E shtune, 27.04.2024, 02:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Ukaj: Entuziazmi i turmave

E marte, 19.01.2021, 09:29 PM


Entuziazmi i turmave

Nga Ndue Ukaj

Entuziazmi i turmave kurrë s' ka qenë e as s' do të jetë i shëndetshëm për shoqërinë njerëzore dhe as për demokracinë.

Ky entuziazëm u shërben vetëm udhëheqësve egoistë, të cilët me çdo kush duan të fitojnë atë që Milan Kundera e quan pavdekësi ose ngarendja për të hyrë më çdo kusht në tempullin e famës. Dhe turmat përdoren vetëm për këtë qëllim, sepse ato hapin dyert për liderë të pjerdhur, i vendosin në buste, në frone të larta, por edhe i pështyjnë dhe i gjuajnë me gurë.

Historia tregon se ky tempull nuk i hap dyert lehtë për udhëheqës të çfarëdoshëm, sterilë në mendje e që llomotitin parulla, por është i rezervuar për ata me vyrtyte të larta e fisnike.

Ky tempull, pra, u përket atye  mendjeve kreative që botës i japin vlera fisnike dhe e pasurojnë njerëzimin me vlera të reja. Jo atyre që llomotitin dhe u nënshtrohen kriterit të turmave.

Entuziazmi i turmave sjell në fron mendësinë e turmave.

Shoqëritë e brishta e pa traditë, si kjo e jona, më së paku kanë nevojë për teste të tilla.

_________

Ata politikanë që kanë ide politike, besojnë në to dhe kanë qëllime fisnike, nuk kacafytën me të tjerët e as nuk gulçojnë nga mllefi e arroganca, por i afirmojnë idetë dhe vlerat e tyre, me siguri, bindje dhe besim të plotë.

Të tjerët janë demagogë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora