| E hene, 02.11.2020, 11:46 PM |
BESA SHQIPTARE E KOSTANDINIT
…dhe
varianti serb i baladës…
Nga
Timo Mërkuri
Balada e “besës”, siç quhet zakonisht
balada “Kostantini dhe Doruntina” përtej çdo hamendësimi gjëndet edhe në gjuhën
serbe dhe boshnjake, por ajo që të bën përshtypje te këto dy variante është
fakti se teksti është i njëjtë, jo vetëm si kuptimshmëri, por është i njëjti tekst me 122 vargje, veçse është i shkruar
boshnjakisht te njeri variant dhe serbisht te tjetri. Këto dy variante gjënden te antologjia EMOS “Antologjia e poezisë ballaknike ”Athinë
2006, ku varianti serb ndodhet në f.q.390-393 i përkthyer nga Emin Kabashi, ndërsa varianti boshnjak ndodhet
në f.q.100-101, i përkthyer nga Fatime Imeraj –Zeqiri. Ngjashmëria e tyre
shpjegohet me faktin se tëdy tekstet kanë të njëjtin burim, Antologjinë e
poezisë popullore (Narodna srbska pjesnarica) të Vuk Stefanoviç Karaxhiqit[1],
botuar në Vjenë në vitin 1815[2].
Do vlente së tepërmi po të na jipejedhe emri i rapsodit prej të cilit është
regjistruar si dhe fakti në se këtë regjistrim
e ka bërëvetë Vuk Karaxhiqi apo ja kanë dërguar në Vjenë bashkëpunëtorët e tij[3].
Kjo baladë gjëndetnë Antologjinë “Këngë e sllavëve të jugur[4]”
me nr 513 dhe ka shënimin:“Përkthyer nga teksti i përmbledhjes:
Karadži?, vëll. II, ? 5.Regjistruar nga një vendas i Serbisë jug-perëndimore.Balada
u përdor gjerësisht mes sllavëve të jugut.Në sllavët e lindjes, kjo baladëështë
e njohur në formë përralle[5]”.
Në lidhje me këtë baladë,është
interesante fakti që studiuesit serbë janë mjaftuar me botimin te antologjia“Këngë
e sllavëve të jugurt”dhe nuk i kanë bërëndonjë reklamë, thua se u rëndonte akti
i tjetërsimit të tekstit te varianti shqiptar, prej nga e morën.Veprimet e së
kaluarës janëpeshë e rrëndë dhe nuk mund të kalohet deti me ‘to në shpinë. Arsyet
e heshtjes serbe mund të jenë të shumta, por e pakuptim është heshtja e
folkloristikës shqiptare, në një kohë që kjo kishte shumë për të folur për
variantin serb të kësaj balade dhe raportin e saj me variantin shqiptar.
Mendojmë të shprehemi për këtë baladë
dhe për raportin e saj me variantin
shqiptar, por për të
kuptuar drejt debatin, le të lexojmësë
pari variantin serb të përkthyer në shqip, si më poshtë:
Vëllezërit dhe motra[6]
Lindi nëna nëntë djem të dashur
Dhe të dhjetën të bukurën surgareshë.
U kujdes derisa i rriti
Derisa djemtë u bënë për martesë.
5-Kur vajza u bë për tu dhënë
Atë e kërkuan shumë beqarë
Njëri han, tjetri general
I treti shkues nga fshati fqinjë.
Nëna e jep në fshatin fqinjë
10-Vëllezrit ja japin hanit përtej
detit.
Edhe vëllezërit me motrën biseduan
-Unë të dhashë motra jonë e dashur
Unë të dhashë te hani përtej detit.
Por më shpesh do të të vijmë
15-Gjatë vitit për çdo muaj
Gjatë muajit për çdo javë.
Dhe motra vëllezërit i ka dëgjuar
Ajo shkoi te hani përtej detit.
Po të shohësh çudinë e madhe!
20-Zoti lëshoi një sëmundje të rëndë
Dhe i mori të nëntë vëllezërit e
dashur,
Vetëm mbeti nëna plakë
Kështu mbeti për tre vjet.
Hidhet klithë motra Jelica:
25-Zot i madh të qofshim falë,
Pse vëllezërit nuk duan të më vijnë?
Atë ashpër e qorton kunata:
-Kudër e keqe kunata jonë
Ti shumë ashpër vëllezërit i qortove
30-Se ty vëllezërit nuk kanë për të
ardhur.
Hidhet klithë motra Jelica
Hidhet klithë në mëngjez e në mbrëmje.
Por zoti i madhe e mëshiroi
Dhe ai dërgoi dy ëngjëjt të tij.
35-Shkoni poshtë, dy ëngjëjt e mi
Dhe të varri i bardhë i Jovanit,
I Jovanit, vëllait më të vogël,
Me shpirtin tuaj i jipni shpirt,
Nga varri kalin ia mbaroni,
40-Nga dheu ia gatuani bukën,
Nga qefini ia bëni dhuratat,
E përgatitni të shkojë te e motra.
Shpejt shkojnë dy ëngjëj të Zotit
Te varri i bardhë i Jovanit.
45-Nga varri kalin ia mbarojnë,
Me frymën e tyre shpirtin ia japin,
Nga dheu ia gatuajnë bukën,
Nga qefini ia bëjnë dhuratat.
E përgatisin te motra të shkojë.
50-Shpejt po shkon vëlla Jovani.
Kur arin afër oborit
Që larg motra e sheh,
Pak më afër ajo i afrohet
Nga dhimbja zë dhe qan.
55-Duart i hap dhe në fytyrë e puth;
Dhe motra zuri ta pyesë vëllanë:
-A më keni premtuar vëlla,
Kur të re mua më martuat,
Se shumë shpesh do të vini
60-Gjatë vitit për çdo muaj,
Gjatë muajit për çdo javë?
Sot u bënë plot tre vjet
Asnjëherë nuk më kini ardhur!
Dhe më tejë motra po i thotë:
65-Pse ashtu vëlla je i zbehur,
Mu sikur të kishe qenë nën dhe?
E ndërpreu bisedën djalë Jovani:
-Hesht motër, në se e din Zotin!
Më ka ndodhur fatkeqësi e madhe
70-Deri sa tetë vëllezër i martova
Dhe i mora tetë kunata të dashura,
Dhe sa vëllezërit u martuan,
Nëntë shtëpi të bardha i ndërtuam;
Për këtë shkak jam zbehur.
75-Dhe ai qëndroi tri ditë të bardha.
U përgatit motra Jelicë,
Dhe përgatiti dhurata për zotërinj,
Tu dhuronte vëllezërve dhe kunatave;
Vëllezërve u qepi këmisha pëlhure
80-Kurse kunatave rrathë dhe unaza.
Por Jovani shumë u ngushtua.
-Ti mos shko e dashur motër
Derisa vëllezërit nuk vijnë për vizitë.
Por Jelica nuk ka hequr dorë.
85-Ajo përgatiti dhurata për zotërinj.
Atëherë Jovani në këmbë u ngrit
Dhe me të motra Jelica.
Dhe kur afër oborit kanë ardhur
Afër oborit ishte kisha e bardhë,
90-Andaj foli djalë Jovani:
-Ti prit këtu motër e dashur
Derisa unë të shkoj në kishë të bardhë:
Kur vëllain e mesëm e martuam,
Unazën e arit e kam humbur,
95-Ta kërkoj motër e dashur.
Shkoi në varr djalë Jovani,
Mbeti motra Jelicë
Duke pritur djalë Jovanin.
E priti, por dhe e kërkoi,
100-E te kisha shumë varre të reja:
Aty menjëherë pikëllimin e ndjeu,
Mos ka vdekur djalë Jovani.
Shpejt shkoi në oborin e bardhë;
Kur afër oborit kishte ardhur,
105-Dhe në obor po këndonte qyqja,
Ajo nuk ishte qyqja motër,
Por ishte nëna e saj plakë.
Dhe Jelica në derë kur erdhi,
Bërtiti sa i zuri fyti i bardhë:
110-Nënë e mjerë, ma hap derën.
Nëna plakë nga obori i foli:
-Shko nga këtej murtajë e Zotit,
Nëntë djem m’i ke vdekur,
Më do dhe mua nënën plakë?
115-Dhe Jelica zuri dhe foli:
-Nënë e mjerë, ma hap derën,
Nuk është murtyaja e Zotit,
Por Jelica, vajza jote e dashur.
Atëherë nëna ja hapi derën,
120-Vajtuan si dy qyqe të mjera,
Me duar të bardha u përqafuan,
122-Të dyja vdekur për tokë ranë.
Përktheu : Emin Kabashi
Ky është teksti i baladës serbe të
regjistruar nga Vuk Karaxhiqi dhe të publikuar në librinn e tij “Narodna srbska
pjesnarica” botuar në Vjenë në vitin 1815, që i përkthyer në gjuhët e Ballkanit,
përfaqson folkloristikën serbe në botimin EMOS.
I- Autorësinë serbe të kësaj balade e
kundërshton fakti që serbët nuk kanë patur traditë në
këngë epike[7]
dhe balada në vendorigjinë[8], për
pasojë edhe shënimi i bërë te botimi i “Këngë të sllavëve të jugut” se “Në sllavët e lindjes, kjo baladë është e
njohur në formë përralle[9]” është një
alibi e rreme që synon të dëshmojë se serbët e kishin këtë baladë në
vendorigjinën e tyre, veçse e kishin patur në variantet në prozë, duke haruar qëvariantet
e baladave në prozë, janë variante të mëvonëshme të tyre[10].
Serbët nuk nuk e sollën me vete këtë baldaë se nuk e kishin në vend origjinë,
për arsyen e thjeshtë se nuk e njihnin
krishtërimin dhe ringjalljen
para shek.VI- VII të e.s. Serbët e njohën
krishtërimin nga grekët dhe shqiptarët, pas pushtimit prej tyre të territoreve ballkanike, për pasojë edhe ringjalljen (e
Krishtit dhe Lazarit) e njohën në këtë periudhë.Shtojmë se shekujt e parë të pushtimit sllav ishin shekuj
të luftës dhe shkatërimit[11], dhe jo
kohë e “mësimit”tëkulturës së vendasve apo kohë e “prezantimit” të kulturës së tyre të origjinës, kështu qëedhe
koha e njohjes së tyre me krishtërimin dhe ringjalljen është disa shekuj pas
ardhjes së tyre në ballkan.
Ndërkohë, kur erdhën serbët në Ballkan,
balada shqiptare lulëzonte në të gjitha trevat dhe hapësirat shqipfolëse.Serbët
e kanë hasur këtë baladë në teritoret shqiptare që okupuan, por duke qënë se
bota e baladës ishte larg botkuptimit të tyre, ata e kanë shpërfillur. Pas
botimit të këngëve popullore (Narodna srbska pjesnarica) që bëri Vuk
Karaxhiqi në vitin 1815, kur gjithë
vëmëndja europiane u përqëndrua te balada “Zidanje Skadra”, kjo baladë mbeti në
hije dhe serbët nuk e reklamuan, ndërsa shqiptarët as nuk u njohën me faktin e
egzistencës së saj në folkloristikën dhe botimet serbe.
Në formën si është paraqitur balada
serbe “Vëllezërit dhe motra” (?????? ? ??????) i ngjan një anieje me direkë e
vela të shkatëruara. Kjo mënyrë “lundrimi” ështe tepër e dukëshme te vargjet
85-110 të kësaj balade, ku duket se rapsodi ka “haruar” rradhën dhe llogjikën e
subjektit kur ngatron fshatin e Jovanit me fshatin ku është martuar Jelica,
kishat e tyre, varrin e Jovanit dhe shtëpinë e nënës etj.
Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti
se me subjektin aktual, balada serbe nuk lundron në detin e dhimbjes vetmitare
tënënës plakë, por vërtitet në liqenin e “mallit” të motrës Jelicë për
vëllezërit, ndaj dhe Jovani shkon e bujt te motra tre ditë, ndërkohë që te
varianti shqiptar, Kostandini i porsambritur te sheshi ku Dhoqina na hidhej valle., i thotë motrës … eja sikundër je, për të mos humbur kohë. Por në këtë rast është
eleminuar nga subjekti vizita e nënës te varret e djemve dhe mallëkimi mbi
varrin e Jovanit, mallëkim që trondit të birin në botën e përtejme dhe e ngre
nga varri. Arsyeja e heqjes së kësaj vizite dhe këtij mallëkimi është e
kuptueshme, ky “mallëkim” nëne ka forcën që ka edhe Zoti për të ringjallur të
vdekurin, koncept që kisha serbe nuk e pranonte.
Normalisht qëlind pyetja se pse kisha ortodokse
dhe katolike shqiptare e pranoi këtë baladë me këto “blasfemi”? Krishtërimi shqiptar e pranoi këtë baladë me
elementët e tij paganë që“sfidonin Zotin” për arsye se ai e gjeti të gjallë
baladën kudo në teritoret ku, në kohën e ardhjes së tij, banonte popullata
shqipfolëse. Pra, balada shqiptare kishte “lindur” shumë kohë para se të vinte
krishtërimi. Dhe të mos harojmë se krishtërimi në Shqipëri u pranua qysh në
shek.I të e.s. Arsye tjetër është se shqiptarët vërtet e pranuan krishtërimin,
por ata thellë në shpirt vijuan të mbeten paganë. Kjo është arsyeja që kisha
shqiptare, jo vetëm që nuk e ndaloi dot baladën, por ajo u përpoq (dhe ja ariti
deri diku) ta vinte në shërbim të saj[12].
Kjo duket te varianti “Kënga e Dhoqinës” ku balada zhvillohet nëambiente dhe data fetare (Ditën e Pashkës në drekë, Ditën
e Pashkës së Madhe, Unë do shkoj në ajodhimë etj.).
Varianti serb i baladës ngjan me një“anie” që i është rrëzuar direku
me gjithë velat dhe
ecën nga e shtyn era më e fortë apo nga
e merr rryma më e shpejtë. Mungon udhëtimi plot kolorit e muzikalitet i kthimit
hipur mbi..të njëjtin kal/ I vdekuri me të
gjall.., mungojnë bisedat e zogjve dhe dialogu i “kalëruesve” mbi këto
biseda, mungon ai ankth i “ndritshëm” që të
mba në tension dhe interesim dhe kjo mungesë nuk është e rastësishme.
Kisha serbe jo vetëm që nuk do ta
lejonte bashkëudhëtimin e të vdekurit me
të gjallin, por dhe bashkëbisedimin e zogjve e quante mëkat, ndaj e ka
redaktuar (rapsodi, botuesi apo Vuk Karaxhiqi), por është pikërisht ky“redaktim”
që “ka rrëzuar direkun e anies” ku mbaheshin velat, ka çorientuar
“busullën e lundrimit” dhe subjektin e
baladës, madje e ka bërë atë llogjikisht të pakuptueshëm.
II-Regjistrimit dhe publikimi i baladës
në vitin 1815 nga Vuk Karaxhiqi, nuk u jep serbëve autorësinë e baladës. Ky
fakt u jep serbëve vetëm përparësinë e
publikimit të variantit të tyre në formë të shkruar, ndaj publikimit të
variantit shqiptar, por edhe kjo është e diskutueshme. Po të kemi parasysh dëshminë e Dozonit[13],
sipas së cilës:- në bazë të baladës (variantit) “Kënga e Halil Garrisë” u
krijua dhe balada e famshme e “Lenore-s” e Bürger-it[14],
le të arsyetojmëse, ndërsa variant serb është botuar dhe prezantuar në Europë në
vitin 1815, varianti shqiptar “Kënga e Halil Garrisë” është kënduar dhe njohur
nga europianët qysh në 1773, madje ka
frymëzuar krijimin e një vepre letrare të famëshme siç është poema
“Lenore-s” në 1774, dhe atëherë shohim që
prezantimi i variantit shqiptar është shumë kohë më parë se variant serb.. Shtojmë
faktin se arbëreshët, ndonëse të larguar dhe “izoluar” nga atdheu i pushtuar
qysh nëshek. XV, vijonin të këndonin variante të ndryshme të kësaj balade, të
mara me vete nga atdheu në kohën e emigrimit,variante që ishin autentike, qërealisht
do regjistroheshin në shek. XVIII, ndonëse
do publikoheshin nga De Rada më 1866[15].
III-Është domethënës fakti që varianti
serb i baladës së rregjistruar nga Vuk Karaxhiqi
është i vetmi variant serb i baladës në
hapësirën sllave, pa asnjë nënvariant apo motërzim, ndërkohë që variantet dhe
motërzimet shqiptare gjënden në çdo vend
e në çdo krahinë të banuar nga popullata
shqipfolëse.
Varianti serb është si “djali i vetëm”,
pa “vëllëzër e motra”, pa nënvariante e
motërzime,ndërkohë që variantet shqiptare janë të shumta, të vjetra dhe të
“reja”, që u përshtaten botkuptimit pagan, kristian dhe mysliman. Realisht,
mungesa e varianteve dhe motërzimeve të tjera serbe, na forcon bindjen se ata
(serbët) janë njohur me këtë baladë dhe e kanë “birësuar”në kohën që e
regjistroi Vuk Karaxhiqi nga “rapsodi i Serbisë jugperëndimore”, pra në vitin e
regjistrimit 1814 ose në vitin e botimit 1815.
Në këtë kohë, kisha ortodokse[16]
serbe ishte e plot-fuqishme dhe serbët “nuk guxuan” që ta ringjallnin “vetë”
Jovanin, prandaj këtë detyrë “ja lanë” Zotit dhe ëngjëjve. Ky fakt, veç sa më
sipër, na tregon që balada serbe ka një
moshë të “re”, ka një datlindje afër
kohës sonë (1814-1815), prandaj cilëson epokën kristiane.
IV-Ne nuk duhet të harojmë faktin që
variantet serbe të shumë baladave dhe këngëve
epike të mbledhura dhe botuara nga Vuk
Karaxhiqi janë këngë epike ose balada shqiptare, të regjistruara prej tij (Vuku
Karaxhiqit) ose të dërguarve të tij, nga rapsodë të “dorës së tretë” dygjuhësh,
të cilët “shisnin këngë” nëpër ambiente publike ose private dhe paguheshin. Këta
“rapsodë” me synim të ritjes së pagesës, nuk e kishin problem të ndryshonin
tekstin e këngës,kur ndryshonin ambientin apo gjuhën me të cilën këndonin. Këtë
ndryshim teksti e kemi vërtetuar te sprova jonë
mbi baladën e murimit “Zidanje Skadra” dhe po vërtetojmë edhe te kjo
baladë rastet dhe motivet e ndryshimit të tekstit origjinal.
V-Varianti shqiptar i baladës është tepër
arkaik[17]
gjë që dëshmon egzistencën e hershme të kombit tonë. Mungesa e babait (edhe si
kujtim) në të gjithë variantet dhe autoriteti i nënës në familje, cilëson në
baladë periudhën e matriarkatit. Fakti që
rolin drejtues të familjes (pas mungesës së babait) nuk e mer ndonjë nga nëntë (ose dymbëdhjetë) vëllezërit,cilëson se
ngjarja e baladës nuk “ka hyrë” në epokën e patriarkatit por ka qëndruar në
“kufirin” e matriarkatit.Po ashtu, fakti që vëllai dhe motra kuptojnë bashkëbisedimin
e zogjve, është cilësim i epokave kur njeriu “fliste” me drurët dhe zogjtë.Dhe
së fundi, ringjallja e Kostandinit pa ndërhyrjen e Zotit apo të ëngjëjve, madje
pas një periudhe qëndrimi në varr tre (ç’bën
tre vjet pa tretur), shtatë apo nëntë vjet, dëshmon një periudhë paganë, ku
nuk bie as hieja e kryqit të kishës e jomë të dëgjohen këmbanat e saj[18].Të gjitha
këto dëshmojnë se variant shqiptar i baladës cilëson epokën parakristiane, ndaj
është më i vjetër se variant serb.
VI-Varianti serb i kësaj balade nuk e përmënd
“besën[19]”
duke “mënjanuar” qëllimisht tiparin kryesor të identitetit dhe të lashtësisë së
shqiptarëve në këto troje.Realisht serbët nuk e kuptojnë “besën” shqiptare as
si shprehje, as si nocion juridik dhe as si mënyrë jetese.Ata e quajnë “arbanska vjeru”, ndonëse kjo
shprehje e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë…”besimi shqiptar”.Shqiptarët
që flasin serbisht, në kontekst të fjalisë, e kuptojnë se, kur serbët flasin
për “arbanska vjeru” ata duan të flasin për “besën shqiptare”, por nuk dinë si
ta shprehin. Nga ana tjetër, serbët kur dëgjojnë fjalën shqipe “besë” nuk e
kuptojnë që nuk flitet për besimin[20].
Serbët nuk e
kuptonin dot funsksionimin e “besës”, ku shqiptarët me një “besa-besë” hidheshin
në kryengritje dy apo tri krahina, lidhej një krushqi a një beslidhje kombëtare.
Ata nuk e konceptonin dot që pa asnjë shpërblim, veç me një shtrëngim dore
fshihej hasmëria dhe falej gjaku i derdhur ndër disa vite mes dy fiseve.
Vetë Karaxhiqi e
njihte “besën shqiptare” dhe gjuhën shqipe, ndaj e kuptonte që nuk mund ta
prezantonte këtë baladë si krijim i artit gojor serb “nga bedenat e besës
shqiptare”.Për këtë arsye ai e hoqi “besën” dhe pjesët e “frikëshme” pagane dhe e përshati tekstin me
këto mungesa. Kjo është njësojë si në mes tëoqeanit, kapiteni të urdhërojë
prerjen e direkut kryesor të anies, i cili mban drejtpeshimin gjatë lundrimitdhe
funksionimin e velave. Kjo është arsyeja që varianti serb i baladës ka një
subjekt problemor në llogjikën e
veprimit të personazheve.
Në këtë kontekst
lind pyetja; Pse Vuk Karaxhiqi, ky njohës i thellë i folklorit e lejoi, pranoi,
apo e kreu vetë procesin e heqjes së “besës” nga teksti i baladës për të përfituar
variantin serb?
Ne mendojmë se lënia
e “besës” te kjo baladë, krahas “besës” së
lidhur mes tre vëllezërve te “Zidanje Skadra”, do ti shtonte shanset e
demaskimit të tijpër “tjetërsimin” e baladave shqiptare në variante serbe, për
arsyen se; qënia e “besës” si motor lëvizës te njera baladë mund të quhej “rastësi
fqinjësore”, por egzistenca e këtij “motori” shqiptar në dy baladat mëtë bukura
të përmbledhjes së Vuk Karaxhiqit, me siguri që do ti krijonte problemin e
plagjiaturës. Prosper Merime vetëm me intuitë shtroinë “Revue Contemporaine”
pyetjen e mungesës së varianteve shqiptare në përmbledhjen e këngëve popullore
ballkanike dhe serbët e “mbajtën mend”për t’i kthyer përgjigje në vitin 1966[21].
Mendoni se çfarë do ndodhte në rast se Merime do njihej me faktin e sakatimeve
të varianteve shqiptare për të përfituar variantet serbe.
Arsye tjetër është fakti se në kohën që
kjo baladë u regjistrua (në vitin1814) dhe u publikua (në vitin 1815), popujt e
Ballkanit nuk ishin më në situatën historike të periudhës së lindjes së “besës”,
pavarësisht se ky institucion ishte funksional vetëm për shqiptarët dhe jo për
fqinjët e tyre. Këta fqinjëkishin krijuar shtete me mbret e qeveri, administratë
dhe ligje, me ushtri dhe gjykata, që ruanin dhe drejtonin funksionimin e shoqërisë.Ndërkohë
shqiptarët akoma jetonin në shoqëri të drejtuar nga kodet zakonore, ku
funksiononte “besa”përballëligjit të pushtuesit turk.Mirpo serbët (dhe turqit)
synonin zhdukjen e shqiptarëve si komb e
si shtet “i mundshëm” dhe kjo zhdukje do fillonte nga folklori, gjuha dhe
historia.
Heqja e “besës” u shoqërua edhe me
heqjen e funksionimit dhe pranisë së elementëve
paganë të baladës, duke hequr në këtë mënyrë lashtësinë dhe
identitetin e saj. Është e vërtetë që kjo “heqje” nuk ndikoi te kombi ynë, për
arsye se shqiptarët vijonin të këndonin versionet e tyre nëpër ambientet e
tyre, ku shpesh bujtnin të huaj. Mirëpo në prezantimin e artit oral ballkaniktë
shkruar te publiku dhe inteligjenca europiane, mungesa e pranisë së varianteve
shqiptare linte një boshllëk të madh me shumë pikpyetje. Historia nuk shkruhej
vetëm me tehun e shpatës, një shpatë e fortë për historinë tani ishte pena.Fjala
e shkruar dëgjohej më shumë e për një kohë më të gjatë se fjala e folur.
[1]Vuk
Stefanoviq Karaxhiqi (7 nëntor 1787 - Vjenë 7 shkurt 1864) serbisht: ???
?????????? ???????; lindi në Tërsiq afër lumit Drina dhe vdiq në Vjenë. Ishte
filolog, formuesi i gjuhës së shkruar serbe, etnolog, shkrimtar, përkthyes dhe
diplomat i pavarur serb. Me emrin Vuk (nga shqipja Ukë, ujk) e thërrisnin si
Vuku i Stefanit (djali i Stefanit), mëvonë merr si mbiemër emrin e
katundit Karadzic,. Ai mësoi shkrim e
këndim si autodiktat nga një Bibël e kishës sllave. Në Vjenë bie në kontakt me
sllavistinJernej Bartol Kopitar
(21 gusht 1780 - 11 gusht 1844) njëgjuhëtar dhe filolog nga Sllovenia,me të cilin
bashkëpunon së tepërmi.Vuk
Karaxhiqi ishte i martuar me austriaken
Ana Kraus dhe kishte 13 fëmijë... Në 1814 dhe 1815, Vuk botoidy vëllime të
Këngëve Popullore Serbe, të cilat më pas u bënë katër, pastaj në gjashtë, dhe
më në fund në nëntë vëllime. Në botimet e zgjeruara, këto këngë tërhoqën vëmendjen e të gjithë Evropës letrare dhe
Amerikës.Goethe i karakterizoi disa prej tyre si "të shkëlqyeshme dhe të
denjë për t'u krahasuar me Këngën e Këngëve të Solomonit".Në 1824, ai i
dërgoi një kopje të koleksionit të tij Jacob Grimm, i cili u entuziazmua veçanërisht
nga "Balada e murimit". Grimm e përktheu atë në gjermanisht dhe i
krahasoi ato me lulet më fisnike të poezisë homerike dhe për “Zidanje Skadra” ai tha: "një nga poezitë më prekëse të
të gjitha kombeve dhe të të gjitha kohërave". Themeluesit e Shkollës
Romantike në Francë, Charles Nodier, Prosper Mérimée, Lamartine, Gerard de
Nerval dhe Claude Fauriel përkthyen një numër të madh të tyre, të cilat tërhoqën vëmendjen e Alexandër Pushkin, poetit kombëtar finlandez
Johan Ludëig Runeberg, çekut Samuel Roznay, Pol Kazimierz Brodzinski, të shkrimtarëve anglezë Ëalter Scott, Oëen
Meredith dhe John Boëring.
Karaxhiç vazhdoi të mbledhë këngë
edhe në vitet 1830.Ai arriti në Malin e Zi në vjeshtën e vitit 1834.I sëmurë,
ai zbriti në Gjirin e Kotorrit për të dimëruar atje dhe u kthye në pranverën e
vitit 1835. Atje në pranverën e 1835 Karaxhiqi zbret në Gjirin e Kotorrit ku
dhe takoi Vuk Vr?evi? , një letrar i aspiruar, i cili u bë bashkëpunëtori besnik i Karaxhiç që mblidhte këngë dhe
përralla popullore dhe ja dërgonte në
Vjenë. Një bashkëpunëtor tjetër i Vuk Karadži? ishte prifti Vuk Popovi? nga
Boka Kotorska.Vuk Karaxhiqi vdiq në Vjenë më 7 shkurt 1864.Më 1897 eshtrat
e tij u rivarosën në Beograd ku gjënden edhe sot.Vuk Karaxhiçi është zgjedhur
anëtar i akademisë në Berlin, Vjenë, Shën Petersburg, Moskë, Göttingen, Zagreb,
Beograd, anëtar i shoqërive të ndryshme në Krakóv, Paris. UNESCO ka shpallur
1987 “Vitin e Vuk Karaxhiçit”. Karaxhiç është zgjedhur edhe“Qytetar Nderi” i qytetit të Zagrebit.Për të dhënat
biografike shfrytëzuam https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Vuk_Karaxhiq dhe: /https://sites.google.com/site/projectgoethe/Home/vuk-stefanovic-karadzic
[2]Për historinë e
botimit të kësaj antologjie nga Vuk Karaxhiqi kemi folur te sprova “Balada
shqiptare e murimit”.
[3] Vuk Karaxhiqi ishte i
sëmurë nga këmbët dhe lëvizte me paterica, kështu që për të grumbulluar
krijimtarinë gojore ngriti një rrjet të dendur me bashkëpuntorë, të cilët i
regjistronin këngët direkt nga rapsodët dhe ja dërgonin Vukut në Vjenë.
[4] ????? ????? ?????? (
https://coollib.com/b/130493/read)
[5] 513 ?????? ? ?????? :“??????????
?? ?????? ??.: ????????, ?. II, ? 5. ???????? ?? ???????? ???-???????? ??????.
??????? ?????? ???????? ????? ????? ??????..? ????????? ?????? ???? ?????
???????? ? ????????? ?????”.
[6] Marrë nga EMOS “Antologjia e poezisë ballaknike” Athinë
2006 f.q. 390-393. Shënim i redaksisë EMOS: Kënga popullore “Motra dhe
vëllezërit e saj” (Braca i sestra) është marë nga Antologjia e poezisë popullore (Narodna
srbska pjesnarica) e Vuk Stefanoviç Karaxhiqit, botuar në Vjenë, në vitin 1815.
(Ky
variant është paraqitur nga Komisioni Shtetëror serb i kulturës për përfaqsimin
e folkloristikës serbe në botimin e Antologjisë EMOS…Shënimi im. T.M.)
[7]"Mbi
elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate”. (fq
201-207/ Veis Sejko Bargjini/ Tiranë 2002)“Serbia s'ka këngë popullore kreshnike. Serbia guslën e njeh
përmjet rapsodëve të jashtëm endacakë të verbër ose të paverbër që sillen
poshtë e lart për të fituar bukën e gojës, dhe meqë e dinë që në Serbi nuk ka
epikë i vardisen pikërisht asaj ….Duke parë se në tre vëllimet me këngë të Vuk
Karaxhiqit s’ka asnjë nga një fshat serb prej fshatari serb, do të thotë se
Serbia vet s’ka qenë ndonjëherë zonë lahute dhe për pasojë as zonë këngësh
kreshnike”
-Profesori
çek, Dvornik, shkruan:..“Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojë
vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi
nga fundi i shekullit VI pas Krishtit. https: //ëëë. neogazeta.com /dyndjet-sllave-ne-ballkan/.
[8]Historiani,
Tajar Zavalani, shkruan:”Vendbanimet fillestare të Sllavëve kanë qenë moçalet e
luginës së lumit Pripet në një krahinë të Bjellorusisë që quhej Polesje.
Sllavët jetonin si tribun/primitivë, me regjim patriarkal e merreshin me pak
bujqësi duke djegë pyjet, në toket e të cilëve mbillnin për një stinë, duke
shfrytëzuar hirin si pleh. ”https://ëëë.neogazeta.com/dyndjet-sllave-ne-ballkan/
[9] 513 ?????? ? ?????? :
“? ????????? ?????? ???? ????? ???????? ? ????????? ?????”.
[10]Emri
"baladë" vjen nga tekstet provansale(Provanca) dhe siçiliane (Siçili)
dhe lidhet me ritualin e vallëzimit të kënduar ("kalag" - unë
kërcej).Baladat në Ballkan këndoheshin me grup këngëtaresh (Kënga e Dhoqinës)
ose nga një këngëtar i vetëm (Halil Garria etj). Rrëfimi i tyre në prozë është
process i vonshëm dhe ka lidhje me zhvillimin e shkrimit.
[11]…në
vitin 580, një fuqi e përzier sllavësh dhe avarësh, rreth 100.000 vetë, u nisën
nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Thraki. Ata dogjën, plaçkitën
e grabitën për 4 vite rresht. …Këto episode tragjike të invadimeve sllave në
Ilirik arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike
u vendosën përfundimisht në Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual të tij.
-Historiani
i Bizantit, Prokopi, shkruan “Si një valë deti prej njerëzish , me burra, gra e
fëmijë, ata u vërsulën në tokat e Perandorisë dhe kthyen në gërmadha e zhytën
në gjak Ilirinë,Epirin dhe Thrakinë, duke përparuar deri në thellësi të Greqisë
së vjetër. Prej orës që skllavinët u turrën në tokat e Perandorisë, ata grinë
dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie e moshe që u ranë në duar.
Kjo shfarosje me shumicë mbuloi në kufoma Ilirinë dhe Thrakinë, që sipas
llogaritjeve ishin më shumë se 200.000 vetë, duke përfshirë edhe ata që u morën
si skllevër. ”https://ëëë.neogazeta.com/dyndjet-sllave-ne-ballkan/
[12]Mund të hipotezohet që
krishtërimi e mori nga balada shqiptare fenomenin e ringjalljes.
[13] Auguste Dozon, ( 2
gusht 1822-31 dhjetor 1890) studiuesit francez dhe konsull në Janinë, i cili u
mor aq shumë me përrallat dhe traditat shqiptare, të cilat i botoi në Francë
duke filluar nga viti 1875.
-Shih
te Luan Rama:http://ëëë.standard.al/2014/10/14/kenga-e-konstandinit-dhe-atdheu-i-legjendes/
[14] Gottfried August
Burger( 31 dhjetor 1747- 8 qershor 1794) "Lenore"
("Leonora", "Leonore" ose "Ellenore"), është një
poezi e shkruar nga autori gjerman Gottfried August Bürger në 1773, dhe botuar
në 1774 në Göttinger Musenalmanach.
[15] Anton Nik Berisha,
“Mbi rapsoditë arbëreshe të botuara në 1866”: Kjo (botimi I librit të De Radës)
në të vërtetëështë kurorëzimi i denjë i përpjekjeve të filluara shumë më herët,
sidomos i punës që kishin bërë në shek. XVIII dhe mëvon Nikoll Filja nga Qefti
(Palermo) Francesk Avati nga Maki…Çezar
Marini e Rafael Lopezi…”Rapsodi të një poeme arbëreshe”, MILOSAO 2016, Sarandë,
f.q. 152….Më 1841 Luigj Petrasi nga Çerxeto (Qana) ia kishte dërguar De Radës
tri këngë artistikisht të plotë, ndërsa një vit më von Engjëll Bazile nga
Plataçi ia sjell edhe disa të tjera…ato kushtuar dasmës dhe besës së madhe të
Kostandinit. Po aty, f.q. 159
[16]Veis
SejkoMbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe
serbokroate”. (fq 201-207/ Bargjini/ Tiranë 2002)…Pengesa e parë ka qenë
priftëria ortodokse, që ishte si e Serbisë ashtu dhe e Bizantit. Bizanti pra
nuk ishte vetëm zgjedha politike e serbëve por edhe mitropolia fetare e tyre.
Kundër Bizantit rapsodi serb do ta kishte të vështirë të këndonte se priftërinjtë
do t’i nxirrnin sytë menjëherë. Pengesa e dytë ka qenë mungesa e nje vargu epik
që sllavët në përgjithësi nuk e vunë dot në dorë ….
[17] De Rada: Ajo që i bën
ato mbi të gjitha të rëndësishme për nëështë pikëzimi i mënyrës së vjetër të
jetës shqiptare. “Parimet e estetikës” 1861, Cituar te shkrimi mësipër(footnote
10) nga A.N.Berisha. F.q. 151.
[18]Rasti i “Këngës së
Dhoqinës” është përjashtimi që përforcon rregullin.
[19]Besa është tregues bazë i identitetit dhe lashtësisë së
kombit tonë. Anton Nik Berisha: Vlerën e poemës së lashtë De Rada e shihte në
radhë të parë si dëshmi e ekzistencës dhe lashtësisë kombëtare, por edhe të nevojës
për një vijësi ekzistimi dhe qëndrese..”Rapsodi të një poeme arbëreshe” MILOSAO
Sarandë 2016.Fq 171.
[20]Kjo
i ka çuar në disa vetëdemaskime kur janë përpjekur që baladat shqiptare të
përkthyera në serbisht t'i paraqesin
si balada serbe.
[21] Shih dhe te. Ismail
Kadare “Autobiografia e popullit në vargje” Onufri 2002.F.q. 21.