E shtune, 27.11.2021, 05:41 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Yxhym

E shtune, 13.03.2021, 05:54 PM


Yxhym

Nga Edison Ypi

Yxhym mbi kë të mundni, mbi kë tu zërë syri qorr, kë tu kapi veshi shurdh, kë tu thotë truri i kalbur.

Mallkoni, shani, shpifni, intrigoni, inxhinierët, mjekët, shkrimtarët, diplomatët, ambasadorët.

Kurvi do lëvizi në varr nga qefi që pas tridhjet e kusur vjet që ka ngordhur, kryqëzatat e tij halucinante kundër njerëzve të mendjes, jo që s'jan harruar, por po përdoren me rendiment të lartë.

Kusur mos u lini atyre që ua rrezikojnë lëpirjen e kockës.

Me të gjitha mënyrat.

Me shkrim, me gojë, me duar, me këmbë, me hundë, me veshë, me bythë, me rrush, me pridh, me Fejsbuk, me Instagram, me ç'tu vijë doresh.

S'ka rrugë tjetër për të arritur sa më shpejt qëllimin madhor që Europa dhe Qytetërimi të na harrojnë dhe t'i harrojmë përgjithmonë.

S'ka stil tjetër për ta merituar plotësisht namin e popullit të degjeneruar shpirtërisht dhe biologjikisht, popullit bagëti, popullit mesjetar, kanibal, injorant, halabak, rrugaç, i sëmurë psiqik.

S'ka mënyrë tjetër për të vajtur me sukses të plotë nga humbja në humbje, derisa partia të bëhet sa një portokall, zgjedhjet të humben, pushteti të mos merret kurrë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora