Mendime
Florim Zeqa: (Mos)marrëveshja historike!
E shtune, 05.09.2020, 06:26 PM
(Mos)marrëveshja
historike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
leximit me kujdes e të gjitha pikave të marrëveshjes, me përjashtim të njohjes
nga Izraeli, nuk vërejta asgjë me vlerë në këtë marrëveshje për Kosovën! Për
dallim nga Kosova, Serbia përfiton në të gjitha pikat e marrëveshjes, duke
filluar nga aspektet ekonomiko-politike që i sjellë "“Mini-Shëngeni” apo
"Mini-Jugosllavia e Re" pa Slloveninë e Kroacinë, por me Shqipërinë
brenda.
Rikolonizimi në heshtje
i Kosovës nga Serbia
Kolonizimi
i Kosovës nga Serbia nuk është risi dhe as rastësi. Ka ndodhur në vazhdimësi
dhe në periudha të caktuara historike, por kolonizimi i ditëve të sotme është
më i dhimbshmi, për shkak se po ndodhë në Kosovën e pavarur.
Kolonizimi
më i ri i filluar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në pjesën veriore të
vendit tonë, vazhdoi tek "Lugina e Diellit" mes Mitrovicës dhe
Zveçanit ku pritet të vendosen mijëra serbë nga Serbia është ngjarja më e
dhimbshme e pasluftës në Kosovë.
Dhënja
e çelësave të shtëpive për 58 familje serbe nga Serbia në shtetin tonë në ditën
e të pagjeturëve, kur Kosovës i mungojnë mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta
e fundit, përveqse provokim i hapur, paraqet zbatimin e planit serb për
rikolonizimin sërishëm të Kosovës.
Nuk
është e rastësishme koha dhe as vendi që e ka zgjedhur Serbia. Ndërtimi i 58
shtëpive të koncentruara, në një lagje te vetme, është strategjik dhe
kolonizimi i pastër etnik.
Ndërtimi
i shtëpive dhe banesave kolektive për serbët, përveqse provokative, është edhe
e papranueshme për shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore.
Shqiptarët e
veriut, të harruar nga shteti, të abuzur
nga politikanët
Përderisa
rreth 300 shtëpi të shqiptarëve në lagjet veriore të Mitrovicës ende janë
gërmadha, për shkak se ndërtimi i shtëpive nuk lejohet nga Komuna Veriore e
Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, aktualisht
zv. kryeministër i Kosovës, ndërtimi i parreshtur i shtëpive për serbët paraqet
provokim të hapur dhe fyerje për shqiptarët e pjesës veriore .
Përderisa
serbëve u lejohet të ndërtojnë në lagjet e shqiptarëve, këtyre të fundit nuk u
lejohet t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre e nuk u lejohet as të kthehen në pronat
e tyre në veri.
Mijëra
shqiptarë të lagjeve veriore, të dëbuar nga veriu i Mitrovicës në vitin 2000,
edhe më tutje jetojnë si refugjatë në jug të qytetit të Mitrovicës, në kushte
të rënda të banimit.
Shqiptarët
e pjesës veriore janë injoruar në radhë të parë nga shteti i tyre (Republika e
Kosovës) dhe janë abuzuar nga të gjithë politikanët dhe partitë shqiptare për
qëllime elektorale.
Pa
dyshim, përgjegjës kryesor për rikolonizimin e Kosovës janë të gjitha qeveritë
dhe të gjithë politikanët, të gjitha partitë dhe liderët partiak (në pushtet
dhe opozitë), pavarësisht madhësisë dhe shtrirjes gjeografike.
Përgjegjësia
bie mbi figurat e uniformuara politike dhe ushtarake, pa anashkaluar as
veteranët e luftës që marrin pensionet si çlirimtar të vendit, kur afro 1/3 e
vendit ende është e pushtuar nga serbët.
Nuk
ka si të jetë ndryshe, kur 58 shtëpitë e serbëve nuk është që u ndërtuan brenda
natës apo brenda javës, por afërsisht një vit që ka filluar ndërtimi i tyre,
dhe asnjë politikan, parti politike apo qeveri nuk e ka kundërshtuar, e aq më
pak penguar ndërtimin e tyre.
Por,
sikurse për çdo gjë, edhe për shtëpitë e serbëve të ndërtuara në pronat e
shqiptarëve reagimi ynë gjithnjë vjen me vonesë, vetëm pas realizimit të
objektivave serbe. Reagimet e partive tona politike u ngjajnë zërave të qyqyes
apo "shiut pas të vjelave" pas vendosjes së kolonëve serbë.
Fitorja historike e
Serbisë në Washington
Marrëveshja
e nënshkruar ekonomiko-politike mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washington vërtetë
është marrëveshje historike për Serbinë, e cila përveq heqjes së pikës më
kulmore për njohje reciproke, e avancoj planin serbo-rus të
"Mini-Shëngenit", Serbia fitoj shtrirje të gjërë ekonomike, arriti ta
pengoj anëtarësimin e mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe i iku
përgjegjësisë historike për të gjitha viktimat dhe dëmet e luftës të shkaktuara
në Kosovë.
Normalizimi
i marrëdhenjëve Kosovë-Serbi pa njohje reciproke dhe pa përgjegjësinë e dëmeve
të luftës, e amniston dhe rehabiliton në plotni Serbinë armike.
Lidhjet
financiare, energjetike dhe ujore, hekurudhore dhe ajrore, e bëjnë hisedare dhe
e kthejnë fuqishëm Serbinë në Kosovë.
Pra,
Serbia përfiton në të gjitha pikat e marrëveshjes, duke filluar nga aspektet
ekonomiko-politike që i sjellë "“Mini-Shëngeni” apo "Mini-Jugosllavia
e Re" pa Slloveninë e Kroacinë, por me Shqipërinë brenda.
"Mini-Shëngeni"
ia pamundëson Kosovës të vendosë tarifa apo reciprocitet ndaj Serbisë, ua
mundëson zyrtarëve serb të hyjnë dhe të dalin nga Kosova të papenguar dhe pa
marrë leje nga askush si dhe të zhvillojnë fushatë kundër shtetit tonë.
Pas
marrëveshjes kornizë në nënshkruar në Washington, jemi larguar akoma më shumë
nga njohja reciproke me Serbinë. Vazhdimi i dialogut pa njohje reciproke në
Bruksel do të jetë edhe më i pabarabartë dhe i vështirë për Kosovën.