Kulturë
Gëzim Llojdia: “Kënga e xha Canes” e Sadik Bejkos dhe Kadare
E enjte, 04.02.2021, 10:26 PM
“Kënga e xha Canes” e Sadik Bejkos dhe Kadare
Nga
Gëzim Llojdia
1.
...Këtë
mëngjes të ftohtë me një qiell gri dhe pas shiut,kjo stinë erdhi na gjeti
mbuluar më dëborën e bardhë. Një stinë e mërzitshme si dimri përveçse
tjetër, më gjen duke shfletuar
gazetën”Drita”. ‘Drita ishte si një shpresë po ta mendojmë se kahu i lindjes
:agimi dhe kahu i shuarjes -perëndimi ajo përkund, në këtë tokë të etur për dije. Për gazetën
ishte 23 maj 1967.
...Këtej
nga ne dimër 2021. Seç mu kujtua kjo
poezia ime:I ftohtë është veriu!/Moti gjithnjë me ngricë./Andej filluan
mbjellim grurin./Kjo tokë dunicë.
Trokitje
përmbi qelq. Era ngre perde. Degët e ullirit./Shën Mëhill është sot.
Flokët
të Maries. Dallgëzuar. Degë bliri.Syri i rrudhosur. Harbuar juga. Tymosur
oxhaqet . Trembur çatia./Kuaj që ikin. Shtegu i çarë në vrizë.
Priti
kuajt Maria!Fushnajë e shkretuar. Era përzë zogj. Të trembur në lugina./Gruri i
shirë në lëmë. Krojet rrjedhin qumështë ./Qentë flenë me kopenë.
Xhaketë
e vjetër grisur./Ugar me plisa. Rrëzuar në avlli, hardhia.
Kukurisnin
plakat: ç’dimër do të bëjë sivjet Maria?
Një
rruginë me hënë, një rruginë me vranësira, në mes errësira.
I
tretur shikimi./Kufiri ç’ largësi yjesh. Mushkat në mjegull hingëllijnë.
Shpejt
zuri dëborë, vise me egërsira. Prishur magjia….…Një titull domethënës:25 Maj-
dita e poezisë” .Poeti i asaj kohe nj djalosh i ri .Ashtu si të gjithë më
ëndrra dhe mbushur me fryëmzim rinor.Ishte student dhe së bashku me Klito Fundon kërkonin
një shkrimtar të ri por me emër
.Aiu quhej Kadare dhe ishte redaktori i
gazetës letrare artistike të kohës..Sadik Bejko një mit për mua.Ilirjana na kishte miqësuar në një
darkë me pica në promovimin e botimit të saj rreth 11 vjet më parë.Aty
gjej:”Diej dhe këngë” dhe nis vargu i poetit mëngejse të pastra si lulebore/gëzimi im ndezur në
purpur/dhe djerë nga shtërngata jote /dhe këngë diej edhe flamurë.....Gjezdisa
ca ku atje dhe këtu përhumbur nëpër vargje.
2.
...Dua
të ndalem te poezia”:’Kënga e xha Canes”.Apo s’fillonte i “shkreti varg” me
këngën kaq të bukur popullore.Po kushtuar xha Canes .
...“Vjen
xha Cania me fustane/me krrab e me jatagane...”
Poeti
hedh vargun e parë:Kur më panë brigjet e vendit të lindjes dhe tej /Kur dola në
ara në dasma në lëmë/ si vrapon prej
erës flokënajë e kallinjve/vraponte drejt meje e dhembshur një këngë...
Kënga
lindi pikërisht ndër brigje të vendlindjes së tij ,mirëpo dhe më tej. Ara dhe
lëmenjtë ishin prezentë ndër popujt që merreshin me bujqësinë. Aty duajt
e grurit stivoheshin dhe pastaj
një konop i madh u binte përsipër me sa të hante krahu.Mirëpo edhe gomari mund
ta bënte këtë punë duke u endur rreth e rrotull lëmës ku shiheshin grunjërat.
Në jug ka erëra të mara dhe kur nis puna që grunjërat shiheshin në lëmenj
erërat ishin bereqet. Ato pastronin grurin nga egjrat dhe sa më lart që
hidhej kështu ndahej shapi nga
sheqeri,thotë populli ynë.Aty në lëmë ishjin vashat që kishin sjell kanistrat
me bukë .Ishin djemtë azgan mustaqedirsur.E qeshura dhe kënga merrte dhenë,pastaj sic thotë poeti
Sadik Bejko: vraponte drejt meje e
dhembshur një këngë...
Vijon
strofa e dytë...Sec ishte një këngë,këngë e asaj ane/Nga brigjet nga
pyjet,kopshtet me bajame/Po vjen xha Cania që larg me fustane/me kalë të bardhë
krrab e jatagane...Këngët lindin ,sic e thotë edhe Kadare në studimin e tij:
“Autobiografia ekëngës në vargje në
dasma..., por edhe në lëmenje ku shihej gruri në kullota ku veronte
bagëtia mirëpo kënga e Xha Canes dukej
se vinte pikërishtë nga një lem i madh ku ishte nxjerr buka dhe fara e
ardhme e bujkut lab. Tokat e pakta dhe më të shumta me brigje ,mbuluar edhe nga
pyjet jugut të mbushin me atmosferën e
jetës ,me misterin e jetës që popullonte pyjet dhe më tej përtej pyjeve ku shihen në sfond
shtëpitë me rras gur dhe me
kopshtet me bajame. Mirëpo atje tej unë shoh Xha Canen që larg me
fustane sis komit me kalë të bardhë me
krrabën e dhënëve dhe me jataganë ...
nëse
ndjekin strofën e tretë ku poeti
thotë:Në rrudhat e kohës,dhe myshku i lashtë/ kasollet e fshatit murishte e
varre/këndojnë për Canen ushtar mjekërbardhë/me krrab bariu e pallë të
madhe...mësojmë dicka më shumë për banorët në këtë rast lebërit e asaj
kohe.Fshati i xha Canes ishte me rrudhat e kohës,pra autori paraqet relievin e një fshati të krijuar nga natyra që ende qëndron në këmbë me rrudhat e tij
p,ra me kodrat,bregoret dhe lashtësinë
e tij që ne e identifikojmë me myshkun
që zënë kohërat nga vjetërsia. Autori flet edhe për fshatin e xha
Canes.Ku kasollet e tij, rrethuar me murre të vegjël, të bardhë dhe në perëndim gjendej gropa, ku
shkonin në perëndim të jetës, ata që
s’kishin punë më punë me këtë jetë,ndër
varret e heshtur e të mbuluar nga barishtet. Ky ishte fshati i vjetër i kohës i
shekujve më parë.Aty në këtë fshat të largët Plaku Cane nuk ishte thjeshtë një bari por edhe një
ushtar që mbrinte vendin e tij nga hordhit që endeshin asaj ane. Pushtuesi i
egër ngjitej edhe ndër male ku ishin
strehët e fshatrave që u ndërtuan qëllimisht nga lashtësia për ti shpëtuar
ndjekjeve vjedhjeve,vrasje plaçkitje dhe në fund pushtimeve të egra. Jo pa qëllim
fshatrat tona gjenden ende rrëzë maleve kaq larg detit dhe tokës. Ishin të
mençur, sepse tokën e shfrytëzonin për bujqësinë,malet për blegtorin dhe
strehët e tyre i kishin ndërtuar për të mos prishur tokën e paktë të bukës,atje
lart nden male.Xha Cania ishte një ndër ata banorët e këtij fshati që ishte edhe bari ruante tufën e dhenve
,ushqente familjen e tij në kohëra të vështira por edhe një ushtar i vendit të tij ai mbante edhe
jataganin pranë ngase armiqtë e këtij vendi ishin të shumtë dhe ishin prezent
gjithë kohës edhe ndën strehët e tyre .I duhej kjo armë, për të luftuar me të
pabesin,hasmin që i vinte te shtëpia,te tokat e tij dhe bagëtia e krijuar me
mund,djersë dhe sakrificë.Në strofën e katërtë poeti shkruan:Mbuloheshin arat
nga flokët e blerta/më pushtonte,kënga,këng e kësaj ane/Eh ky burrë ikte,linte
dhen e shtjerra/dhe armiq me dorë therrte nëpër male. Ishte kohë lufte. Sapo
kishin shkuar llohrat dimrit dhe ishte
buisur gjethja. Fshatrat në jug dhe kudo në
kohën e pranverës zinin gjethen
,çelte tërfili,buiste lulëria.Eh parajsë nga
natyra tokë. Poeti me anën e këngës, që kishte dëgjuar ndoshta në rinin
e tij na thotë :Eh ky burrë ikte,linte dhen e shtjerra bariu.Sa herë labit të shkret i binin
taksirat armiqtë te koka,labi merte pallën
për tu qepur këmba-këmba armikut. Poshtë atje tej ishin bagëtia dhe të
vegjlit e tyre që prisnin çoban. Nuk dua të përmend metafora apo forma ët tjera
gjuhësore por dua të eci në shtratin që ka ecur poeti,sepse si xha Cania ka
pasur shumë lebër që sot janë pjesë apo
më sak zemra e çdo këngë të vjetër labe
në çdo fshatë.
Në
strofën e fundit që është edhe epilogu i kësaj poezive autori shkruan:” Po dikur kish rënë larg
stanit të dhënëve/nën qefinin e barit/nën klithma të burive/dhe nga shpirti i
truallit se çu ngrit kjo këngë/si brigjet e heshtur përpara breznive....
Kënga
ngrihet për trimat.Xha Cania ishte një i tillë.Ky burrë lab patriot,trim i
ndiqte hordhit këmbë pas këmbe.Me pallën e vet, luftoi deri në fund .Kur shpata
e preu dhe gjaku i tij u derdh në tokën, që e lindi, e rriti e mbajti dhe e
bëri trim .Xha Cania u shua atje larg duke luftuar me armiqtë. Poshtë tij ishte
stani dhe bagëtia, që blegërinin ,të vegjlit, që thërrisnin mëmat e tyre. Ishte
si një vajtim Dhe në një ligjërim lab
pak a shumë kështu ,thuhet
kështu:Blegërin kërkon çoban/korba çeço....Xha Canes qefin ju bë bari i
tokës së vet. Atje u mbështet, kur u rrëzua i larë në gjak. Vuri pëllëmbën e
dorës. Dhe e mbështeti kokën. Atdheu nuk vdes edhe në vdeksha unë... Shtrorjeja
e trimave shqiptarë ka qenë toka e vet. Dhe për këtë trim ,kënga nuk do të
mungonte. Nga shpirti i truallit,toka e miteve,legjendave dhe historisë nuk do
ti mungonte edhe kënga. Për xha Canen
binin, buritë dhe vajtimi lab. Nuk kishte gazeta të kohës, për ta
treguar historinë e xha Canes. Që edhe pse vdiq u kthye të ruante shtjerat e veta. Gazetat e huaja e fshinin trimërinë e tij. Por ai nuk
humbi ,shpirti i tij u shua vërtet,por kënga e bëri të paharrueshëm. Edhe
treqind vjet pas kësaj ngjarje,ai është aty .Xha Cania i tërë me fustanellë me krrab e jatagane...
3.
....Poeti
Sadik Bejko Disa kujtime me Kadarene, ne 85-vjetorin e tij. Rrëfen kështu
krijimin e poezisë për Xha Canen.Kadareja banonte në një dhomë me aneks. Bënte
reportazhe për gazetën. E vlerësonin në kreun e rrethit. I kërkova që të më
lironin nga drejtor shkolle.
Pas
një jave, kur kthehesha nga fshati Syzes, më thotë se nuk i kishte ecur me
porosinë time. E kishin pyetur pse ndërhyn që të shkarkojmë një drejtor
shkolle, mos nuk është i aftë? Kadareja ishte përgjigjur se miku im është shumë
i aftë, por ai do që të bëjë letërsi dhe kjo kërkon kohë. Ashtu? i thanë, nëse
është i aftë, të mësojë vështirësitë. Revolucioni i do njerëzit e aftë.Duhet të
kisha thënë që je i pazoti, më tha Kadareja i zhgënjyer. Po nuk mund ta
thoja.Në kafe. Çfarë ke shkruar më pyeti? Një poezi për një bari që shkon në
luftë, vdes dhe kthehet të ruajë prapë bagëtitë e tij.Kjo është tema ime, më
tha , ti ma ke marrë.U habita. Nuk më kishte lexuar një gjë të tillë.Unë e
botova në “Drita” poezinë “Kënga e xha Canes”. Një javë më pas Kadareja botoi
poezinë e famshme “Kënga e ushtarëve të vjetër”… “nga lufta vijmë në luftëra
shkojmë/ dhe tjetër fat s’kërkojmë ne”.