E marte, 24.11.2020, 12:23 PM (GMT)

Kulturë

Timo Mërkuri: Besa shqiptare e Kostandinit dhe varianti serb i baladës

E hene, 02.11.2020, 10:46 PM


BESA SHQIPTARE  E KOSTANDINIT

…dhe varianti serb i baladës…

Nga Timo Mërkuri

Balada e “besës”, siç quhet zakonisht balada “Kostantini dhe Doruntina” përtej çdo hamendësimi gjëndet edhe në gjuhën serbe dhe boshnjake, por ajo që të bën përshtypje te këto dy variante është fakti se teksti është i njëjtë, jo vetëm si kuptimshmëri, por është i njëjti  tekst me 122 vargje, veçse është i shkruar boshnjakisht te njeri variant dhe serbisht te tjetri. Këto dy variante gjënden te antologjia  EMOS “Antologjia e poezisë ballaknike ”Athinë 2006, ku varianti serb ndodhet në f.q.390-393 i përkthyer nga Emin Kabashi, ndërsa varianti boshnjak ndodhet në f.q.100-101, i përkthyer nga Fatime Imeraj –Zeqiri. Ngjashmëria e tyre shpjegohet me faktin se tëdy tekstet kanë të njëjtin burim, Antologjinë e poezisë popullore (Narodna srbska pjesnarica) të Vuk Stefanoviç Karaxhiqit[1], botuar në Vjenë në vitin 1815[2]. Do vlente së tepërmi po të na jipejedhe emri i rapsodit prej të cilit është regjistruar si dhe fakti në se këtë regjistrim e ka bërëvetë Vuk Karaxhiqi apo ja kanë dërguar në Vjenë bashkëpunëtorët e tij[3]. Kjo baladë gjëndetnë Antologjinë “Këngë e sllavëve të jugur[4]” me nr 513 dhe ka shënimin:Përkthyer nga teksti i përmbledhjes: Karadžič, vëll. II, № 5.Regjistruar nga një vendas i Serbisë jug-perëndimore.Balada u përdor gjerësisht mes sllavëve të jugut.Në sllavët e lindjes, kjo baladëështë e njohur në formë përralle[5]”.

Në lidhje me këtë baladë,është interesante fakti që studiuesit serbë janë mjaftuar me botimin te antologjia“Këngë e sllavëve të jugurt”dhe nuk i kanë bërëndonjë reklamë, thua se u rëndonte akti i tjetërsimit të tekstit te varianti shqiptar, prej nga e morën.Veprimet e së kaluarës janëpeshë e rrëndë dhe nuk mund të kalohet deti me ‘to në shpinë. Arsyet e heshtjes serbe mund të jenë të shumta, por e pakuptim është heshtja e folkloristikës shqiptare, në një kohë që kjo kishte shumë për të folur për variantin serb të kësaj balade dhe raportin e saj me variantin shqiptar.

Mendojmë të shprehemi për këtë baladë dhe për raportin e saj me variantin shqiptar, por për të

kuptuar drejt debatin, le të lexojmësë pari variantin serb të përkthyer në shqip, si më poshtë:

Vëllezërit dhe motra[6]

Lindi nëna nëntë djem të dashur

Dhe të dhjetën të bukurën surgareshë.

U kujdes derisa i rriti

Derisa djemtë u bënë për martesë.

5-Kur vajza u bë për tu dhënë

Atë e kërkuan shumë beqarë

Njëri han, tjetri general

I treti shkues nga fshati fqinjë.

Nëna e jep në fshatin fqinjë

10-Vëllezrit ja japin hanit përtej detit.

Edhe vëllezërit me motrën biseduan

-Unë të dhashë motra jonë e dashur

Unë të dhashë te hani përtej detit.

Por më shpesh do të të vijmë

15-Gjatë vitit për çdo muaj

Gjatë muajit për çdo javë.

Dhe motra vëllezërit i ka dëgjuar

Ajo shkoi te hani përtej detit.

Po të shohësh çudinë e madhe!

20-Zoti lëshoi një sëmundje të rëndë

Dhe i mori të nëntë vëllezërit e dashur,

Vetëm mbeti nëna plakë

Kështu mbeti për tre vjet.

Hidhet klithë motra Jelica:

25-Zot i madh të qofshim falë,

Pse vëllezërit nuk duan të më vijnë?

Atë ashpër e qorton kunata:

-Kudër e keqe kunata jonë

Ti shumë ashpër vëllezërit i qortove

30-Se ty vëllezërit nuk kanë për të ardhur.

Hidhet klithë motra Jelica

Hidhet klithë në mëngjez e në mbrëmje.

Por zoti i madhe e mëshiroi

Dhe ai dërgoi dy ëngjëjt të tij.

35-Shkoni poshtë, dy ëngjëjt e mi

Dhe të varri i bardhë i Jovanit,

I Jovanit, vëllait më të vogël,

Me shpirtin tuaj i jipni shpirt,

Nga varri kalin ia mbaroni,

40-Nga dheu ia gatuani bukën,

Nga qefini ia bëni dhuratat,

E përgatitni të shkojë te e motra.

Shpejt shkojnë dy ëngjëj të Zotit

Te varri i bardhë i Jovanit.

45-Nga varri kalin ia mbarojnë,

Me frymën e tyre shpirtin ia japin,

Nga dheu ia gatuajnë bukën,

Nga qefini ia bëjnë dhuratat.

E përgatisin te motra të shkojë.

50-Shpejt po shkon vëlla Jovani.

Kur arin afër oborit

Që larg motra e sheh,

Pak më afër ajo i afrohet

Nga dhimbja zë dhe qan.

55-Duart i hap dhe në fytyrë e puth;

Dhe motra zuri ta pyesë vëllanë:

-A më keni premtuar vëlla,

Kur të re mua më martuat,

Se shumë shpesh do të vini

60-Gjatë vitit për çdo muaj,

Gjatë muajit për çdo javë?

Sot u bënë plot tre vjet

Asnjëherë nuk më kini ardhur!

Dhe më tejë motra po i thotë:

65-Pse ashtu vëlla je i zbehur,

Mu sikur të kishe qenë nën dhe?

E ndërpreu bisedën djalë Jovani:

-Hesht motër, në se e din Zotin!

Më ka ndodhur fatkeqësi e madhe

70-Deri sa tetë vëllezër i martova

Dhe i mora tetë kunata të dashura,

Dhe sa vëllezërit u martuan,

Nëntë shtëpi të bardha i ndërtuam;

Për këtë shkak jam zbehur.

75-Dhe ai qëndroi tri ditë të bardha.

U përgatit motra Jelicë,

Dhe përgatiti dhurata për zotërinj,

Tu dhuronte vëllezërve dhe kunatave;

Vëllezërve u qepi këmisha pëlhure

80-Kurse kunatave rrathë dhe unaza.

Por Jovani shumë u ngushtua.

-Ti mos shko e dashur motër

Derisa vëllezërit nuk vijnë për vizitë.

Por Jelica nuk ka hequr dorë.

85-Ajo përgatiti dhurata për zotërinj.

Atëherë Jovani në këmbë u ngrit

Dhe me të motra Jelica.

Dhe kur afër oborit kanë ardhur

Afër oborit ishte kisha e bardhë,

90-Andaj foli djalë Jovani:

-Ti prit këtu motër e dashur

Derisa unë të shkoj në kishë të bardhë:

Kur vëllain e mesëm e martuam,

Unazën e arit e kam humbur,

95-Ta kërkoj motër e dashur.

Shkoi në varr djalë Jovani,

Mbeti motra Jelicë

Duke pritur djalë Jovanin.

E priti, por dhe e kërkoi,

100-E te kisha shumë varre të reja:

Aty menjëherë pikëllimin e ndjeu,

Mos ka vdekur djalë Jovani.

Shpejt shkoi në oborin e bardhë;

Kur afër oborit kishte ardhur,

105-Dhe në obor po këndonte qyqja,

Ajo nuk ishte qyqja motër,

Por ishte nëna e saj plakë.

Dhe Jelica në derë kur erdhi,

Bërtiti sa i zuri fyti i bardhë:

110-Nënë e mjerë, ma hap derën.

Nëna plakë nga obori i foli:

-Shko nga këtej murtajë e Zotit,

Nëntë djem m’i ke vdekur,

Më do dhe mua nënën plakë?

115-Dhe Jelica zuri dhe foli:

-Nënë e mjerë, ma hap derën,

Nuk është murtyaja e Zotit,

Por Jelica, vajza jote e dashur.

Atëherë nëna ja hapi derën,

120-Vajtuan si dy qyqe të mjera,

Me duar të bardha u përqafuan,

122-Të dyja vdekur për tokë ranë.

Përktheu : Emin Kabashi

Ky është teksti i baladës serbe të regjistruar nga Vuk Karaxhiqi dhe të publikuar në librinn e tij “Narodna srbska pjesnarica” botuar në Vjenë në vitin 1815, që i përkthyer në gjuhët e Ballkanit, përfaqson folkloristikën serbe në botimin EMOS.

I- Autorësinë serbe të kësaj balade e kundërshton fakti që serbët nuk kanë patur traditë në

këngë epike[7] dhe balada në vendorigjinë[8], për pasojë edhe shënimi i bërë te botimi i “Këngë të sllavëve të jugut” se “Në sllavët e lindjes, kjo baladë është e njohur në formë përralle[9]” është një alibi e rreme që synon të dëshmojë se serbët e kishin këtë baladë në vendorigjinën e tyre, veçse e kishin patur në variantet në prozë, duke haruar qëvariantet e baladave në prozë, janë variante të mëvonëshme të tyre[10].

Serbët nuk nuk e sollën me vete  këtë baldaë se nuk e kishin në vend origjinë, për arsyen e thjeshtë se nuk e njihnin  krishtërimin dhe  ringjalljen para  shek.VI- VII të e.s. Serbët e njohën krishtërimin nga grekët dhe shqiptarët, pas pushtimit prej tyre të territoreve  ballkanike, për pasojë edhe ringjalljen (e Krishtit dhe Lazarit) e njohën në këtë periudhë.Shtojmë se shekujt e parë të pushtimit sllav ishin shekuj të luftës dhe shkatërimit[11], dhe jo kohë e “mësimit”tëkulturës së vendasve apo kohë e “prezantimit” të  kulturës së tyre të origjinës, kështu qëedhe koha e njohjes së tyre me krishtërimin dhe ringjalljen është disa shekuj pas ardhjes së tyre në ballkan.

Ndërkohë, kur erdhën serbët në Ballkan, balada shqiptare lulëzonte në të gjitha trevat dhe hapësirat shqipfolëse.Serbët e kanë hasur këtë baladë në teritoret shqiptare që okupuan, por duke qënë se bota e baladës ishte larg botkuptimit të tyre, ata e kanë shpërfillur. Pas botimit të këngëve popullore (Narodna srbska pjesnarica) që bëri Vuk Karaxhiqi  në vitin 1815, kur gjithë vëmëndja europiane u përqëndrua te balada “Zidanje Skadra”, kjo baladë mbeti në hije dhe serbët nuk e reklamuan, ndërsa shqiptarët as nuk u njohën me faktin e egzistencës së saj në folkloristikën dhe botimet serbe.

Në formën si është paraqitur balada serbe “Vëllezërit dhe motra” (Сестра и братья) i ngjan një anieje me direkë e vela të shkatëruara. Kjo mënyrë “lundrimi” ështe tepër e dukëshme te vargjet 85-110 të kësaj balade, ku duket se rapsodi ka “haruar” rradhën dhe llogjikën e subjektit kur ngatron fshatin e Jovanit me fshatin ku është martuar Jelica, kishat e tyre, varrin e Jovanit dhe shtëpinë e nënës etj.

Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se me subjektin aktual, balada serbe nuk lundron në detin e dhimbjes vetmitare tënënës plakë, por vërtitet në liqenin e “mallit” të motrës Jelicë për vëllezërit, ndaj dhe Jovani shkon e bujt te motra tre ditë, ndërkohë që te varianti shqiptar, Kostandini i porsambritur te sheshi ku Dhoqina na hidhej valle., i thotë motrës … eja sikundër je, për të mos humbur kohë. Por në këtë rast është eleminuar nga subjekti vizita e nënës te varret e djemve dhe mallëkimi mbi varrin e Jovanit, mallëkim që trondit të birin në botën e përtejme dhe e ngre nga varri. Arsyeja e heqjes së kësaj vizite dhe këtij mallëkimi është e kuptueshme, ky “mallëkim” nëne ka forcën që ka edhe Zoti për të ringjallur të vdekurin, koncept që kisha serbe nuk e pranonte.

Normalisht qëlind pyetja se pse kisha ortodokse dhe katolike shqiptare e pranoi këtë baladë me këto “blasfemi”?  Krishtërimi shqiptar e pranoi këtë baladë me elementët e tij paganë që“sfidonin Zotin” për arsye se ai e gjeti të gjallë baladën kudo në teritoret ku, në kohën e ardhjes së tij, banonte popullata shqipfolëse. Pra, balada shqiptare kishte “lindur” shumë kohë para se të vinte krishtërimi. Dhe të mos harojmë se krishtërimi në Shqipëri u pranua qysh në shek.I të e.s. Arsye tjetër është se shqiptarët vërtet e pranuan krishtërimin, por ata thellë në shpirt vijuan të mbeten paganë. Kjo është arsyeja që kisha shqiptare, jo vetëm që nuk e ndaloi dot baladën, por ajo u përpoq (dhe ja ariti deri diku) ta vinte në shërbim të saj[12]. Kjo duket te varianti “Kënga e Dhoqinës” ku balada zhvillohet nëambiente dhe data fetare (Ditën e Pashkës në drekë, Ditën e Pashkës së Madhe, Unë do shkoj në ajodhimë etj.).

Varianti serb i baladës ngjan me një“anie” që i është rrëzuar direku me gjithë velat dhe

ecën nga e shtyn era më e fortë apo nga e merr rryma më e shpejtë. Mungon udhëtimi plot kolorit e muzikalitet i kthimit hipur mbi..të njëjtin kal/ I vdekuri me të gjall.., mungojnë bisedat e zogjve dhe dialogu i “kalëruesve” mbi këto biseda, mungon ai ankth i “ndritshëm” që të  mba në tension dhe interesim dhe kjo mungesë nuk është e rastësishme.

Kisha serbe jo vetëm që nuk do ta lejonte  bashkëudhëtimin e të vdekurit me të gjallin, por dhe bashkëbisedimin e zogjve e quante mëkat, ndaj e ka redaktuar (rapsodi, botuesi apo Vuk Karaxhiqi), por është pikërisht ky“redaktim” që “ka rrëzuar direkun e anies” ku mbaheshin velat, ka çorientuar “busullën  e lundrimit” dhe subjektin e baladës, madje e ka bërë atë llogjikisht të pakuptueshëm.

II-Regjistrimit dhe publikimi i baladës në vitin 1815 nga Vuk Karaxhiqi, nuk u jep serbëve autorësinë e baladës. Ky fakt u jep serbëve vetëm  përparësinë e publikimit të variantit të tyre në formë të shkruar, ndaj publikimit të variantit shqiptar, por edhe kjo është e diskutueshme. Po të kemi parasysh  dëshminë e Dozonit[13], sipas së cilës:- në bazë të baladës (variantit) “Kënga e Halil Garrisë” u krijua dhe balada e famshme e “Lenore-s” e Bürger-it[14], le të arsyetojmëse, ndërsa variant serb është botuar dhe prezantuar në Europë në vitin 1815, varianti shqiptar “Kënga e Halil Garrisë” është kënduar dhe njohur nga europianët  qysh në 1773, madje ka frymëzuar  krijimin e një vepre  letrare të famëshme siç është poema “Lenore-s” në 1774, dhe atëherë shohim që prezantimi i variantit shqiptar është shumë kohë më parë se variant serb.. Shtojmë faktin se arbëreshët, ndonëse të larguar dhe “izoluar” nga atdheu i pushtuar qysh nëshek. XV, vijonin të këndonin variante të ndryshme të kësaj balade, të mara me vete nga atdheu në kohën e emigrimit,variante që ishin autentike, qërealisht do regjistroheshin  në shek. XVIII, ndonëse do publikoheshin nga De Rada më 1866[15].

III-Është domethënës fakti që varianti serb i baladës së rregjistruar nga Vuk Karaxhiqi

është i vetmi variant serb i baladës në hapësirën sllave, pa asnjë nënvariant apo motërzim, ndërkohë që variantet dhe motërzimet  shqiptare gjënden në çdo vend e në çdo krahinë  të banuar nga popullata shqipfolëse.

Varianti serb është si “djali i vetëm”, pa “vëllëzër e motra”, pa nënvariante e motërzime,ndërkohë që variantet shqiptare janë të shumta, të vjetra dhe të “reja”, që u përshtaten botkuptimit pagan, kristian dhe mysliman. Realisht, mungesa e varianteve dhe motërzimeve të tjera serbe, na forcon bindjen se ata (serbët) janë njohur me këtë baladë dhe e kanë “birësuar”në kohën që e regjistroi Vuk Karaxhiqi nga “rapsodi i Serbisë jugperëndimore”, pra në vitin e regjistrimit 1814 ose në vitin e botimit 1815.  Në këtë kohë, kisha ortodokse[16] serbe ishte e plot-fuqishme dhe serbët “nuk guxuan” që ta ringjallnin “vetë” Jovanin, prandaj këtë detyrë “ja lanë” Zotit dhe ëngjëjve. Ky fakt, veç sa më sipër, na tregon  që balada serbe ka një moshë të “re”, ka një datlindje  afër kohës sonë (1814-1815), prandaj cilëson epokën kristiane.

IV-Ne nuk duhet të harojmë faktin që variantet serbe të shumë baladave dhe këngëve

epike të mbledhura dhe botuara nga Vuk Karaxhiqi janë këngë epike ose balada shqiptare, të regjistruara prej tij (Vuku Karaxhiqit) ose të dërguarve të tij, nga rapsodë të “dorës së tretë” dygjuhësh, të cilët “shisnin këngë” nëpër ambiente publike ose private dhe paguheshin. Këta “rapsodë” me synim të ritjes së pagesës, nuk e kishin problem të ndryshonin tekstin e këngës,kur ndryshonin ambientin apo gjuhën me të cilën këndonin. Këtë ndryshim teksti e kemi vërtetuar te sprova jonë  mbi baladën e murimit “Zidanje Skadra” dhe po vërtetojmë edhe te kjo baladë rastet dhe motivet e ndryshimit të tekstit origjinal.

V-Varianti shqiptar i baladës është tepër arkaik[17] gjë që dëshmon egzistencën e hershme të kombit tonë. Mungesa e babait (edhe si kujtim) në të gjithë variantet dhe autoriteti i nënës në familje, cilëson në baladë periudhën e matriarkatit. Fakti që rolin drejtues të familjes (pas mungesës së babait) nuk e mer ndonjë nga  nëntë (ose dymbëdhjetë) vëllezërit,cilëson se ngjarja e baladës nuk “ka hyrë” në epokën e patriarkatit por ka qëndruar në “kufirin” e matriarkatit.Po ashtu, fakti që vëllai dhe motra kuptojnë bashkëbisedimin e zogjve, është cilësim i epokave kur njeriu “fliste” me drurët dhe zogjtë.Dhe së fundi, ringjallja e Kostandinit pa ndërhyrjen e Zotit apo të ëngjëjve, madje pas një periudhe qëndrimi në varr tre (ç’bën tre vjet pa tretur), shtatë apo nëntë vjet, dëshmon një periudhë paganë, ku nuk bie as hieja e kryqit të kishës e jomë të dëgjohen këmbanat e saj[18].Të gjitha këto dëshmojnë se variant shqiptar i baladës cilëson epokën parakristiane, ndaj është më i vjetër se variant serb.

VI-Varianti serb i kësaj balade nuk e përmënd “besën[19]” duke “mënjanuar” qëllimisht tiparin kryesor të identitetit dhe të lashtësisë së shqiptarëve në këto troje.Realisht serbët nuk e kuptojnë “besën” shqiptare as si shprehje, as si nocion juridik dhe as si mënyrë jetese.Ata e quajnë “arbanska vjeru”, ndonëse kjo shprehje e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë…”besimi shqiptar”.Shqiptarët që flasin serbisht, në kontekst të fjalisë, e kuptojnë se, kur serbët flasin për “arbanska vjeru” ata duan të flasin për “besën shqiptare”, por nuk dinë si ta shprehin. Nga ana tjetër, serbët kur dëgjojnë fjalën shqipe “besë” nuk e kuptojnë që nuk flitet për besimin[20].

Serbët nuk e kuptonin dot funsksionimin e “besës”, ku shqiptarët me një “besa-besë” hidheshin në kryengritje dy apo tri krahina, lidhej një krushqi a një beslidhje kombëtare. Ata nuk e konceptonin dot që pa asnjë shpërblim, veç me një shtrëngim dore fshihej hasmëria dhe falej gjaku i derdhur ndër disa vite mes dy fiseve.

Vetë Karaxhiqi e njihte “besën shqiptare” dhe gjuhën shqipe, ndaj e kuptonte që nuk mund ta prezantonte këtë baladë si krijim i artit gojor serb “nga bedenat e besës shqiptare”.Për këtë arsye ai e hoqi “besën” dhe pjesët e  “frikëshme” pagane dhe e përshati tekstin me këto mungesa. Kjo është njësojë si në mes tëoqeanit, kapiteni të urdhërojë prerjen e direkut kryesor të anies, i cili mban drejtpeshimin gjatë lundrimitdhe funksionimin e velave. Kjo është arsyeja që varianti serb i baladës ka një subjekt  problemor në llogjikën e veprimit të personazheve.

Në këtë kontekst lind pyetja; Pse Vuk Karaxhiqi, ky njohës i thellë i folklorit e lejoi, pranoi, apo e kreu vetë procesin e heqjes së “besës” nga teksti i baladës për të përfituar variantin serb?

Ne mendojmë se lënia e “besës” te kjo baladë, krahas “besës” së  lidhur mes tre vëllezërve te “Zidanje Skadra”, do ti shtonte shanset e demaskimit të tijpër “tjetërsimin” e baladave shqiptare në variante serbe, për arsyen se; qënia e “besës” si motor lëvizës te njera baladë mund të quhej “rastësi fqinjësore”, por egzistenca e këtij “motori” shqiptar në dy baladat mëtë bukura të përmbledhjes së Vuk Karaxhiqit, me siguri që do ti krijonte problemin e plagjiaturës. Prosper Merime vetëm me intuitë shtroinë “Revue Contemporaine” pyetjen e mungesës së varianteve shqiptare në përmbledhjen e këngëve popullore ballkanike dhe serbët e “mbajtën mend”për t’i kthyer përgjigje në vitin 1966[21]. Mendoni se çfarë do ndodhte në rast se Merime do njihej me faktin e sakatimeve të varianteve shqiptare për të përfituar variantet serbe.

Arsye tjetër është fakti se në kohën që kjo baladë u regjistrua (në vitin1814) dhe u publikua (në vitin 1815), popujt e Ballkanit nuk ishin më në situatën historike të periudhës së lindjes së “besës”, pavarësisht se ky institucion ishte funksional vetëm për shqiptarët dhe jo për fqinjët e tyre. Këta fqinjëkishin krijuar shtete me mbret e qeveri, administratë dhe ligje, me ushtri dhe gjykata, që ruanin dhe drejtonin funksionimin e shoqërisë.Ndërkohë shqiptarët akoma jetonin në shoqëri të drejtuar nga kodet zakonore, ku funksiononte “besa”përballëligjit të pushtuesit turk.Mirpo serbët (dhe turqit) synonin zhdukjen e shqiptarëve si komb e si shtet “i mundshëm” dhe kjo zhdukje do fillonte nga folklori, gjuha dhe historia.

Heqja e “besës” u shoqërua edhe me heqjen e funksionimit dhe pranisë së elementëve

paganë të baladës, duke  hequr në këtë mënyrë lashtësinë dhe identitetin e saj. Është e vërtetë që kjo “heqje” nuk ndikoi te kombi ynë, për arsye se shqiptarët vijonin të këndonin versionet e tyre nëpër ambientet e tyre, ku shpesh bujtnin të huaj. Mirëpo në prezantimin e artit oral ballkaniktë shkruar te publiku dhe inteligjenca europiane, mungesa e pranisë së varianteve shqiptare linte një boshllëk të madh me shumë pikpyetje. Historia nuk shkruhej vetëm me tehun e shpatës, një shpatë e fortë për historinë tani ishte pena.Fjala e shkruar dëgjohej më shumë e për një kohë më të gjatë se fjala e folur.



[1]Vuk Stefanoviq Karaxhiqi (7 nëntor 1787 - Vjenë 7 shkurt 1864) serbisht: Вук Стефановић Караџић; lindi në Tërsiq afër lumit Drina dhe vdiq në Vjenë. Ishte filolog, formuesi i gjuhës së shkruar serbe, etnolog, shkrimtar, përkthyes dhe diplomat i pavarur serb. Me emrin Vuk (nga shqipja Ukë, ujk) e thërrisnin si Vuku i Stefanit (djali i Stefanit), mëvonë merr si mbiemër emrin e katundit  Karadzic,. Ai mësoi shkrim e këndim si autodiktat nga një Bibël e kishës sllave. Në Vjenë bie në kontakt me sllavistinJernej Bartol Kopitar (21 gusht 1780 - 11 gusht 1844)  njëgjuhëtar dhe filolog nga Sllovenia,me të cilin bashkëpunon së tepërmi.Vuk Karaxhiqi  ishte i martuar me austriaken Ana Kraus dhe kishte 13 fëmijë... Në 1814 dhe 1815, Vuk botoidy vëllime të Këngëve Popullore Serbe, të cilat më pas u bënë katër, pastaj në gjashtë, dhe më në fund në nëntë vëllime. Në botimet e zgjeruara, këto këngë tërhoqën   vëmendjen e të gjithë Evropës letrare dhe Amerikës.Goethe i karakterizoi disa prej tyre si "të shkëlqyeshme dhe të denjë për t'u krahasuar me Këngën e Këngëve të Solomonit".Në 1824, ai i dërgoi një kopje të koleksionit të tij Jacob Grimm, i cili u entuziazmua veçanërisht nga "Balada e murimit". Grimm e përktheu atë në gjermanisht dhe i krahasoi ato me lulet më fisnike të poezisë homerike dhe për  “Zidanje Skadra”  ai tha: "një nga poezitë më prekëse të të gjitha kombeve dhe të të gjitha kohërave". Themeluesit e Shkollës Romantike në Francë, Charles Nodier, Prosper Mérimée, Lamartine, Gerard de Nerval dhe Claude Fauriel përkthyen një numër të madh  të tyre, të cilat tërhoqën vëmendjen e  Alexandër Pushkin, poetit kombëtar finlandez Johan Ludëig Runeberg, çekut Samuel Roznay, Pol Kazimierz Brodzinski, të  shkrimtarëve anglezë Ëalter Scott, Oëen Meredith dhe John Boëring.

Karaxhiç vazhdoi të mbledhë këngë edhe në vitet 1830.Ai arriti në Malin e Zi në vjeshtën e vitit 1834.I sëmurë, ai zbriti në Gjirin e Kotorrit për të dimëruar atje dhe u kthye në pranverën e vitit 1835. Atje në pranverën e 1835 Karaxhiqi zbret në Gjirin e Kotorrit ku dhe  takoi Vuk  Vrćević , një letrar i aspiruar, i cili u bë  bashkëpunëtori  besnik i Karaxhiç që mblidhte këngë dhe përralla popullore dhe ja dërgonte në Vjenë. Një bashkëpunëtor tjetër i Vuk Karadžić ishte prifti Vuk Popović nga Boka Kotorska.Vuk Karaxhiqi vdiq në Vjenë më 7 shkurt 1864.Më 1897 eshtrat e tij u rivarosën në Beograd ku gjënden edhe sot.Vuk Karaxhiçi është zgjedhur anëtar i akademisë në Berlin, Vjenë, Shën Petersburg, Moskë, Göttingen, Zagreb, Beograd, anëtar i shoqërive të ndryshme në Krakóv, Paris. UNESCO ka shpallur 1987 “Vitin e Vuk Karaxhiçit”. Karaxhiç është zgjedhur edhe“Qytetar  Nderi” i qytetit të Zagrebit.Për të dhënat biografike shfrytëzuam https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Vuk_Karaxhiq dhe: /https://sites.google.com/site/projectgoethe/Home/vuk-stefanovic-karadzic

[2]Për historinë e botimit të kësaj antologjie nga Vuk Karaxhiqi kemi folur te sprova “Balada shqiptare e murimit”.

[3] Vuk Karaxhiqi ishte i sëmurë nga këmbët dhe lëvizte me paterica, kështu që për të grumbulluar krijimtarinë gojore ngriti një rrjet të dendur me bashkëpuntorë, të cilët i regjistronin këngët direkt nga rapsodët dhe ja dërgonin Vukut në Vjenë.

[4] Песни южных славян ( https://coollib.com/b/130493/read)

[5] 513 Сестра и братья :“Переведено по тексту сб.: Караджич, т. II, № 5. Записано от уроженца юго-западной Сербии. Баллада широко бытовала среди южных славян..У восточных славян этот сюжет известен в сказочной форме”.

[6] Marrë nga  EMOS “Antologjia e poezisë ballaknike” Athinë 2006 f.q. 390-393. Shënim i redaksisë EMOS: Kënga popullore “Motra dhe vëllezërit e saj” (Braca i sestra) është marë nga  Antologjia e poezisë popullore (Narodna srbska pjesnarica) e Vuk Stefanoviç Karaxhiqit, botuar në Vjenë, në vitin 1815.

(Ky variant është paraqitur nga Komisioni Shtetëror serb i kulturës për përfaqsimin e folkloristikës serbe në botimin e Antologjisë EMOS…Shënimi im. T.M.)

[7]"Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate”. (fq 201-207/ Veis Sejko Bargjini/ Tiranë 2002)Serbia s'ka këngë popullore kreshnike. Serbia guslën e njeh përmjet rapsodëve të jashtëm endacakë të verbër ose të paverbër që sillen poshtë e lart për të fituar bukën e gojës, dhe meqë e dinë që në Serbi nuk ka epikë i vardisen pikërisht asaj ….Duke parë se në tre vëllimet me këngë të Vuk Karaxhiqit s’ka asnjë nga një fshat serb prej fshatari serb, do të thotë se Serbia vet s’ka qenë ndonjëherë zonë lahute dhe për pasojë as zonë këngësh kreshnike”

-Profesori çek, Dvornik, shkruan:..“Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojë vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi nga fundi i shekullit VI pas Krishtit. https: //ëëë. neogazeta.com /dyndjet-sllave-ne-ballkan/.

[8]Historiani, Tajar Zavalani, shkruan:”Vendbanimet fillestare të Sllavëve kanë qenë moçalet e luginës së lumit Pripet në një krahinë të Bjellorusisë që quhej Polesje. Sllavët jetonin si tribun/primitivë, me regjim patriarkal e merreshin me pak bujqësi duke djegë pyjet, në toket e të cilëve mbillnin për një stinë, duke shfrytëzuar hirin si pleh. ”https://ëëë.neogazeta.com/dyndjet-sllave-ne-ballkan/

[9] 513 Сестра и братья : “У восточных славян этот сюжет известен в сказочной форме”.

[10]Emri "baladë" vjen nga tekstet provansale(Provanca) dhe siçiliane (Siçili) dhe lidhet me ritualin e vallëzimit të kënduar ("kalag" - unë kërcej).Baladat në Ballkan këndoheshin me grup këngëtaresh (Kënga e Dhoqinës) ose nga një këngëtar i vetëm (Halil Garria etj). Rrëfimi i tyre në prozë është process i vonshëm dhe ka lidhje me zhvillimin e shkrimit.

[11]…në vitin 580, një fuqi e përzier sllavësh dhe avarësh, rreth 100.000 vetë, u nisën nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Thraki. Ata dogjën, plaçkitën e grabitën për 4 vite rresht. …Këto episode tragjike të invadimeve sllave në Ilirik arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike u vendosën përfundimisht në Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual të tij.

-Historiani i Bizantit, Prokopi, shkruan “Si një valë deti prej njerëzish , me burra, gra e fëmijë, ata u vërsulën në tokat e Perandorisë dhe kthyen në gërmadha e zhytën në gjak Ilirinë,Epirin dhe Thrakinë, duke përparuar deri në thellësi të Greqisë së vjetër. Prej orës që skllavinët u turrën në tokat e Perandorisë, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie e moshe që u ranë në duar. Kjo shfarosje me shumicë mbuloi në kufoma Ilirinë dhe Thrakinë, që sipas llogaritjeve ishin më shumë se 200.000 vetë, duke përfshirë edhe ata që u morën si skllevër. ”https://ëëë.neogazeta.com/dyndjet-sllave-ne-ballkan/

[12]Mund të hipotezohet që krishtërimi e mori nga balada shqiptare fenomenin e ringjalljes.

[13] Auguste Dozon, ( 2 gusht 1822-31 dhjetor 1890) studiuesit francez dhe konsull në Janinë, i cili u mor aq shumë me përrallat dhe traditat shqiptare, të cilat i botoi në Francë duke filluar nga viti 1875.

-Shih te Luan Rama:http://ëëë.standard.al/2014/10/14/kenga-e-konstandinit-dhe-atdheu-i-legjendes/

[14] Gottfried August Burger( 31 dhjetor 1747- 8 qershor 1794) "Lenore" ("Leonora", "Leonore" ose "Ellenore"), është një poezi e shkruar nga autori gjerman Gottfried August Bürger në 1773, dhe botuar në 1774 në Göttinger Musenalmanach.

[15] Anton Nik Berisha, “Mbi rapsoditë arbëreshe të botuara në 1866”: Kjo (botimi I librit të De Radës) në të vërtetëështë kurorëzimi i denjë i përpjekjeve të filluara shumë më herët, sidomos i punës që kishin bërë në shek. XVIII dhe mëvon Nikoll Filja nga Qefti (Palermo) Francesk Avati  nga Maki…Çezar Marini e Rafael Lopezi…”Rapsodi të një poeme arbëreshe”, MILOSAO 2016, Sarandë, f.q. 152….Më 1841 Luigj Petrasi nga Çerxeto (Qana) ia kishte dërguar De Radës tri këngë artistikisht të plotë, ndërsa një vit më von Engjëll Bazile nga Plataçi ia sjell edhe disa të tjera…ato kushtuar dasmës dhe besës së madhe të Kostandinit. Po aty, f.q. 159

[16]Veis SejkoMbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate”. (fq 201-207/ Bargjini/ Tiranë 2002)…Pengesa e parë ka qenë priftëria ortodokse, që ishte si e Serbisë ashtu dhe e Bizantit. Bizanti pra nuk ishte vetëm zgjedha politike e serbëve por edhe mitropolia fetare e tyre. Kundër Bizantit rapsodi serb do ta kishte të vështirë të këndonte se priftërinjtë do t’i nxirrnin sytë menjëherë. Pengesa e dytë ka qenë mungesa e nje vargu epik që sllavët në përgjithësi nuk e vunë dot në dorë ….

[17] De Rada: Ajo që i bën ato mbi të gjitha të rëndësishme për nëështë pikëzimi i mënyrës së vjetër të jetës shqiptare. “Parimet e estetikës” 1861, Cituar te shkrimi mësipër(footnote 10) nga A.N.Berisha. F.q. 151.

[18]Rasti i “Këngës së Dhoqinës” është përjashtimi që përforcon rregullin.

[19]Besa është  tregues bazë i identitetit dhe lashtësisë së kombit tonë. Anton Nik Berisha: Vlerën e poemës së lashtë De Rada e shihte në radhë të parë si dëshmi e ekzistencës dhe lashtësisë kombëtare, por edhe të nevojës për një vijësi ekzistimi dhe qëndrese..”Rapsodi të një poeme arbëreshe” MILOSAO Sarandë 2016.Fq 171.

[20]Kjo i ka çuar në disa vetëdemaskime kur janë përpjekur që baladat shqiptare të përkthyera në serbisht t'i paraqesin

si balada serbe.

[21] Shih dhe te. Ismail Kadare “Autobiografia e popullit në vargje” Onufri 2002.F.q. 21.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora