E diele, 27.09.2020, 01:12 AM (GMT+1)

Kulturë » Libra

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve

E marte, 15.09.2020, 08:44 PM


Sh. B. “Europrint” botoi studimin “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve” i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj

Ky shkrim u dedikohet të gjithë studiuesve të huaj dhe vendas që me këmbëngulje kanë kërkuar dhe kanë pranuar realitetin rreth autoktonisë së shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, si dy elementë të lashtësisë, të cilët janë  zanafilla e formimit të kombeve dhe gjuhëve të Evropës. Autorja

Para pak ditësh doli nga botimi libri, “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve” i autores së mirënjohur  Vilhelme Vrana Haxhiraj, një studim rigoroz dhe serioz, i cili mbart në çdo paragraf dhe faqe të tij vlera të larta atdhetare rreth autoktonisë së shqiptarëve dhe lashtësisë së gjuhës shqipe.

Shkrimtarja Vranari,  “Mjeshtre  e Madhe e Penës” & Akademike pas një pune të gjatë hulumtuese, dokumenton shpifjet , sajesat dhe mashtrimet e Historisë, jo vetëm të Evropës jugëlindore, por edhe Historisë Botërore, ku brezat e mbarë botës kanë mësuar dhe vazhdojnë të  mësojnë zanafillën e një historie antike të gënjeshtërt. Duke ballafaquar mashtrimet e pseudohistorianëve  me artefaktet që zgjojnë  të vërtetat e historisë së lashtë nga studiuesit  e huaj duke nisur qysh nga autorët antikë e deri në ditët tona, autorja ka perifrazuar një numer të konsiderueshëm studiuesish,  historianë, arkeologë, linguistë. etimologë, paleontologë etj, si dhe të faktuara me kulturë materiale që i përket lashtësisë. Gjithashtu ekzistencën neoloitike të Pellazgjisë dhe shtrirjen e saj në gjithë Evropën, Azinë e Vogël dhe pellgun e Mesdheut, na e deklamon përmes hartave të sapozbuluara qysh nga shek. IV pr. Kr si dhe hartat që tregojnë për shpërbërjen e kombit shqiptar botuar në fundvitin 2019 nga Biblioteka e Kongresit Amerikan, apo kufijtë tokësor të Greqisë të vitit 1830-1930 paraqiten origjinalë në një pullë poste greke.

Me të drejtë autorja në fq.3 të librit citon: “Epiri Pellazg-Ilir-Thesprot është kyçi i artë, që po u hap, zbulohet thesari gjenetik i varrosur në trupin e tij,ndaj nuk ka forcë në botë që të kundërshtojë gjuhën e lashtë shqipe dhe autoktoninë e shqiptarëve.” Vivra

Më tej Vranari vazhdon...

  ...E vërteta shkencore nuk ka nevojë për lavdi të sajuar siç ka ndodhur me të ardhurit në gadishullin Ilirik, si, fiset semite(afro-aziatike) që u vetëqujtën grekë, apo Helenë, pa asnjë origjinë gjenetike. Kurse 13 shekuj pas tyre, erdhën Sllavët në Iliri. Të dy këto fise gjetën një sistem shoqëror  të zhvilluar,  të cilin e përvetësuan. Kulturën pellazgo-ilire duke e çuar atë më tej. Pas pushtimit romak, këtë kulturë të lulëzuarmbi rrënjt e kulturës pellazge,  romakët e quajtën helene,duke ia rritur famën Greqisë inekzistente për kohën. Kanë kaluar mbi 2200 vite gënjeshtra, që Greqia jeton mbi sajesat dhe mashtrimet historike lidhur me lashtësinë , duke u vetëquajtur autoktonë në këto troje dhe se gjoja flasin greqishten e vjetër, e cila është gjuhë e vdekur bashkë me gjuhët Sumere,  sanskritishten, latinishten etj ... Të gjitha gjuhët e lashta bashkëkohëse të gjuhës shqipe, e cila është e vetmja  gjuhë që vazhdon të flitet, të tjerat janë  gjuhë të vdekura. Lashtësia e gjuhës shqipe dëshmohet nga fakti se, vetëm përmes shqipes deshifrohen gjuhët e lashta.

Gjuha dhe  Artefaktet janë realitet i historisë kombëtare,  janë përparësi të së vërtetës së pamohueshme e hedhur pa mëshirë në udhëkryqet e jetës.

Gjithashtu është sfidë atdhetare, morale dhe shkencore për një nivel të epërm kulturor për cilindo që ngrihet ndaj çdo lloj mashtrimi, gënjeshtre dhe falsifikimi të fakteve hisorike, përmes të cilave kryhet krim ndaj kombit dhe historisë së tij!...”

Shkolla më efikase për çdo njeri, është jeta me përvojat e saj, të cilat jo gjithmonë janë të suksesshme. Por vullneti për të arritur të pamundshmen, të çon drejt njohjes të së panjohurës, e cila na çon në zbërthimin e enigmës mijëra vjeçare. Vetëm përmes studimit shkohet drejt njohjes të së vërtetës së pamohueshme... Në këtë rast një nga elementët kryesor të autencitetit të një kombi është gjuha.Gjatë punës sime hulumtuese jam bazuar në studimet historike, arkeologjike, gjuhësore, peleontologjike, antropologjike, të bëra nga studiues të huaj dhe vendas.

Për shkak të disa faktorëve, si: lënia në harresë e historisë së Kombit më të lashtë  në mijëra vjeçarë errësirë, mohimi dhe rrëmbimi i fakteve arkeologjike nga fqinjët apo pushtuesit,  shkrimi i historisë  shqiptare nga të huajtë, pushtimet e gjata shekullore, ne sot kemi një Histori të cunguar, të tjetërsuar dhe të mohuar. Historia e Shqipërisë duhej të ishte e konsoliduar, ndaj sot është turp dhe krim që diskutohet për autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe, e cila është fillimi i gjuhëve dhe kombeve në Evropë, kur rrënjët e gadishullit ilirik janë shqiptare, trashëgimi e paraardhësve pellazgë-ilirë-thrakas... Gjithashtu për shkak të ndryshimeve nga fenomenet natyrore dhe veprimet shkatërruese të njeriut, mungesës së dokumenteve të varrosura nën tokë, pa harruar politikat e mbrapshta antikombëtare, janë pengesa serioze në studimet e shkencave të ndryshme që flasin me gjuhën e së vërtetës për lashtësinë gjenetike të një kombi të lashtë, për zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të një komuniteti.

Por me gjithë këto faktorë pengues, ajo që e lehtëson zgjidhjen e enigmës së autoktonisë legjitime të shqiptarëve si pasardhës direkt të  Pellazgë-Ilirë-arbërve qysh nga neoliti e deri sot te shqiptarët, është gjuha e trashëguar në mbishkrimet e gjetura, si dhe artefaktet e gjetura arkeologjike të zbuluara gjatë shekujve.

Nëse ballafaqojmë të gjitha dokumentet e shkruara nga autorë të ndryshëm, ndeshim në kundërshti të fakteve reale  me ato të sajuara. Por e vërteta sado të mohohet apo të fshihet nga kujtesat kohore , vjen një ditë dhe del në dritë me forcë dhe vërtetësi të pakundërshtueshme. Ndër të parët që kundërshton pseudohistorianët e sëmurë,të cilët kanë falsifikuar historinë e kombeve, është  natyralisti i famshëm romak,    Gaius Plinius Secundus, ose Plini Plaku (23-79 e.s.), botoi në vitin 77 er e re. serinë  me 37 vëllime"Naturalis Historia". Në vëllimin VI (fq.93-94) Plini Plaku shkruan:” romakët alfabetin e morën nga pellazgët-Ilirët”.
   Këtë trashëgimi e vërteton më së miri gjuha mesape, ligure, apo në Sardenjë, Toskanë, Venecia etj. Gjurmët e gjuhës ilire gjenden në gjithë gadishullin Apenin , veçanërisht në brigjet lindore të saj duke nisur në verilindje të saj që nga fshati Alban në kufi me Slloveninë, ku shkruhet me shkronja të mëdha ALBANI, që  bie në sy qysh nga larg në portën hyrëse të qytezës.

Gjuha e etruskëve është gjuha e ilirëve që ka pasur si model të vetmen gjuhë, gjuhën shqipe. Për këtë dëshmon Nermin Vlora Falaski. Kurse  Francesko D’Andria, Profesor i Merituar, Univ.Salento: (direkt  në ekran, më, 11.4,2020,  “ Salento dhe rrënjët e tij indigjene”  f. 2-31) Accademia d'Italia, Firenca,1943.Sipas autorëve dhe Prof. D’Andria shkruhet:”Historia e lashtë 2800-3000 vjeçare e Mesapëve, është një teori e errët, e humbur nëpër shekuj pasi kanë jetuar para mëse 30 shekujsh. Është  koha kur në të dy brigjet e Adriatikut flitej gjuha ilire si nga Ilirët dhe mesapët ”Mbishkrimet, qeramika, varret e gjetura, tregojnë shtrirjen e fiseve ilire në të dy gadishujt...Për të nxjerrë të vërtetën katedra nën drejtimin e  Prof. F.D’Andria kërkojnë bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave Shqiptare dhe Institutin e Studimeve Alabanologjike të Shqipërisë, që për fat të keq është në gjumë letargjik.

Zgjidhjen e enigmës së shekujve për autoktoninë e shqiptarëve  është vazhdimësia e jetës në trojet e paraardhësve dhe trashëgimia gjuhësore. Ajo që u jep rrugë gjithë shkencave e veçanërisht gjenezës së  një populli,veç fakteve arkeologjike, parësore është shkenca e gjuhës.

Për zhvillimin dhe integrimin e një kombi, në plan të parë qëndron kultura e gjuhësisë .

Lind pyetja: Cilët janë pararendësit e shqipes së shkruar,ose hapat e parë në shkrimin e gjuhës shqipe?  Gjithkush mund të bëj pyetjen:- Pse?

Sepse shkalla e njohjes së një populli, hedhja e themeleve të një kombi nis nga zero (0) tek numri një (1) dhe në vazhdimësi me rritje progresive (sasi dhe cilësi). “Zhvillimi i kombit nis nga gjuha”,- ka theksuar Konfuci. Madje theksoj se është gjuha ajo që e dallon një komb nga tjetri.

U kujtojmë pseudohistorianëve  se,“Gjuha shqipe ka një pasuri gjuhësore të pasurdhe të jashtëzakonshme.” Kjo gjuhë e fillimit ka shtatë zanore, që tingëllojnë aq bukur dhe aq veçantë si shtatë notat muzikore të pentagramit. Shqipja është gjuha më harmonike në botë, e cila ka tingëllimin zanor më të ëmbël, është si buka e tokës së të parëlindurve Pellazgë  në këto troje.” autorja.

Disa thënie nga libri...

-“...Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe!” Laibnic

- “Shqiptarët janë të vetmit pasardhës të pellazgëve parahistorikë. Pellazgët janë ilirët e lashtë...” August Friedrich Pott

-“Ilirët janë pasardhësit e pellazgëve në gadishullin tonë. Si lashtësi dhe si qytetërim vetëm tre popuj numërojnë mijëvjeçarët e thellë: Pellazgët, Maqedonët dhe Epirotët.” Herodoti

- “Shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre, vazhdues të ilirëve që nuk u asimiluan as nga romakët dhe as nga gjithë pushtuesit në vazhdim.” Johan Thunman

-“Historia e gjuhës është historia e popullit që e flet.” Eqrem Çabej

- “Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!” George Fred Wiliams

-Shqipja është gjuhë e përbashkët e pellazgëve, ilirëve dhe e etruskëve të lashtë, prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre”. NerminVlora

- Tokat e banuara nga Shqiptarët u populluan së pari në epokën e gurit, mbi 100 000 vjet më parë.(John Boardman)

-“Shqipja rrjedh nga Ilirishtja dhe Ilirishtja nga Pellazgjishtja”. J.Georg Von Hahn

- “Gjuha shqipe është trashëguesja e pellazgjishtes së lashtë.” ‘Dialekti geg i veriut,një fosil i gjallë.” Aref Mathieu

- “Nëna e gjuhës greke është gjuha shqipe.” Aristidh Kola

Urime dhe suksese shkrimtares Vranari-Haxhiraj

Shtëpia Botuse dhe Shtypshkronja Europrint



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora