E shtune, 25.09.2021, 03:46 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Dyqan veglash

E hene, 08.02.2021, 08:38 AM


Dyqan veglash

Nga Edison Ypi

Mekanizma rrotullues për pjekje në hell.

Sharra nga më të ndryshmet për prerje gjymtyrësh.

Tryela të dimensioneve të ndryshme për çpim kockash.

Thika të mprehta dhe të ndritëshme për coptim mishrash.

Shiringa të trasha nga të ndërzimit artificial për thithje gjaku në qafë.

Sëpata për goditje pas koke.

Varrè për thyerje kockash dhe shqyerje brinjësh.

Litarë lini, kërpi, çeliku, për të gjitha llojet e lidhjeve dhe zvarritjeve.

Kavo çeliku për shqyerje të ndryshme.

Gërshërë dhe hanxharë për prerje veshësh, gishtash, mjekrrash.

Shtiza për nxjerrje sysh.

Kazma për thyerje kurrizesh.

Pinca dhe kaçavida për zbërthim trush.

Gjeneratorë korenti, spina, priza, kabllo, për elektroshok.

Drunj të trashë e të hollë, të gjatë e të shkurtër, për rrahje deri në vdekje.

Çengela për varje kokëposhtë dhe përplasje pas muri.

Çekiça pneumatikë dhe elektrikë për grirje dhe coptim për zhdukje gjurmësh.

Krëhëra dhe brisqe për krruarje dhe rruarje me ngulje deri në gjaknxjerrje.

Presa hidraulike dhe mekanike për shtrydhje.

Legena plastike për mbledhjen e gjakrave dhe rropullive.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora