Kulturë
Albert Zholi: Intervistë me skenaristen, spikeren dhe krijuesen Angjelina Xhara
E shtune, 14.11.2020, 10:06 AM
Intervistë me skenaristen, spikeren dhe krijuesen Angjelina Xhara: Si munda të futesha në RTSH ku nuk të falej gabimi
-
Viktor Gjika, ishte ai që më ndihmoi për të shkuar në Ministrinë e Kulturës
-Kinostudio
ishte një shkollë e madhe për mua, kur i shoh sot filmat lotoj
-
Vetëm Kujtim Gjonaj ma ka kaluar për numrin e shkrimeve në atë kohë, sipas
statistikave të studjuesit të kinemasë, Abaz Hoxha
-Një
nga librat e mi më të mirë është për të madhen Margarita Xhepa
-
Në emigracion në Athinë nuk harroj gjigandin Aristidh Kola që na ndihmoi në çdo
hap
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ka
një karrierë shumë të pasur. Qysh në rini u bë pjesë e RTSH në lajmet kryesore,
më vonë pjesë e Kinostudios dhe e Ministrisë së Kulturës. Përpos
skenareve të filmave dokumentarë ajo ishte pjesë e shtypit të
kohës, pasion që e vazhdoi edhe kur ishte në emigracion në Greqi.
-Na
çudite Angjelina, nuk na kishe thënë se po shkruan roman autobiografik!
Angjelina
- Ma dha dhuratë pandedemia…Kur u mbyllëm në fillim, m'u duk, se kaq
ishte jeta …sidomos ne, mbi 70! Kisha menduar ta shkruaja kur të shkoja 90
vjeç, por me këto, që po dëgjojmë, nuk i dihet ndaj nxitova të shkruaja jetën
time… Janë të thëna, pa u menduar fare…Mu duk sikur shkronjat shkruheshin vetë
me një mardhënie të çuditëshme mes Vetvetes dhe Unit tim.
Fillimisht
kështu ja vura dhe titullin, ‘Unë dhe Vetvetja ime’, por kur e mbarova librin e
kisha përmendur kaq herë konceptin e “Vrapit “ tim në jetë sa thashë , ky është
titulli – ‘Vrapi i jetës’!
-
Bukur dhe të shkon, se ti vërtetë ke vrapuar nga RTSH, në Kinostudio,
Ministrinë e Kulturës dhe së fundi në Emigracion! Cilën periudhë të jetës ke
vlerësuar më shumë?
-
Nuk vlerësoj në mënyrë të veçantë asnjërën, sepse të gjitha i kam kaluar me
vrap. Mbaj mend kur erdha për herë të parë nga emigracioni, një gazetare
më pyeti: -‘Nga do e fillojmë jetën tënde?’
Unë
iu përgjigja, se nuk e di tamam por do them diçka, se gjithmonë nuk ka ecur por
kam vrapuar…Do ta lexoni librin dhe do të përfytyrohet një jetë e një njeriu që
del nga një familje e madhe me 6 fëmijë, dhe fugon nga ora 5 e mëngjesit, në
radio, pastaj në shkollë, një pushim e vogël e përsëri në radio e televizion
deri në orën 9 të darkës.
Mund
të them vetëm se Rtsh ka qenë fillimi i punës sime, jashtë shkollës, Kinostudio
ka qenë realizimi i filmave, duke u rritur “ vetë” fëmijët e mi, ndërsa unë dhe
im shoq ishim si mysafirë në shtëpi, se merreshim me punë shtetërore. Dhe Pandi
shumë më me lodhje se unë!
Kur
ndodhte difekt teknik në Televizion e merrnin nga shëtitja dhe ngjitej në Dajt,
ku luftonte mes erës e të ftohtit shpesh për të rregulluar defektin. Kur
qëllonte pastaj, që unë të isha në transmetim direkt e thosha, “transmetimi ynë
u ndërpre për arësye teknike”…më kishte ngirë gjaku.
Kur
vajta në Ministri, e vlerësuar nga i madhi regjisor Viktor Gjika, s’kam për të
harruar fjalët e tij, se me guximin dhe mënyrën e bukur si i komenton filmat,
ty do të kemi një mbrojtje të mirë me komisionin e vlerësimit.
Unë
veç dokumentarëve që realizoja si redaktore e skenariste, merresha edhe me
shkrime për filmat nëpër gazeta.Vetëm Kujtim Gjonaj ma ka kaluar për numrin e
shkrimeve në atë kohë, sipas statistikave të studiuesit të kinemasë, Abaz
Hoxha.
Pastaj
emigracioni, me ecejake në vazhdimësi, Athinë, Tiranë, ka qenë një luftë e
madhe për mbijetesë duke harruar vetveten.
Ja
si e përshkruaj në libër:
(Duke
komentuar një fragment libri…)
-Bukur
i paske gjetur krahasimet me vreshtin e parave, dhe me konceptin e tët shoqi,
se ti s’e kuptoje, se ishe futur në “ burg modern”
-
Më pëlqen të shkruaj, si dokumentariste edhe në gjininë e letërsisë! Më vinë
përpara gjithmonë mendime të konkretizuara me hollësi nga jeta. Më
është bërë dhe një psikozë e çuditëshme, sa shpesh “flas” me veten, se
ngatërrohem nga kufiri i jetës me ëndërrimin…Them se flas në emër të të gjitha
atyre grave, që punojnë nëpër shtëpitë e të pasurve, jashtë shtetit! Sakrificë
e madhe në emër të sigurimit të një jete më të mirë për familjarët e tu…Por në
një kuadër të përgjithshëm, emigrantët me punën e tyre korrekte kanë zbukuruar
edhe Atdheun e tyre! E them në emer të atyre që njoh nga afër, luftën e tmerrshme
për të çuar, si hamall nga Greqia në Shqipëri, jo thjesht para, por deri në
mjete materiale shtëpiake, deri tek materiale ndërtimi, për të ndërtuar në
fshat, sidomos shtëpitë e tyre të bukura si vila…Ndaj tregoj se emigracioni,
për sejcilin emigrant kalon si një sprovë e madhe mbijetese, por edhe me frute
lumturie, kur ngre një kunj shtëpie…
-Kam
shkruar edhe herë të tjera për filmat ose librat me të cilat vije nga
emigracioni. Tani erdhe përfundimisht në Tiranë, ta themi
kështu, apo ke plane të tjera?
-Kam
një vëlla të madh, në Athinë, që gjithmonë më ka nxitur të shkruaj. Gjatë
emigracionit unë e kam” vjedhur” kohën për të shkruar libër apo skenar filmi,
tani e kam kohën me pashë dhe kjo më jep kënaqsi të madhe. U
mbyta tani përkohësisht me pandeminë, që po shqetëson gjithë Botën, por e ndjen
Veten më të sigurt, këtu, te vendi yt, se sa jashtë. Tronditem
nga fakti i ikjes së të rinjëve, por sejcili do bëjë “Vrapin e tij të jetës”,
kështu qenka shkruar…Por ama, mosha e tretë është më mirë këtu, sepse edhe
buka, edhe zarzavatet, edhe frutat, deri te qumështi, kosi e djathi, më të
shijshme janë këtu…
-Nuk
e di, nëse do e marrin këtë mesazh nga libri yt, Angjelinë, se ti tregon në
vazhdimsi si ke bërë plane për të ikur jashtë shtetit, si këta të rinj, sot. Për
të vazhduar bisedë për librin, më pëlqen, se shumë kujtime të tua i ke të
dokumentuara edhe me fotografi e dokumenta të tjera. Kur shikoj punë tënde si
spikere, nga Televizioni Shqiptar deri tek Radio Athina, më duket se ke qenë e
privilegjuar…
-Unë
çdo gjë e lidh me Perëndinë dhe ëngjëllin mbrojtës. E kam patur ëngjëllin
mbrojtës me vete, Lavdi o Zot i madh! Libri im nuk është
thjeshtë biografi familjare, se sa një thirrje për zgjim shpirtëror, për ta
drejtuar vëmendjen nga Perëndia, që është Një për të gjithë!
Po
nuk e kemi sejcili nga ne ,në koshiencën e sub koshiencën tonë, do të vazhdojmë
të vuajmë…
Kam
një kapitull, të cilin e emëroj, Perëndia e vërteta universale!
Dhe
ja çfarë them…
(Fragmenti
i dytë nga libri...)
Pra,
të vimë te pyetja jote.
Ti,
Berti ke qenë vetë, në mbledhjen, që u bë te zyra e të madhit studiues
arvanitas, Aristidh Kola, ku u dha lajmi, se radio e Bashkisë së Athinës, do të
jepte një emision me lajme shqip.
Zoti
më kish vënë pranë Violeta Vilën, shoqen time të fakultetit dhe të
Televizionit, e cila bëri propozimin për mua dhe që u miratua nga të gjithë. Ja
këto unë i quaj, të parashkruara…
Në
libër kam treguar dhe disa ëndrra, ku unë kam parë të ardhmen time! Kështu
ëndrra me tufën me lule qe ia thashë gjyshit e si më doli…Ose, ju them ndjesinë
time, ku dëgjoj edhe Zëra në gjumë…Dikush nga shokët e shoqet e mia do
thotë, kujdes se e humbe tani, fare…
Le
të thotë…Unë kam përjetuar disa gjera, që vetë Zoti lart në qiell i di. Por
edhe Eli apo Rajmondi ishte pranë meje kur po shikonim shkollën tonë, gjimnazin
“Sami Frashëri”, si ndryshoi qielli në çast, …Lexoni librin e diçka të veçantë
do kuptoni.
Në
një emision për Kinën, që dëgjova mbrëmë, shoqëruesja kineze e një gazetari
amerikan, i tha se mijëvjeçari ynë është zgjimi i Shpirtit dhe lidhja e
Sejcilit me Natyrën!
Në
këtë linjë shpirtërore kaloj herë pas here unë me kujtimet nga Familja e madhe
tek Familja ime me dy fëmijë, që rriteshin me dashuri shumë të madhe nga ne
prindrit, nga gjyshet nga gjithë të afërmit.
- Ke
bërë një vërrejtje të fortë edhe për mosrespektin që hedh shtat në shoqërinë
tonë për kontributin shpirtëror që kanë dhënë artistët në kohën tjetër
-Këtë
le ta lemë si kuriozitet dhe le ta lëmë me kaq bisedën për sot, duke thënë
kryefjalën e dashurisë njerëzore që duhet të udhëheqë Botën, nisur nga dashuria
e madhe e Nënës dhe Babait që nuk harrohet kurrë, si një kurorë diellore !