Mendime
Fahri Dahri: Vështrime ekonomike (1)
E shtune, 29.05.2021, 06:55 PM
VËSHTRIME EKONOMIKE
Nga
Fahri Dahri
Pjesa I
a).- Akumulimi
fillestar informal, krijoi polarizimin ekonomik, pasurimin e disave dhe
mjerimin e shumicës së popullsisë në Shqipëri.
Me dt. 13 maj 2019,
“Në kuadër të prioriteteve të tematikave për vitin 2019, Seksioni i Shkencave
Natyrore e Teknike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, zhvilloi forumin
shkencor me temë: “Ndikimi i politikave fiskale në zhvillimin ekonomik e
financiar të Shqipërisë”.
Në këtë forum
shkencor referuan dhe diskutuan pjesëmarrës të përzgjedhur nga fusha akademike,
biznesi dhe palë të intersuara. Nuk do të ndalem në referimet dhe diskutimet e
kryera, të cilat ishin të një niveli sa shkencor dhe kohor, por do të
parashtroj disa mendime brenda temës së këtij forumi, lidhur me disa fenomene
shqetësuese të shoqërisë sonë.
Me kalimin nga
sistemi ekonomik “Prona shoqërore mbi mjetet e prodhimit”, në “Prona private
mbi mjetet e prodhimit”, jo vetëm shoqëria në tërësi, por dhe vetë
institucionet përbërëse të shtetit Shqiptar, hasin në vështirësi të mëdha
konceptuale, si rrjedhojë përballemi qartazi me mos funksionimin si duhet të
sistemit ekonomik të tregut të lirë, duke e futur aktivitetin ekonomik në një
spirale jo të përshtatshme. Është ky mos konceptim që rëndom vazhdon edhe sot,
ku gjithçka i kërkohet të plotësohet nga shteti (qeveritë). Këto raste, kur
ekonomia përfshihet në qorrsokaqe, duam nuk duam rrugëdalja nuk mund të arrihet
pa ndërhyrjen e faktorit shtet.
Ekonomia e tregut
të lirë është ekonomi ku ndërvepron ligi i kërkesës dhe ofertës, si e tillë
qeveria nuk duhet të ndërhyjë në ekonomi, por në praktikën tonë, për
shumllojshmërinë e kushteve, sidomos ndërgjegjësimi dhe koshienca për të
zhvilluar një sistem të tillë ekonomie, me “pronarë që rendin mbas sigurimit
të shpejtë të pasurimit”, nuk është arritur të gjejë zbatim të plotë, me
rezerva mund të shprehemi se kjo ndodh në raste të rralla, mbasi tregjet tek ne
nuk mund të lihen pa ndërhyrjen rregulluese të shtetit. Në këtë kuptim
përdorimin e termit "ekonomi e tregut të lirë", vazhdojmë ta
trajtojmë sipas konceptimit të vjetër, që ndërhyrjen e shtetit e quajmë të
mirëqenë dhe parësore.
Sigurisht Shteti,
në çdo situatë patjetër ka rol të rëndësishëm, shpesh herë edhe parësor në
aktivitetin ekonomik, por detyra themelore e tij, në rastin tonë, në raport
me ekonominë, është krijimi, mbarëvajtja dhe kontrolli i funksionimit të
rregullt dhe të plotë të platformave ligjore dhe institucionale, me të cilat
bëhet i mundur zhvillimi i aktiviteteve ekonomike.
I.-Toka-baza e
zhvillimit të jetës
Shtresa, sipërfaqja
e sipërme e Planetit të Tokës, është baza mbi të cilën zhvillohet jeta, për
gjithë gjallesat, është trup i gjallë, gjithmonë në proces ndryshimi, formimi
dhe shkatërrimi. Ajo është përbërësja esenciale, qendrore për të gjitha
ekosistemet tokësore. Toka është kapitali bazë, ku ushtrohen veprimtaritë e
jetës njerëzore. Të vepruarit me kapitalin në “Tokë” sigurohet mbarëjetesa e
gjallesave. Kapitali është vlera materiale në duar të pronarëve-kapitalistëve,
të cilët blejnë në treg fuqinë punëtore dhe nëpërmjet kontratave të punës,
përcaktohen koha, proceset e punës, pagat dhe shtesat mbi pagat. Kapitalistët
me kapitalet e tyre dhe fuqinë punëtore, realizojnë të ardhura. Mbasi
zëvendësohen shpenzimet e kryera, të cilat përbëhen nga kapitali i qendrueshëm
dhe kapitali i ndryshueshëm, pjesa që mbetet është fitimi.
Fitimet që
rezultojnë nga çdo veprimtari prodhimi apo shërbimi, zakonisht krijohen në
momentin kur mallrat apo shërbimet dalin në treg dhe shiten. Fitimi - qëllimi
kryesor i çdo biznesi - rezulton si diferencë mes kostove (shpenzimeve) dhe të
ardhurave të realizuara. Fitimi në vetvete përcaktohet nga dy koncepte të
ndryshme: Vlera e shtuar dhe fitimi netto. Vlera e shtuar është shuma e parave
të mbetura pasi zbriten kostot direkte (shpenzimet direkte materiale), nga të
ardhurat nga shitja. Vlera e shtuar është e barabartë me të ardhurat nga shitja
minus shpenzimet direkte. Fitimi bruto përfitohet nga të ardhurat e realizuara
nga shitja duke zbritur shpenzimet direkte dhe indirekte; ndërsa fitimi netto
është rezultati që merret duke zbritur nga fitimi bruto - tatim fitimin.
Kostot përfshijnë
të gjitha shpenzimnet e bëra nga një shoqëri apo firmë me qëllim që të nxirren
të ardhura. Shpenzimet ndahen në dy kategori, shpenzime direkte dhe shpenzime
indirekte. Kosto direkte, ose shpenzimet direkte janë shpenzimet materiale si
dhe shpenzimet e punës direkte. Në kostot indirekte, ose shpenzimet indirekte
përfshihet kostoja e materialeve që nuk formojnë produktin përfundimtar, por
përdoren gjatë procesit të prodhimit, karburant lubrifikantet, pagat indirekte
të punonjësve që kryejnë detyra kontrolluse, si për cilësinë, standartet,
punonjësit e transportit etj.
Kapitali themelor
për çdo veprimtari përbëhet nga pasuria fillestare, vlera e të cilave shprehet
në para. Kapitali themelor i investuar në aktivitete të ndryshme,
shoqërohet me kapitalin industrial, pasuria e investuar (mjetet e prodhimit dhe
vlerat materiale). Me përfundimin e kapitalit industrial, sigurohet Kapitali
monopolist, i cili shpreh vlerat materiale të fituara për marrjen e monopolit
në degë apo sisteme të ndryshme ekonomike.
Kapitalistët,
biznesmenët, përballen edhe me pasojat e Kapitalit të vdekur, pjesa e pasurisë
në materialeve të mbetura stoqe ose me qarkullim të ngadalshëm që nuk futen në
proceset e prodhimit. Eksportimi i kapitalit realizohet përmes veçimit,
tërheqjes së vlerave materiale nga një model, apo sistem ekonomik në një model
tjetër.
Deri këtu u njohëm
me:
- akumulimin
fillestar që disponon pronari, të cilin e investon në një aktivitet të caktuar;
- kapitalin
industrial, pasuria e investuar dhe,
- fuqinë punëtore
me kontratë pune.
Elementet materiale
përfaqësojnë kapitalin e qendrueshëm dhe fuqia punëtore përbën kapitalin
Variabël, të ndryshueshëm (C+V). Të dy së bashku japin kapitalin monopolist,
ndryshe quhen vlera materiale të përfituara në fund të procesit. Në një fazë të
caktuar të procesit të prodhimit, realizohet shndërrimi në kapital i parave të
hedhura.
Nga një vështrim i
përgjithshëm, duken si lojë fjalësh kur trajtohet qarkullimi i mallrave, sipas
formulës (M-P-M) (mall-para-mall). Në rastin e (M-P-M) kuptohet që shitja e një
malli bëhet për të blerë një mall tjetër; ndërsa tek formula e përgjithshme e
kapitalit (P-M-P) (para-mall-para), kuptohet që blerja e një malli bëhet me
qëllim për tu shitur, po kështu dihet që dalja në treg për të shitur ka si
objektiv fitimin.
Vlera e shtuar, e
cila fitohet me çmimin e shitjes, quhet “mbivlerë”, e cila e shndërron paranë
në kapital. Dallimi mes shtijes së mallit për të blerë një mall tjetër qëndron
në atë se, nga qarkullimi i mallrave nuk sigurohet mbivlerë, por vetëm shkëmbim
mallrash (jep mall dhe merr mall) prej të cilave nuk krijohet ndonjë përfitim
apo rritje çmimi; tek blerja e mallrave për të shitur (shet mall dhe merr
para), reralizohet vlera e shtuar nëpërmjet çmimit.
Mbasi u njohëm me
dallimin mes dy formulave, konkludohet se me formulën (M-P-M) sigurohet
kapitali i qendrueshëm, i cili studiohet dhe përdoret nga kapitalisti (pronari,
kompania) pët tu gërshetuar me formulën e dytë (P-M-P), ku në këtë formulë
(M)-ja perfaqëson formulën (M-P-M), e cila blihet me para, hidhet në procesin e
prodhimit, por do ishte e pa realizuar nëse nuk do i shtohet procesit të
prodhimit, fuqia punëtore me të cilën plotësohet cikli i realizimit të
produktit të gatshëm për të dalë në treg. Tek (M-P-M) nuk kemi vlerë të shtuar
nga këmbimi, pasi vlera e shtuar realizohet tek shitja e mallit, e përfshirë në
çmimin e produktit që shitet.
Kështu lind
domosdoshmëria e pjesëmarrjes së kapitali kostant C me kapitalin e
paqendrueshëm (fuqia punetore) (V). Pronari, kompania apo bisnesmeni, për
realizimin e mbivlerës bazohet tek shpenzimet e punës, e cila duke u përdorur
në procesin e prodhimit siguron shtesë vlere. Arritja në fazën e përfundimit të
kontributit nga mpleksja e elementeve materiale (jo frymorë) me fuqinë punëtore
(frymorë), sigurohen të ardhurat. Nga mos shpërndarja e fitimit ndërmjet
pjesmarrësave në zhvillimin e aktiviteteve prodhuese ose të shërbimit, kriojhet
pabarazia e theksuar mes akumuluesit fillestar me fuqinë punëtore të
kualifikuar ose jo.
Me familjarizimin e
këtyre marrëdhënieve na jepet mundësia për të qenë të qartë se të ardhurat e
akumuluara, mbas zëvendësimit të akumulimit fillestar dhe shpenzimeve tërësore
në procesin e prodhimit, që shprehen në normë fitimi, lindin diferencat mes
pronarit, kompanive, biznesmenit dhe fuqisë punëtore.
Sipas ligjeve
aktuale, zotëruesi i kapitalit përvehtëson fitimin netto në masën 100%. Kjo rishpërndarje
krijon disnivelet pasurore mes pronarit dhe fuqisë punëtorëve. Pronari priret
drejt rritjes së vazhdueshme të normës së fitimit me të cilën shton
pasurinë; ndërsa shpenzimet e punës, fuqia punëtore mbetet po thuaj e
pandryshuar.
Statusi ekonomik,
mes pronarit dhe punëtorëve apo nëpunësve me mëditje, krijon raporte të
zhdrejta. Pronarët rrisin fitimet dhe kapitalet (pasuritë) e tyre në mënyrë
progresive; ndërsa punonjësit me mëditje, më e shumta mund të përfitojnë
thjeshtë ndonjë rritje të vogël në pagat e punës. Rishpërndarja e padrejtë e të
ardhurave krijon polarizim të theksuar ekonomik dhe grumbullim të pasurive në
pak duar, të cilët jo gjithmonë pasurinë e grumbulluar e përdorin për të kryer
investime të mëtejshme, si rrjedhojë lindin pengesa serioze në zhvillimet
ekonomike si brenda dhe jashtë vendit, shtohet papunësia, shtrihet varfëria,
një pjesë e parave të siguruara mbeten të pavëna në qarkullim. Për tu kuptuar i
drejtohemi disa të dhënave të marrë nga shtypi:
Edhe për të
pasurit, pasuria e vërtetë është e paarritshme, askush nuk mendon se e ka
arritur pasurinë e menduar. Në referim të shifrave botuar në gazetën “Dita” të
datës 5 maj 2018, rezulton se 5% e amerikanëve janë milionerë. Prej
këtyre, rreth 95% kanë nga 1 deri në 5 milionë dollarë. Megjithatë këta super
miliarderë, mendojnë se nuk e ndjejnë veten të pasur.
Shumë njerëz
kujtojnë se nëse përballojnë mbulimin e pjesës së pronave dhe shërbimet, gjithë
shpenzimet e domosdoshme, dëshirat për të shijuar një jetë luksi si dhe të
mbeten, ose tu teprojnë edhe shumë para gjendje, prej të cilave të sigurojnë
për çdo fëmije një shumë parash, përafërsisht 25 milionë dollarë trashëgimi,
atëhere me këto arritje sigurohet të qenurit të pasur.
Po kështu, sipas
disa analistëve nga “US Trust”, për të qenë i pasur, kanë parashikuar se një
çifti do ti duhet të ketë një pasuri prej të paktën 100 deri 190 milionë
dollarësh, të siguruojnë një jetë lluksoze dhe të quhen të pasur. Madje
“qindëshen” si kufi e quajnë “hundy” (‘hundred’), në të folurit e zakonshme
thuhet: “Tani e kapën veten. E bënë një Hundy”. Këto shifra ilustrojnë disi të
qenurit të pasur ose “pasanikë”. Të gjithë njerëzit e dinë përdorimin e
shprehjes: “I pasuri nuk ngopet kurrë me pasuri”. Këto koncepte, trajtohen nga
5 përqindshi i popullsisë; ndaj të cilëve duhet të vendosen rregulla ligjore
për të bërë të mundur ekuilibrin, ose përmirësimin e niveleve të jetesës mes
tyre dhe pjesës së madhe të popullsisë.
Ekspert ekonomie Fahri Dahri
29 Maj 2021.-
Vijon: