë politikës, të grumbullonin para informale me të cilat blinin mallra me
çmime të ulta, i shitën ato dhe siguruan para plus.
Sipas
gazetës Telegraf të datës 06 prill 2018, në fund të muajit shkurt të vitit 2018
shuma e kredive me probleme kapte shifrat 560 milionë euro. Këto ndërhyrje të
qëllimshme vazhdojnë të jenë më të thelluara dhe me ndikime të ndjeshme, duke
shkaktuar humbje në ekonomi. Spas shtypit të ditës, vetëm me deeurozimin, masë
e marrë nga Banka Kombëtare, dëmi llogaritej në 140 milionë euro, etj.
Pikërisht
manovrimet e vendosura, duke praktikuar përdorimin e formulës
Para-Mall-Para (P-M-P), lindën akumulimin fillestar informal, i cili u rrit, u
zhvillua dhe vazhdon të jetë në veprim. Ky fenomen ekonomik tek ne, krijoi
polarizimin e tejskajshëm të nivelit ekonomik në mbarë shoqërinë shqiptare.
Shumica
e Shoqërive Anonime (SHA), me Përgjegjësi të Kufizuar, bisnese në fusha të
ndryshme, kryesisht të ndërrtimit, të bërjes së rrugëve dhe jo vetëm, arritën
të krijojnë kapitale dhe pasuri të vendosura me “Paratë e Krimit” (siç
shprehen aktualisht në vazhdimësi Partitë tona Politike). Sot janë bërë
shqetësuese edhe për vetë politikën që me vetëdije u krijoi kushtet për një
terren informal. Arritja në këtë stad të “frikshëm” të kapitalit të siguruar me
akumulimin fillestar nëpërmjet informalitetit, ka krijuar shqetësime serioze
edhe për vetë politikën, sa që, këtë fryt të politikëbërjes së saj, detyrohet
ta përrçmojë duke e quajtur “Oligarkët e krimit”.
Sipas
Marksit “paraja është vetë mall, një send i jashtëm, i cili mund të bëhet pronë
private e çdo njeriu. Fuqia shoqërore bëhet kështu fuqi private e personit
privat".
Shoqëria
antike e denonconte atë si monedhë që prish tërë rendin ekonomik dhe moral të
jetës së saj”. (Kapitali-Vëllimi i parë, faqe 183-184).
Le
të kujtojmë edhe mendimin e Sofokliut, i cili në “Antigona” shkruan:
”Se
nga gjërat që gjeti njeriu,
shpikja
e parasë është më e keqe.
Kjo
rrënon qytete, kjo shkreton shtëpira,
Kjo
dhe një të miri mëndjen ja merr
dhe
e shtyn të bëjë punëra të liga”.
Ndërsa
shoqëria moderne….. e ka tërhequr dhe vazhdon ta tërheqë prej flokësh Plutonin
nga shtresat e nëntokës, e përshëndet arin si mishërimin e shndritshëm të
parimit të saj më të thellë të jetës”.
Krijimi i
kapitalit pas 1990-tës
në vendin tonë.
Ndërrimi i rendit
ekonomiko- shoqëror që ndodhi tek ne, në fillimet e viteve nëntëdhjetë, e gjeti
sektorin e bujqësisë pa pronar. Gjatë viteve të qeverisjeve socialiste, toka
ishte shtetëzuar dhe administrohej nga shteti. U krijuan ndërmarje të ndryshme
shtetërore dhe kooperativave bujqësore, ato organizoheshin, administroheshin
dhe drejtoheshin me ligjet e ekonomisë socialiste që, siç dihet mungonte
konkurenca, inisiativa e lirë, nuk vepronte ligji rregullues i tregut, kërkesa
dhe oferta.
Kjo ishte situata në të cilën ndodhej sistemi tërësor i sektorit të bujqësisë.
Pikërisht nga situata e përrgaditut, përfituesi i vetëm u bë klasa politike.
Ajo nxorri ligje që favorizuan ngritjen e një klase pronarësh të tokave, e cila
do i shërbente klasës politike në dy drejtime, në radhë të parë politik dhe më
pas atë ekonomik. Në opinionin publik lindën shprehjet: "ish
pronarët" dhe "pronarët e rinj".
Mos realizimi i
vendosjes së pronësisë ndaj gjithë llojeve të tokave, ka sjellë dhe sjell dëme
të pallogaritshme, të cilat pengojnë në kryerjen e investimeve nga investitorë
të ndryshëm vendas dhe të huaj. Ligjet e miratura për përkatësinë e pronësisë
së tokave, ishin ligje të cilat nuk mundësonin zgjidhjen njëherë e mirë të të
drejtave të pronarëve të vërtetë. Fakt i vërtetuar gjatë 30 viteve.
Nuk është as e
panjohur dhe as e pakuptueshme rëndësia e zhvillimit të sektorit të bujqësisë
tek ne. Sipas gazetës “Dita”, dt. 10 maj 2018:“Sektori bujqësor, i cili zë
më shumë se 40% të punësimit dhe një të katërtën në PBB, ajo kufizohet
kryesisht në operacionet e vogla familjare dhe në bujqësinë e ekzistencës
primitive, për shkak të mungesës së paisjeve moderne, të pasigurisë e të
drejtave të paqarta të pronësisë dhe ngastrat e vogla të tokës”, thuhet në
vlerësimin e CIA për 2017.
Politika, nga kjo
gjendje, ka përfituar politikisht me premtime të vazhdueshme elektorale dhe me
tjetërsime pronash, mënyrë efektive në lindjen dhe zhvillimin e korrupsionit
aktiv-pasiv, me shtrirje horizontalisht dhe vertikalisht në shumë institucione
shtetërore.
Negativiteti i
veprimeve që kryhen në vendin tonë, shprehet edhe nga institucione të huaja, që
na bëhen me dije në gazetën “Dita”, dt. 10.05.2018, ku lexohet: “CIA vëren
se kodet komplekse të taksave dhe kërkesat e licencimit, sistemi i dobët
gjyqësor, korrupsioni endemik (tipik për këtë vend), zbatimi i dobët i
kontratave dhe çështjet e pazgjidhura të pronësisë, si dhe infrastruktura e
vjetruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri, duke e bërë
të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja”.
Klasa politike,
krahas përfitimeve politike dhe ekonomike të arritura nga sektori i bujqësisë,
ndihmoi edhe me anë të ligjeve në mundësitë e krijimit të kapitalit fillestar
nëpërmjet privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Veç grabitjeve, vjedhjeve
dhe shkatërrimeve që u lejuan në pronat shtetërore, u veprua qëllimsht në mos
venien në funksionimi të tyre, duke goditur njëkohësisht si prodhimin vendas
dhe çvlerësimin e aseteve. Me këto veprime përfituan subjekte të caktuara,
persona dhe grupnjerë pranë politikës, për blerje me çmime të papërfillshme.
Kështu filloi të lindi një klasë pronarësh me kapital fillestar të siguruar në
rrugë informale (Akumulimi fillestar).
Pronarët e
kapitalit fillestar informal, si efekt i mjeteve të kufizuara financiare, nuk
mund të kryenin investime në fusha të rëndësishme të prodhimit. Me sipëmarrjet
e tyre ata u drejtuan tek ato aktivitete që mund të siguronin mjetet
fiananciare për kryerjen e investimeve. Ishte ky fakt që aktivitetet e tyre i
shtrinë në fushën e ndërrtimit, duke patur garancitë e politikës e cila u
siguronte sheshet dhe lejet e ndërrtimit, kundrejt përfitimeve të ndërsjellta.
Burimet e financimit të sipërmarrjeve ishin të ndryshme, ndër të cilat
permendim:
a) Kapitali fillestar informal, i cili u trajtua
shkurtimisht.
b) Kredi të buta bankare, sipas afërsisë me
politikën. Më pas u trajtuan si kredi të këqia, gjoja nga pamundësia e kthimit.
c) Forma e kleringut (mall me mall) me pronarë
kryesisht informalë të trojeve. Dhënie trualli të konvertuar me sipërfaqe
banimi, dyqane, depo, magazina etj.
ç) Parapagim nga blerësit për sipërfaqe ndërrtimi,
kundrejt favorizimit në ulje të çmimit të shitjes.
d) U përdorën për blerje sipërfaqe ndërtimi edhe
paratë e sjella nga emigrantët, kjo sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë.
ç) Tërheje e
investirorëve të huaj, nëpërmjet njohjeve personale si të emigrantëve dhe të
personelit të ish ambasadave para nëntëdhjetës, etj.
Asgjë nuk është e thënë të mbetet e palëvizur, kështu bashkë me vitet, u rritën
kapitalet, u fuqizuan dhe bisnesmenët. Ndërmorën të tjera sipërmarrje, siç janë
ato të ndërtimit të rrugëve, jo pak tërheqin vemendjen fusha e mediave, artit,
sporteve, etj. të cilat sponsorizohen të diktuara me ligje të caktuara. Fshehja
e të ardhurave, pagesat tepër të larta drejtuesve dhe administratës në
kompanitë e mëha si dhe pagesat me zarf, jashtë listëpagesave të punonjësve nga
biznesmenët, krijonë humbje vlerash të konsiderueshme për buxhetin e shtetit,
si dhe polarizojnë nivelet mes strukturave të ndryshme shoqërtore. Dhjetë vitet
e fundit shtrirje kanë marrë edhe dhëniet (lëshimet) e konçesioneve shoqërive
apo bisnesmenëve të pronave ende shtetërore, kështu janë edhe dhëniet me qera
të shërbimeve publike, autostradat, ndërtesat, doganat, është menduar edhe për
institucionin e tatimeve.
Të gjitha
transaksionet komerciale, të mbështetura nga klasa politike, në pushtet ose
afër tij, shoqërohen me përfitime personale të ndërsjellta, të cilat fuqizojnë
ekonomikisht në mënyrë informale të dyja palët, por jo buxhetin e shtetit.
Brenda një kohe
tremujore, sipas “nxitjes” së Bankës Qendrore për deeurozimin, euro është
zhvlerësuar kundrejt lekut me mbi 4%, veprim ky që sipas Qendrës Shqiptare të
Eksporteve (Albexport) dhe Albanian Food Industry (AFI), do ti mungojnë në
qarkullim ekonomisë shqiptare rreth 14 miliardë lekë më pak. Ndërsa buxheti i
shtetit do të humbasë rreth 25 %, ose 26 mlionë euro më pak gjatë vitit. Në
tërësi dëmet nga këto “lojra” me “mallin para”, mund të kapin shifrat mbi 50
milionë €.
A- Koha për
rishikimin e Rishpërndarjes së vlerës së shtuar.
Duhet përqëndruar
pak edhe tek rishpërndarja e fitimit. Dihet se fitimet e realizuara në përfundim
të procesit të prodhimit apo shërbimit, me sistemin e sotëm ekonomik, janë
përfitime, mbasi shlyhen detyrimet ndaj shtetit, vetëm të bisnesmenit
(kapitalistit) qoftë individ, grup njerëzish apo kompani. Në organet tona
tatimore janë të rregjistruara si persona fizik, juridik, shoqëri me
përgjegjësi të kufizuar, shoqëri anomime. Me ligjet që veprojnë në ekonominë e
tregut, për rishpërndarjen e të ardhurave, ndeshemi në një anshmëri po thuaj të
ligjëruar dhe si të moralshme. Fitimi i realizuar i mbetet subjekteve ekonomike
të rregjistruara, ndërsa fuqia punëtore, nëpunësit e administratës, janë të
ligjëruar me kontrata pune për tu trajtuar me pagat e caktuara për punën që
kryejnë. Fuqia punëtore nuk ka përfituar nga vlera e shtuar prej shitjes së
produktit të realizuar, frut edhe si efekt i punës së domosdoshme të saj.
Nuk do trajtojmë
këtu rishpërndarjen e fitimit duke praktikuar raporte të pranuara ndërmjet
subjektit juridik dhe fuqisë punëtore, sepse kërkohet një studim përmbysës i
mënyrës së shpërndarjes së të ardhura të krijuara nga kapitali dhe puna. Por
koha e ka sjellë si kërkesë të domosdoshme për tu studjuar dhe zbatuar. Idea
këtu përqëndrohet tek njohja e ligjëshme për përfitim nga krijimi i çdo vlere
të shtuar edhe për punën e kapitalit variabël (V)- (shpenzimet e punës).
Ide e cila është
një e drejtë e mohuar, por tepër e vështirë për tu aplikuar nga poseduesit e
kapitalit kostant (C).
Me një mendim të
shpejtë dhe të thjeshtë, ideja mund të gjej një zbatim të përafërt nga raporti
ndërmjet kapitalit konstant (C) dhe kapitalit variabël (V). Nëse vlera e
kapitalit konstant që hidhet në një proces prodhimi është 100.000 Euro dhe
shpërblimi i fuqisë punëtore të shprehura në para është 45.000 Euro, me një
raport të thjeshtë, lidhur me ndarjen e fitimit ose mbivlerës së krijuar nga
C+V, e supozouar 29.000 Euro; në një periudhë të caktuar, rezulton raporti:
69% me 31%. Sipas këtij raporti pronari do të përfitojë jo më 100% të
fitimit, por 69% ose 20.000 Euro; ndërsa fuqia punëtore do të ndajë 31% të
fitimit, ose 9.000 Euro nga zero që është sot.
Ashtu si pronari
ka të drejtën e rritjes së aksioneve nëpërmjet fitimit përkatës edhe fuqia
punëtore duhet ligjëruar në pjesëmarrje me aksionet e saj, pa përjashtuar edhe
të drejtën e transferimit të aksioneve në aktivitete të tjera brenda apo jashtë
kompanisë, shoqërisë apo firmës ku kontribuon.
B.- Koha për
të caktuar tavan për normën e fitimit.
Për të frenuar
rritjet kapërcyese dhe marramëndëse të pasurive të kompanive, shoqërive apo
firmave, krahas ligjërimit të pjemarrjes së fuqisë punëtore në rishpërndarjen e
vlerës së shtuar, është kërkesë e kohës edhe rishikimi i vendosjes së tavanit
në normën e fitimit. Përcaktimi i saj duhet të variojë nga 15 deri në 20 %, në
vartësi të përparësive të kërkesave ekonomio-sociale të
shoqërisë. Kufizimi do të ndikojë në uljen e çmimeve të mallrave apo
shërbimeve me përfitim mbarë shoqëror, jo vetëm në rritjen e mirëqenies por dhe
në qarkullimi më të shpejtë të shitjes së mallrave.Me vendosjen e ndryshimit në
mënyrën e rishpërndarjes së të ardhurave (pjesmarrja e fuqisë punëtore në
rishpërndarjen e vlerës së shtuar dhe caktimi ligjor i tavanit në normën e
fititmit), sigurohet zbutja e polarizimeve të krijuara mes kapitalit dhe
shpenzimeve të punës; frenohet fenomeni i grumbullimit të kapitalit në disa
duart, që aktualisht përbëjnë 5% deri në 10 % të popullsisë. Fenomeni nuk është
vetëm shqiptar, por ndjellkeqës në ecurinë e mëtejshme të mekanizmave në
ekonominë e tregut.
Vijon:
Expert
Ekonomie Fahri Dahri
30
Maj 2021.-