Mendime
Lekë Mrijaj: 24-vjetori i kremtimit të meshës së parë të dom Agim Qerkinit
E diele, 06.09.2020, 11:01 AM
24-vjetori i kremtimit të meshës së parë të dom Agim Qerkinit, famullitar i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Gjurmët
e krishterimit në Trojët Shqiptare, datojnë që nga shekulli I, pikërisht me
ardhjen e Shen Palit Apostull në Ilirik-“[…] arrita t’ua dërgoj të gjithëve
lajmin e mirë [Ungjillin] për Krishtin nga Jerusalemi dhe përqark deri në
Ilirik “ (Rom. 15.19). Kështu edhe siq thuhet nga "Letrat drejtuar
Romakëve" gjatë këtij udhëtimit të tij të tretë, Shen Pali e vazhdon
shtegëtim e tij në Ilirik ( atherë ishte provincë përberëse e admnistratës
romake, ku hynin trevat e Dalmacisë, Bosnës e Hercegovinës, Ballkanit Qendror
dhe Perëndimor) edhe në Maqedoni. Më këtë rast Shen Pali qëndrojë edhe në
Durrësin Shqiptar etj. Kulti i Shen Palit si misionar i krishterimit të hershëm
në troje ilirike arbërore është (themeluar me dashuri në asnjëmënyrë me tehun e
shpatës shënimi im L.M. )ruajtur me dinjitet edhe gjatë gjithë mesjetës së
hershme edhe përkundër kryqëzatave të ndryshme e perandorive të tjera mesjetare
otomane e komuniste (të sojit satanik shënimi im L.M.), qe do të thotë se emrin
e Shen Palit e ruajnë shumë monumente të kultit të krishterë në gjithë arealin
iliro-arbëror që është pjesë e europës së emancipuar.Gjurmët e gjetura të
kulturës paleokristiane në trevat e Kosovës i takojm nga shek. II në shek.
III-XI, janë zbuluar gjurmë të bazilikave e Kishave dhe po i permend disa
Bazilika e Kisha në krahinën Shqiptare të Kosovës siq janë: Bazilika e Shën
Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës, pikërisht
kishat në Novobërdë, Bardh të Madh, Bajicë, Buçan, Dërsnik të Klinës (Kishë
paleokristiane qe daton nga shekulli I para erës sonë deri në shekullin V-VI),
Harilaq, Graçanicë, Jahocë, Lipjan, Kabash, Korishë, Pejë, Prizren, Raçë,
Studenicë të Vrellës ( Bazilika e shek. VI pas Krishtit),Veletin, Surçin,
Nerodime, Greme të Ferizajit, Syroganë, Shtime, etj.
Meshtarët
një nga një dhe hierarkitë e tyre deri në ditët e sotme janë pjestarët kryesor
të Kishës Apostolike pikërisht bashkëpunëtorët më të ngushtë të urdhrit të
Zotit e Birit të Tij si dhe urdhrit ipeshkvor pa të cilët as Kisha Apostolike e
Jezusit në asnjëmënyrë nuk mund të ekzistonte.
Ndaj
sot, 24 vjet më parë, dom Agim Qerkini, në Kishën e Stubllesë së Vitisë, ka
kremtuar meshën e parë në cilësin e meshtarit i shuguruar për meshtar me 3
gusht 1996 nga i +Përndritshmi Shkelqësija e Tij imz. Mark Sopi, ipeshkëv i
ipeshkvisë së Kosovës. Ai, afro një vit me parë është dekretuar si famullitar
në Kishën "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë pikërisht famullitari i
tretë me radhë pas dom Fran Sopit e dom Lenc Sopit.
Jetëshkrimi i dom Agim
Qerkinit
U
lind me 11 nëntor 1971 në Stubëll të Epërme nga prindërit: Pashk Qerkini dhe
Monika I. Munishi i cili mësimët e para të fillorës i kreu i përfundoj në
vëndlindje ndërsa të mesm?n apo dy vitet e para në Seminarin klasik në Shkup
ndërsa dy tjerat në Seminarin klasik "Paulinum" në Suboticë. Studimet
filozofike e teologjike i kreu në Zagreb me 15 korrik 1996 i cili u shugurua
xhakon me 25 shkur 1996 nga Nunci Apostolik në Kroaci, Shkelqesija e Tij, mons.
Giuilio Einaudi ndërsa p?r meshtar shugurët në Stubëll gjashtë muaj më vonë apo
me 3 gusht 1996, nga imz. Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës i cili
edhe menjiherë e nisi jetën pastorale dhe për katër vite me radhë veproi si
kapelan apo vikar ndihmës famullitar (i don Franë Sopit) në Kishën " Zoja
e Këshillit të Mirë" në Klinë. N? vitin 2000 i mundësohët të vazhdoj
Fakultetin Teologjik në Luganos të Zvicrës i cili me 15 tetor 2003 mbrojti
temen e masterit me titull: "Kisha ndër Shqiptarë dhe reformat liturgjike
pas konçilit të dytë të Vatikanit. Pas përfundimit të masterit emrohër rektor
në Seminarin "Imzot Lazër Mjeda" në Prizren e më vonë si misonar në
"Misionit Katolik Shqiptar " në Luzern të Zvicrës e që aktualisht nga
tetori i vitit të kaluar-2018 kryen detyrën e famullitarit "Zoja e
Këshillit të Mirë" në Klinë.
Është
botues i librit monografik "Misioni Katolik Shqiptar -Katholische Albaner
Mission Luzern" dhe ka të shkruara shumë e shumë kumtesa të rrafshit
teologjik dhe t? natyrave të ndryshme.
Ndaj
e përgëzojmë don Agimin me rastin e 24 vjetorit të meshtarisë së tij duke i
deshiruar gjitha të mirat në jetën meshtarake e gjithëperfshirëse. Zoti e
bekoftë me të mirat e veta. Gëzuar Don Agimi, shëndet...