Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Nëntë fakte që flasin shumë
E enjte, 18.02.2021, 09:38 PM
NËNTË FAKTE QË FLASIN SHUMË
Nga
Blerim Latifi
1.
Ishte Perëndimi ai që ruajti kujtesën e dokumentuar për Skënderbeun dhe luftërat
e tij. Për më shumë se tre shekuj kultura përndimore prodhoi qindra libra
historiografikë e letrarë dhe qindra vepra arti mbi Skënderbeun dhe shqiptarët,
në një kohë kur në atdheun e tyre gjuha shqipe ishte e ndaluar të shkruhej.
2.
Librat e parë në gjuhën shqipe u financuan dhe u botuan në Perëndim në shekujt
XVI dhe XVII.
3.
Ishin studiuesit europianë të parët që nisën studimin e gjuhës shqipe dhe po
ata që themeluan teoritë mbi lashtësinë e saj dhe origjinën ilire të
shqiptarëve. Albanologjia është shkencë e themeluar dhe e zhvilluar nga
shkencëtarët perëndimorë.
4.
Botimet dhe revistat më të rëndësishme
të Rilindjes Kombëtare Shqiptare u financuan nga qeveria austro-hungareze.
5.
Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare u financuan nga austro-hungarezët
dhe italianët.
6.Kongresi
i Manastirit i vitit 1908, në të cilin u vendos unifikimi i alfabetit të
shqipes, u ideua dhe u mbështet nga austro-hungarezët.
7.
Shqipëria u bë shtet falë mbështetjes vendimtare të Austro-Hungarisë në vitet
1912-1913.
8.
Kosova u çlirua nga Serbia me ndihmën vendimtare të fuqive perëndimore.
9.Pavarësia
e Kosovës nuk do të bëhej realitet pa ndihmën e Amerikës dhe aleatëve të saj europianë.