Mendime
Skender Jashari: Intensifikimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë
E shtune, 15.05.2021, 01:51 PM
Intensifikimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë
Nga Skender Jashari
Caqet e para të sulmuara në natën e parë të bombardimeve u përzgjodhën nga Shtëpia e Bardhë, nga presidenti Bill Clinton, sekretari i mbrojtjes Ëilliam Cohen dhe gjenerali Shelton. Një në çdo pesë bombat e lëshuara nga F-117 në natën e parë ishin 500lb( rreth 230kg) GBU-12 në vend të një 2.000 lb, GBU-27, e këto bomba më të vogëla lëshoheshin me qëllim që mos të shkakton që në fillim dëme kolaterale. Në këtë natë SHBA dhe Britania lëshuan 55 raketa Tomahawk Land Attack Missiles (TLAM-s), kundër 23 caqeve, duke goditur në Prishtinë, në Batajnicë( baza kryesore ajërore e Serbisë) dhe në Golubovc( ajroportin më të madh në Mal të Zi), por edhe depon e municionit në Danilovgrad dhe caqet ushtarake në Radovac, Shipçanik, Ulqin. Në Prishtinë u godit sistemi elektrik dhe barakat e ushtrisë jugosllave(Kosovski Junaci), në Batajnicë dhe Golubovc u godit ajroporti dhe qendra komanduese.
Vala e dytë e
bombardimeve, që vazhdoi tërë natën e 24 marsit 1999, kishte të bënte me sulmet
nga avionët në bazat e Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së
Madhe, dhe nga deti Adriatik. Edhe
përkundër goditjeve nga vala e parë, sistemi i mbrojtjes antiajrore serbe,
mbeti funksional dhe detektoi valën e dytë të avionëve që sulmuan, e që në
kundërveprim ngritën 4 avionë të forcave ajrore serbe MiG-29, dhe shkrepës disa
raketa antiajërore SA-3 dhe SA-6, por pa asnjë rezultat. Por avionët zbulues të
NATO-s, E-3A Sentry, paralajmëruan herët rrezikun dhe kontrolluan AWACS, si dhe
drejtuan F-16 Holandez dhe F-15 të SHBA-së që të mbroheshin nga MiG-29. Derisa
avioni britanik Nimrod R1 avion për vëzhgim elektronik, ndihmoi që t’i
identifikonte avionët MiG-29 që ishin serb. E pastaj avionët F-16 holandez dhe
F-15 i SHBA-së, me raketa ajër-ajër i rrëzuan 3 MiG-29. F-16 holandez, lëshoi
raketën ajër-ajër AIM-129.
Gjithsej natwn e
parw kishte 400 fluturime, pwrfshirw edhe 120 misione sulmuese kundwr 40
caqeve, qw ishin 5 ajroporte, 5
garnizone ushtarake, qendra të ndwrlidhjes dhe depo armwsh.
Nata e dytë,
fillon bombardimi sërish në ora 20:00( sulmet fillonin në orës 20 të mbrëmjes
dhe pushonin gjatë ditës, kurse prej 6 prillit ishin sulme 24 orëshe) sipas
orës lokale në Kosovë, ku 24 avion morën pjesë dhe forcat e marinës së NATO-s,
lëshuan shtesë raketa kryqëzore. Dukshëm
ishte bombardim më i rëndë sesa natën e parë. Goditën forcat serbe në Ferizaj
dhe Prizren si dhe aeroportin në Nish dhe Golubovcit. Komandanti i forcave Ajrore të NATO-s,
deklaroi që Serbia kishte liruar 300 të burgosur ordiner që i ishin bashkuar
grupeve paramilitare që të kryenin sulme kundër Shqipëtarëve të Kosovës, pasiqë
nuk mund të shënjestrohen nga sulmet ajërore. Derisa gjenerali serb Pavkoviq,
kishte deklaruar që të gjitha njësitë
vullnetare paramilitare ose speciale veprojnë nën komandën e tyre dhe se janë
të shpërndarë nëpër njësitë policore dhe ushtarake të tyre. Edhe natën e dytë
forcat serbe, kishin shkrepur 10 raketa tokë-ajër, por kot. Dy avion F-15 të
SHBA-së, rrëzuan edhe 2 MiG-29, të cilët kishin humbur komunikimin me komandën
e tyre dhe kishin hy brenda Bosnjës, e që pilotët e tyre u tokëzuan në sektorin
rus të SFOR-it.
Natën e tretë
ngjajshëm, por u sulmuan caqe: Mali Lugu i Mokrës, Ajala, Vozdovac dhe në
periferi të Beogradit. Në këtë natë, 40% e caqeve të sulmuara ishin në Kosovë,
derisa në dy netët e para vetëm 20% e caqeve kanë qenë. Edhe një avion ushtarak
serb u rrëzua, duke arritur në 5 që ishin rrëzuar, pas kësaj forcat ajrore
serbe pushuan të sfidojnë avionët e NATO-s, sepse bëheshin pre e lehtë e
avionëve F-15 të NATO-s. Ditën e njejtë
një helikopter Mi-8 HIP serb, kishte shkelur hapësirën ajrore të Bosnjës, pasi
ishte detektuar nga AWACS, por i cili u lëshu në një luginë dhe u arratisën për
në Serbi edhe pse ndjekeshin nga një çift i avionëve F-15C. Dita e tretë ishte
fundi i fazës së parë të NATO-s, që kishte për qëllim shkatërrimin e mbrojtjes
ajrore serbe dhe në këtë rast kalon në fazën tjetër. Spastrimi etnik i
Shqipëtarëve të Kosovës, nga forcat e Serbisë, vazhdoi, sa që në fillim të
fazës së dytë, sipas vlerësimeve të NATO-s, në Kosovë gjysmë milioni persona
ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Mirëpo në ditën e
katërt u pa që Serbia e Millosheviqit, kishte vendosur për vazhdimin e luftës
kundër NATO-s, eskaloi krimet kundër civilëve shqipëtar, prandaj NATO-ja,
filloi fazën e II të Operacionit Forcat Aleate, që përfshiu sulmimin e caqeve
fikse serbe, derisa në tre netët e para përfshinte sulmimin kryesisht të
mbrojtjes kundër-ajërore serbe. Më 27 deri 31 mars 1999, ishte faza e II, e
Operacionit Forcat Aleate, e që në natën e parë të kësaj faze, 66 avion në dy
valë sulmuan 17 caqe, përfshirë edhe ura, magazina, grupe të vogla të serbëve
me armë të rënda. Mesatarisht çdo natë kishte nga 50 sulme dhe se forcat ajrore
amerikane shtuan edhe 5 B-1 për të sulmuar, të cilët përdorën Raytheon ALE-50,
për t’i mashtruar raketat tokë-ajër të Serbisë. Gjenerali Naumann kërkonte që
“gjarrpëri duhet goditur në kokë dhe duhet t’i këputet bishti”, që në këtë
fazë. Nga dita e 20 e kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, kundër
Jugosllavisë, ishte rritur dukshëm intenziteti i fluturimeve sulmuese.
Faza e III, filloi
në ditën e 9 të bombardimeve, pra më 1 prill deri më 10 qershor 1999, ishte
faza e III, e Operacionit të Forcave Aleate. Në fillim të bombardimit të
Jugosllavisë, NATO-ja kryente mesatarisht 50 sulme brenda natës, derisa në
javët finale, për çdo natë kishte mesatarisht 600 sulme, derisa në qershor,
kishte edhe mbi 1000 sulme në ditë. Në këtë fazë, avionët e NATO-s, bombarduan
infrastrukturën e Serbisë, përfshirë urën e Petrovardinës në Novi Sad mbi lumin
Danub, urën e hekurudhës Bellaçevc-Magure, ujësjellsin e Novi Sadit, caqe në
afërsi të Pejës, Zatriqit, Deçanit, Dragodanit, Vranjevcit, Bajina Bashta-s,
dhe ajroportin e Prishtinës.
Më 1 prill 1999,
forcat jugosllave kapën rob 3 ushtar amerikan derisa patrullonin në kufi me
Republikën e Maqedonisë. Më 3 prill 1999, raketat e NATO-s, goditën për herë të
parë qendrën e Beogradit duke shkatërruar ministrinë e brendshme të Serbisë dhe
Jugosllavisë. Më 6 prill Millosheviqi, shpalli armëpushim unilateral, por të
cilin NATO-ja e refuzoi, pasiqë Serbia kishte përfunduar pothuajse qëllimet e
saj për dëbimin e Shqipëtarëve. E që në këtë datë edhe ajroplanbartsja USS Teodor Rusvelt kishte
arritur në detin Jon, në të cilën kishte avion F-14D dhe F/A-18 për sulme
kundër caqeve tokësore dhe EA-6B për shtypjen e mbrojtjes ajrore armike si
dhe F-14 për kontroll ajror, etj. Më 11
prill 1999, Beogradi deklaroi që ishte i
gatshëm të negocionte me Rugovë, por NATO-ja e refuzoi ofertën. Më 12 prill, në
ditën e 20, të bombardimit të Jugosllavisë, NATO caktoi Zonën e angazhimit në
Kosovë, ku filloi sulmet në veçanti kundër forcave serbe në terren si kundër
tankeve, policisë, artilerisë, blindave dhe aseteve të tjera të terrenit, në
kundërpërgjigje ndaj planit serb për spastrimin etnik të Shqipëtarëve. Më 21
prill 1999, u vendos bllokadë nga të gjitha vendet e BE-së që të shpërndajnë
produkte nafte nëpërmes shteteve anëtare të Jugosllavisë, derisa raketat e
NATO-s, goditën në Beograd, selinë kryesore të Partisë Socialiste Serbe të
Millosheviqit dhe banesën private të tij. Më 23 prill 1999, NATO sulmoi ndërtesën e televizionit shtetëror serb në
qendër të Beogradit, shkaku që propagandonte propagandën e Millosheviqit. Edhe
pse Gjenerali Klark, kishte kërkuar më herët bombardimin e rezidencës së Millosheviqit
në Dobanovc, por miratimi i kësaj shënjestre zgjati më shumë se një muaj,
derisa liderët politik të NATO-s, e aprovuan. Qeveria Holandeze me vendosmëri e
refuzoi bombardimin, për shkak se në pallatin e Millosheviqit, gjendej një
piktur e Rembrandit.
Në javën e tretë,
NATO ndryshoi strategjinë, më nuk kërkonte dobësimin e fuqisë ushtarake të
Serbisë, por filloi të kërkojë largimin e forcave serbe nga Kosova dhe kthimin
e refugjatëve në shtëpitë e tyre. Në
samitin e përvjetorit të 50 të NATO-s, në Uashington, ishte ditëkthese, që
ndikoi në rritjen edhe më shumë të intenzitetit të bombardimeve, ku pala
amerikane theksonte që është tmerruese të shihen në mediet botërore refugjatët
shqipëtar të pashpresë të shtypur nga agresori serb gjë që më çdo kusht s’do të
humbim por do fitojmë, derisa kriza e refugjatëve shkaktoi edhe rritjen e
gatishmërisë së NATO-s dhe shtimin e numrit të caqeve, në 976 në fillim të
qershorit, ku u zgjeru lista e caqeve, duke përfshirë edhe infrastrukturën e
industrisë ushtarake, mediat propaganduese të regjimit dhe caqet strategjike,
por edhe u shtu numri i avionëve ushtarak.
Më 2 maj, forcat
serbe rrëzuan një avion F-16 të NATO-s, derisa NATO, kishte në dispozicion
rreth 1000 avion. Më 7 maj 1999, avionët e NATO-s, goditën aksidentalisht
Ambasadën e Kinës në Beograd, duke vrarë 3 dhe plagosur 20, e që më 8 maj 1999,
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, u mblodh në sesion të jashtëzakonshëm për
rastin e bombardimit të Ambasadës Kineze në Beograd, e që Kina akuzonte SHBA-në
për sulm të qëllimshëm, derisa Aleanca e NATO-s i kërkoi falje për sulmin.
Shpërthyen protesta përpara Ambasadës amerikane në Kinë, kurse ministri i
jashtëm rus Ivanov anuloi udhëtimin e tij poër Londër. Më 10 maj 1999, NATO,
raportonte që kishte bërë mbi 19.000 fluturime dhe 1/3 e të cilave ishin sulme,
e që 404 fluturime në ditë dhe me rreth 135 sulme në ditë, kurse kjo
dramatikisht do të rritej më 22 maj, në ditën e 59 të bombardimit, me 652
fluturime, e që derti më 19 maj ishin kryer 5450 sulme, prej tyre 2824 nga SHBA
dhe 2627 nga forcat aleate. Më 11 maj 1999, përfaqësuesi rus Çenomirdin në
takim me presidentin kinez Zemin, në Bejing e cilësoi si akt agresioni
bombardimin e Ambasadës Kineze në Beograd. Më 23 maj 1999, avionët e NATO-s,
bombarduan edhe rrjetin elektrik të Serbisë, duke lënë pa rrymë dhe duke
ndikuar kështu shumë edhe në aktivitetet e ushtrisë jugosllave.
Më:03.05.2021
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë
në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.