E enjte, 01.10.2020, 09:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Elmira Tafa - Mall me dhimbje

E marte, 18.08.2020, 04:52 PM


Mirënjohja tek libri i ri me poezi “Mall me dhimbje” i autores Elmira Tafa

Nga Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist

Libri i ri me poezi “Mall me dhimbje” i autores Elmira Tafa,

vjen këto ditë të vështira mbarëbotërore për të lehtësuar

paksa stresin e përditshëm. Emira ende nuk është një

poete e afirmuar, por ajo me vargun e saj popullor, përcjell para

lexuesit një tematikë të gjerë të problemeve që shqetësojnë por

edhe gëzojnë njeriun në jetën e përditshme.

Duke pasur parasysh se ka kaluar një situatë të vështirë në

jetë, ajo është bërë më e ndjeshme, më paqësore, më e dashur,

më atdhetare, më e prirur drejt ndihmës dhe përkrahjes. Poezia e

saj është ashtu siç e ka shprehur në titull mall dhe dhimbje. Jeta

e autores ka qenë luftë, përpjekje, sakrifica. Në vargjet e saj gjen

mallin e madh për fëmijët dhe të afërmit emigrant, për të njohurit,

për nipërit dhe mbesat, për ata që kanë ikur në përjetësi dhe që

ajo s’mund të bisedojë më.

Por tematika e autores është sa e larmishme po aq dhe

e sinqertë. Ajo shkruan me zemër, ashtu si e ndjen apo e sheh

realitetin. Vargu i saj i thjeshtë rrok problemet sociale, veset

dhe virtytet që ndryshojnë nga njeri tek tjetri. Ne çdo poezi

ajo mbi të gjitha tregon dashurinë e madhe që ka për atdheun.

Figurat kombëtare për të janë simbole që lartësojnë atdheun

por frymëzojnë dhe çdo njeri atdhetar. Në shumë poezi lexon

për miqësinë, respektin, dredhitë, pabesitë, punën e palodhur në

emigracion, vështirësitë e jetës, të papriturat e jetës, respektin e

madh për prindërit, për motrat dhe vëllezërit.

Lexon edhe për thashethemet dhe pengjet e jetës. Por ajo që

zë vend kryesor te autorja është virtyti më i lartë Njerëzor, virtyti

më i çmuar, Mirënjohja. Ja si shprehet autorja në poezinë:

Ndihma jote dritë për mua

Më dhe gjak nga gjaku jot,

Që unë kisha shumë nevojë,

Më dhe dritë nga sytë e tu,

Që unë botën të shikoj!

Në një moment vështirësie në jetë autorja është vetë personi që

njohu nga afër ndihmën që nuk e besonte. Ndihmën që e ringjalli,

ndihmën që pak kush mund ta japë. Dhe për këtë ndihmë që ajo

nuk e kishte besuar më parë shprehet me vargjet e mësipërme.

Vetëm një njeri me zemër të madhe, i ndjeshëm, i sinqertë, mund

ta shpreh kaq hapur dhe kaq natyrshëm mirënjohjen.

Autorja më parë e vinte në dyshim këtë virtyt të lartë. Dhe

me të drejtë... Sot bota është bërë shumë komerciale, shumë e

vetmuar, individuale. Humanizmi sikur është strukur, sikur nuk

ka vend shumë tek njerëzit. Ndaj ajo më parë ndihej e pezmatuar.

Por duhej një ditë që ajo të kishte nevojë për ndihmë dhe ndihma

i vjen papritur. Dhe autorja duke treguar fisnikërinë e saj,

Mirënjohjen e shprehu në vargjet e mësipërme....

Nga ana tjetër emigracioni, një plagë e madhe e shoqërisë

së sotme shqiptare. Një plagë që s’po gjen shërim. Me qindra

djem dhe vajza kanë humbur deteve, maleve me borë, lumenjve të

rrëmbyeshëm apo oqeaneve për një jetë më të mirë. Emigracioni

mbetet një rrugë pa adresë sipas autores. Por emigracioni

shqiptar në vitet e para të demokracisë ka qenë i pashembullt,

i pa imagjinueshëm, plot dhembje dhe tragjedi. Ikën nga toka

mëmë qindra mijëra njerëz pa e ditur destinacionin. Ja si shprehet

autorja:

Ju dallëndyshe shtegtare,

Përmbi male fluturoni,

Të ju pyes nëna një fjalë:

-A e patë të vetmin djalë?!

Në këtë ikje kanë qenë mijëra djem apo vajza të vetme. Dhe nëna

pret. Pret në dritare mëngjes dhe mbrëmje. Shikon dallëndyshet

në fluturim... Pret një haber, pret një lajm. Ku është djali i vetëm

ku?! Sa dhimbje! Një metaforë drithëruese që shpreh mallin e

madh për djalin e vetëm. Vetëm nënat mund ta ndjenë aq thellë

dhimbjen dhe mallin e pritjes.

Në tërësi libri i ri i autores ka shumë dhimbje por ka

dhe shumë shpresë. Ka shpresë tek njerëzit mirënjohës dhe

fjalëpakë që bëjnë vepra të mëdha. Ajo shpreson tek e mira në

Botë, shpreson tek pozitivja pasi vetëm kështu mund të kalohen

problemet e sotme sociale. Ajo shpreson dhe lutet për një botë në

paqe, për një Shqipëri të bukur dhe të lulëzuar, për një rini që të

kthehet në atdhe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora