E merkure, 29.09.2021, 12:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Xhelozia, një produkt i sëmurë shpirtëror

E shtune, 30.01.2021, 08:44 PM


XHELOZIA NJË PRODUKT I SËMURË SHPIRTËROR, QË PO E NXIT TRAZIMIN E SHOQËRISË TONË

Nga Dedë Preqi

Gjithë njerëzimi shpreson në përjetimet e jetës më të mirë dhe më të begatshme, të cilat e inkurajojnë të shpresojnë në kënaqësi dhe rrezulltate më të mira, duke e thyer zemërimin dhe xhelozinë, që përmbanë në vete doza të rrezikshme shpirtërore dhe përmbytëse, duke mos kursyer as lidhjet më të ngushta të gjakut të vet.

Kjo shpeshherë zbulohet në jetën e përditshme, por nuk ka asgjë më të çoroditshme, kur vëllau, apo motra e fyejnë dhe urrejnë mjëri-tjetrin, për një çështje të thjeshtë dhe shumë banale, edhe pse janë të zier dhe të përzier në një barkushe të një nëne dhe të një babai të përbashkët.

Banale është edhe kur bashkëkombasi e fyen dhe e ofendon keq bashkëkombasin, apo bashkëkombasen e vet për një çështje të thjeshtë, apo përshkak të rrjedhave që prodhon politika, sikur këto praktika që i ka vënë në veprim sot PDK dhe LDK, kundër liderit Albin Kurti dhe dr.Vjosa Osmanit, që do të ishte fatkeqësi e madhe për një shoqëri njerëzore, nëse përveq tjerash, nuk ekziston edhe një kurajo, që këta njerëz dhe gjithë ne, i lidh edhe një lidhje e veqantë e gjakut dhe gjenezës së përbashkët e një kombi.

Përjetimi i një zhgënjimi të tillë ndodh te shumica e njerëzve në botë, por do veçoja popullin tim shqiptarë, i cili ka eksperienca të veçanta, ndoshta si asnjë popull në botë, dhe nuk ka nevojë të shfrytëzojë eksperienca dhe këshilla psiatrike, që ti japë stimulim detyrave të veta dhe karakterit të vet njerëzor, që të kuptojë se, deformimet e tilla nuk do japin rrezulltate pozitive për asnjë njeri dhe për asnjë shoqëri, por këto produkte dhe mbeturina rrjedhin nga veprimet e njerëzve primitiv, që e dëmtojnë çdo arterie të jetës normale, e më së shumti lidhjen e ngushtë të një gjaku.

Shumica e popullit tonë në rrjedhat e krizave të përditshme e fajësojnë shtetin e tyre, që nuk ua plotëson kushtet dhe nuk ua përmirëson jetën qytetarëve të vet, ndërsa lidhja në mes shtetit dhe liderëve dallon, sepse shteti si shtet nuk prodhon vet, por atë e drejton një qeverisje dhe kriter i vlerave njerëzore, në shërbim të një populli dhe vendi.

Shpeshherë populli e përdor fjalën, ah, çfarë shteti kemi, kjo do të thotë se, populli i Kosovës, por edhe ai i Shqipërisë, sikur akoma është në haluaciacione, dhe mëdyshje, që akoma nuk e ka gjetë shkakëtarin e simtomave të sëmundjes dhe virusëve në shtetin e tyre, që e ka shkakëtuar gjithë këtë krizë dhe rrëmujë të pa përgjegjshme, apo kur duhet ta zbulojmë dhe konfirmojë diagnozën e kësaj sëmundje të rëndë shoqërore, për të parandaluar ndonjë shpërthim të mundshëm të simptomave edhe më të rrezikshme, që kishin me nënshtruar dhe nënçmuar këtë popull pa mëshirshëm.

Virusin e vërtetë Covidi 19-të, sikur e përjetojë e tërë bota nën lëkurën e vet, pjesë e sëcilës është edhe populli jonë, por më në fund e gjetën kundërshtarin e tij, për ta luftuar dhe larguar një virus të tillë, por virusi më i rrëzikshëm që ka ngulitur rrënjët e veta në shoqërinë tonë, është virusi politik, i cili po mbijeton në disa parti politike, në mesin e të cilave ka ende njerëz primitiv, apo të sistemit monist, që urrejnë reformat dhe kulturën e një shoqërie të re demokratike.

Edhe miqtë tanë bëjnë reagime dhe i kanë vërejtjet e tyre të çëlluara dhe serioze, posaqërisht, kur Kosova dhe elita e saj politike, ka nevojë për një korigjim të dioptrisë së saj politike, duke vërejtur sjelljet dhe veprimet e saj vërbale, me çrast pason konstatimi se gjendja reale faktike e kësaj elite politike është në kundërshtim me gjendjen e përshkruar ideopolitike, dhe nuk shpreh përmbajtjen reale të marrëdhënieve shoqërore të këtij vendi, duke mos praktikuar rregullat e shtetit ligjor.

Përndryshe, sikur po vepron sot një pjesë e elitës politike në këtë vend, që frymëmarrja e këtij shteti dhe këtij populli të realizohet përmes mekanizmave dhe autoritetit të tyre administrativ, atëherë do të kemi problem me demokracinë tonë dhe do ngushtohet jeta dhe frymëmarrja e lirë e qytetarëve të këtij vendi, dhe sa herë të fillojmë frymëmarrjen, të na përsëriten fjalët ; ah Kosovë, po ç’të gjeti, nuk e ditëm se çka do i bënë veti…

Imagjinojeni vetën ju deputetët e Kosovës, në vend të deputetit shqiptar të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi në Prlamentin e Serbisë, i cili në rrethana dhe kushte të kufizuara, por po ua thotë troç problemet dhe cënimin e të drejtave të bashkëkombasve të vet në këtë vend, por edhe gjitha të bëmat këtij shteti, duke ua përmend edhe gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës.

Ndërsa, shembujt e deputetëve në Parlamentin Kosovës së lirë dhe demokratike, janë skandaloze, të cilët si mjet përdorin shantazhet, ironizimin dhe fyerjet ndaj njëri-tjetrin, shqiptarë me shqiptarë, se do merrnin guximin të bëjnë një dialog të mirëfilltë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi politik dhe ndërpartiak për ndonjë projekt madhor dhe ligjor në favor të shtetit dhe popullit të këtij vendi.

Kush i beson kësaj politike, do të ishte e pa kuptimtë për ata të cilët e mbrojnë dhe i besojnë një politike të tillë, e cila e sjelli Kosovën në një gjendje të pa lakmueshme. Është e pa kuptimtë të japim leksione e vlerësime pozitive atyre që e ndihmuan thëllimin e krizave dhe hendekun e kësaj shoqërie dhe këtij shteti, prandaj, do të ishte dhe më e pa kuptimtë, që këta njerëz ti votojmë përsëri në zgjedhjet e ardhshme .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora