Mendime » Radovani
Fritz Radovani: E cilin ves nuk luftoi At Mëshkalla?!
E hene, 01.02.2021, 10:05 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e V)
E
cilin ves nuk luftoi At Mëshkalla?!
Poezia
“Hipokrizia” asht një dëshmi e gjallë që tregon se me çfarë dufi Ai i luftonte
veset deri në zhdukjen e tyne:
...mos
të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji
as
varr i zbardhun jashtë, e mbrendë kufomë.
H
I P O K R I Z I A
Hipokriti
kërkon të duket ndryshe nga ç’është.
Shtihët
si i mirë për të gënjyer të tjerët.
(Nga
Fjalori).
Mos
iu afro Perendisë me zemër dy faqesh...
Mos
ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).
E
kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i pastër nga zemra, i
sinqertë. (nga Fjalori).
I. DEFINICIONE
Një
maskë e zbukurueme
që
hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
Sa
vojna lyrë-ngjyrë
që
mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
Një
pare kallpe e zbehtë
që
në treg na del porsi flori i vërtetë.
Thesi
që në grykë ka molla
e
poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.
Një
monument mermeri
mbi
kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por
zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por
shpirti i drejtë... nuk di... nuk di, nuk di sesi...
por,
ndinë....
se
jé h i p o k r i z i !
II. KUADRA
Jé
Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,
e
për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në
sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
hipokrizi
për
treqind pare argjënd!
Joab
jé, që pret në besë e vé pusi:
hasmin
e falun përqafon miqësisht,
kur
të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
hipokrizi
fillë
në zemër, si gand...!
Ti
Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek
e detarët e i thithë në pasqyrë të qétë
dhe,
ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë
hipokrizi
me
knaqun synin tand!
Të
njoh mirë, hipokrizi..,
ti
jé trathti, lubi!
Gënjen
synin pa sherri,
por,
zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,
por,
shpirti i drejtë nuk di.., nuk di sesi,
por,
ndinë..,
se
jé h i p o k r i z i !
III. TË
KAM GJETË !
Të
kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët
tueja janë pa krye,
por
me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft
mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
Në
shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti
kapun në luftë me ty,
e
ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të
sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
Të
kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me
çapojt e përgjakun të njaj skyftéri...
Në
çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i
zemër si natë dimni kur frynë véri:
Mbi
borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa..,
për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj,
të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për
t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
Nën
maskë të kam gjetun Aristokracije,
me
lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po,
u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur
ia zbulova petët këtij laknori....
Të
kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
(kujtim
i largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu,
gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për
me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
Të
kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që
të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por,
furinë fanatike s’di ta ndali,
kur
gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
Të
kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në
dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi
që
botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido
që të ndrisin syzat me rrathë ari.
Të
kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me
dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue
me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r
inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!
Në
çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik
intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër
disa fletë të mshefta, si po i thona:
“
Ndani e përçani..,me çdo kusht e jona!”.
Të
kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë
Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf
buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e
mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
Ai
e di mirë se dy shelqinjë - si’i thonë –
në
një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:
Detyra
e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk
i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë...
Të
kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa
me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si
të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,
që,
pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do
mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë
e lakuriq, do fije drédhin,
e
ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e,
për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!..
Të
kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në
lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun
me baltë të Mamonës duerve të tija
dhe,
gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
Të
kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të
apostullit të kulluet të moralit.., në letër,
që
shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat
prej froni dhe, .., aty vétë me u
shtrue!
Ku
nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka
botën kafshon e, puthë figure...
Moralin
së bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin
me renë ngatrrueka.., lesh tue lënurë...
Miqtë
s’po shikohen në sy ma si përpara
pse,
mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure..,
sé,
ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se,
ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
Të
njoh mirë hipokrizi!
Jé
dhunë e poshtërsi!
Gënjen
synin e pasherri,
por,
zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por,
shpirti i drejtë.., nuk di.., nuk di sesi,
por,
ndinë..,
se
jé h i p o k r i z i !
Shenim FR: Vashdon Pjesa e VI.
Melbourne, 28 Janar 2021.