E enjte, 01.10.2020, 09:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Fahri Dahri: Kryeqyteti i Pellazgjisë

E hene, 17.08.2020, 07:33 PM


V. HAPËSIRA GJEOGRAFIKE E DODONËS

KRYEQYTETI I PELLAZGJISЁ

Nga Fahri Dahri

Lidhur me faltoren pellazgjike “Dodonën”, ka materiale të shkruara me bollëk, të historianëve të lashtësisë e në vazhdim nga studjues, historianë, arkeologë shqiptarë, grekë europianë, etj. Për Dodonën kam shkruar edhe unë, por në trajtimin e sotëm, shkrimi ka qellim të tregojë ekzistencës e “tre të shenjtave botërore“ që gjenden vetëm në territorin e vendlindjes time dhe të paraardhësve të mi.

Kohët ecin, gjithçka në lëvizje edhe njerëzit, ata zëvendësojne dhe zevendesohen, por popujt mbeten dhe trashëgojnë, kështu që thesprotët /çamët dhe shqiptarët, kryeqytet të parë kanë Dodonën.

“Përpara teje ndodhet Pelazgu, zot i vendit, i bir’ i Palektonit, i lindur nga dheu…fisi i pelazgëve, që rron në këtë truall. E tërë kjo krahinë, ku rrjedh Strimon i shënjtë, gjer tej ku perëndon dielli, veç mua më përket. Pushteti im arrin tek trojet e perrebve, tej viseve të Pindit, gjer pranë Peonisë (territori ku banojnë shqiptarët e Maqedonisë). Këtu mbi malet e Dodonës dhe në kufirin e  fundit përplaset me tallazet shkulm të detit. Ja vendi ku sundoj…”.

Pra sipas asaj që thotë Eskili (Eskili tek “Lutëset”), territoret ku sundonin pellazgët kufizoheshin:

Gjithë gadishulli i Peloponezit; Gadishulli i Atikës, Beotia, Eubea dhe i gjithë Epiri. Më kuptueshëm pellazgët, sipas Eskilit shtriheshin: Në Lindje me lumin Strimon (kufi me trako-maqedonasit); në Veri me Peonët (Maqedonia) dhe Perrebët, fise ilire; në Perëndim me bregdetin Jonian, territoret e fiseve të Kaonisë dhe Thesprotisë (Çamërisë së sotme), ndryshe Epiri.

Trajtohen këto deklarime, mbasi krahas njohjes së hapësirës së shtrirjes së pellazgëve, na vlejnë dhe kanë një rëndësi të veçantë për faktin se tre fiset jugore pellazgjike: kaonët, thesprotët dhe mollosët, të cilët rreth shekullit të IV p. Krishtit u bashkuan dhe krijuan Epirin, që në lashtësinë e hershme ishin fise jogreke, por pellazgë.

Nuk është aspak e moralshme, që hapësira epirote e kaonëve, thesprotëve dhe e mollosëve, të përdoret sot si hapësirë joshqiptare dhe akoma më e padrejtë të kërkohet që Dodona e shenjtë, që ndodhet pikërisht në hapësirën e thesproti /Çamërisë, të vendoset brenda kufijve të sotëm të Republikës së Shqipërisë “Londineze”. Përpjekje të tilla bëhen edhe nga pala greke, të cilët, siç shkruan tek “Orakulli i Dodonës”, z. Maksim Zotaj, në “Lirenti.com”, datë 16.01.2008: “Grekët ashtu siç edhe thonë, çmendurisht dëshirojnë që Dodona të ishte 18 km larg Janinës, sepse ajo do të përfshihej brenda territorit të shtetit të tyre”.

Kuptohet, sa sipër na shfaqen dy palë me mendime të njëjta, të cilët me “hosana” duan të plotësojnë dëshirat që Dodona të jetë njëkohësisht në dy vende gjeografike dhe mundesisht e dy shteteve të tyre; por ajo plotëson vetëm të vërtetën e vendndodhjes së saj tek banorët e të folurës pellazgjike (sot të gjuhës Shqipe). Sipas këndvështrimit tim, për të dy palët, në themel të qendrimeve të tyre, nuk konstatoj të pavërteta lidhur me saktësimin e vendndodhjes së Dodonës, mbasi të gjithë historianët e lashtë dhe të studiuesit e mëvonshëmë, sillen nga sillen, vërtiten rreth mendimit se vendndodhja e Dodonës është në Epir. Dhe kjo është e saktë.

E trajtova më lart se para emrit gjeografik Epir, hapësirën territoriale e zotëronin tre fiset jo greke, por pellazge (me plot gojën). Fillimisht  ishte fisi thesprot që nisi ndërtimin e Dodonës, më pas  e pushtoi fisi mollos, i cili kufizonte me fisin thesprot, pikërisht atje ku thuhet, rreth 18 km në perëndim të qytetit të Janinës. Atëhere ku qendron  problemi (shejtanlliku?!).

Të dy palët e sotëm, studjuesit grekë e shqiptarë, duhet të qartësojnë dijet e tyre se: mollosët, banorët e hershëm dhe të sotëm të Janinës dhe rrethinat e saj, ishin dhe janë fise jo greke, por pellazge-shqiptare, sikundër dhe thesprotët e hershëm dhe çamët e sotëm, ishin dhe janë fise jo greke, por puro pellazgë.

Mjafton të lihen mënjanë dëshirat politike, nacionaliste kohore, të dakortësohen me të vërtetat historike, ku para vitit 1913 Janina dhe Çamëria ishin në mijëvjeçarë jo tokë greke, atëhere vetvetiu Dodona mbetet dhe lartësohet në vendin e saj, atje në malin Tomar, që në dialektin çam do të thotë mal që sjell mirësi (kur përshëndeteshin njerëzit e rajonit të Çaëmëris, nuk thonin lamtumirë, por “t’u mirë" beç. “Dodona e famshme përfundimisht ndodhet brenda territorit të Thesprotisë, kufi me Mollosinë. Siç e dimë, ata (Mollosët) si dhe Thesprotët kanë qenë dy fiset më të mëdhenj dhe më të famshëm Pellazgo”!. Këtë përfundim na e japin edhe shkrimet tek “Orakulli i Dodonës”. Por mendoj se duhet mbajtur parasysh që territoret e Thesprotisë dhe Mollosisë (Çamëria dhe Janina e sotme me rrethinat e saj) nuk e përfshijnë brenda tyre krahinën e fisit të Dasareteve, ajo është krahinë më në veri të tyre, gjë që e përjashton vendndodhjen atje të Dodonës thesprote. Vende të shenjta ka plot dhe në shume vende e shtete, por Dodona e Thesprotisë është një.

Megjithatë andej nga krahina ime përdorej shprehja: “Çdo berr, varet nga këmbët e veta”.

Homeri nё “Iliadё” shkruan: “Mbret i pellazgёve dhe i Dodonёve, o Zeus. Ti qё nga larg nёn urdhëra mban Dodonёn…” (Iliada, kёnga XVI, rreshti 285-290.“Herodoti, pohon se vëndi i kultit, apo vëndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ёshtё ai nё Thesproti (Çamёri) i pellazgёve nё Dodonë. (M. Aref , “Mikenёt- pellazgёt” fq. 67). Perandoria e pellazgёve, me epiqёndёr Dodonёn, ka luzmuar (zhurmuar) nё rajonet ballkano-danubiane, nё pellgun e Mesdheut, nё Azinё e Vogël, nё gadishullin Apenin, nё gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinё etj. Edëin Jasque citon: "ashtu si Homeri, Virgjili paraqitën protagonistёt e tragjedisё trojane jo si greke, por si pellazge”. Ai deklaroi se mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si të gjithë mbretёrit e tjerё Trojan. Enea gjithashtu ishte trojan dhe rrjedhimisht pellazg edhe forcat rrethuese ishin pellazge.

Njihemi me përcaktimet e disa arkeologëve, shkrimtarëve dhe historianëve si të lashtësisë dhe të modernes, të cilët skalitin trutë tona për t’u qetësuar me vendndodhjen e “Dodonës”. Kultura e tempullit tё Dodonёs ka mbrritur nё ditёt tona ndёrmjet arkeologjisё dhe historisё, tё Shlimanit e tё Evansit si arkeollogё, por dhe tё Homerit e pasardhёsve të tij.

Robert Tempre (Robert Kyle Grenville Temple (lindur në 1945) nё librin e tij “Netherëorld” (bota e tё vdekurve), botim i Londrёs 2002 thekson: “Jam angazhuar me vite tё tёra që tё gjej vendlindjen origjinale tё orakullit tё Dodonёs dhe sё fundi ёshtё identifikuar nё rrëzën e malit Tomar nё perёndim tё Janinёs ”(gazeta Illiria 9/02/2006 f.27). Kёndi nuk fillon nga mali i Tomorrit nё Berat, por fillon nga mali Tomare, nё Çamёri dhe pёrfundon nё pikёn lindore, nё malin Ararat, (arka e Noes). Pastaj zbret poshtё nё jug, pёrshkon pingul Mesdheun e krijon njё kёnd tё drejtё nёntёdhjetё gradё, aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjyptit, që quhet Bendet ish kryeqyteti i parё i Egjyptit. Dodona ёshtё saktёsisht tetё gradё nё veri tё Bendetit dhe prej këndej trekёndëshi takohet nё Dodonё. Pranohet se këtu ёshtё vendndodhja e Dodonёs".

Vendndodhja, theksohet edhe nё shkrimet e Erik Von Daniken(Erich Anton Paul von Däniken, lindur më 14 prill 1935, autor zviceran. Një nga figurat kryesore për popullarizimin e hipotezave të "paleo-kontaktit" dhe të astronautëve antikë, i cili shkruan: “Ç’do kush mund tё vёrё re, se kemi trekёndёsha tё tillё qё krijojnё njё rrjet tё pёrbashkёt me qёndrat e kultit dhe kjo gjё nuk mund tё jetё rastësi. Shёmbuj: Dodona-Delphi-Sparta njё trekёndёsh! Distanca midis tyre ёshtё e barabartё. Njё tjetёr trekёndёsh formon Nikosia-Dodona-Knossos“. Të gjitha sё bashku Dodonën e nxjerin nё relacion gjeometrik me Delfin.

“Njё tjetёr dukuri e rёndёsishme ёshtё komunikimi midis kёtyre qёndrave tё kultit. Ç’do gjё brёnda kёtij territori nё njё dimension krejt tё paimagjinueshёm pёr kohёn tonё, ёshtё ndёrtuar simbas njё masterplani, i cili me njohuritë dhe teknologjitё e sotme, ky masterplan ёshtё krejtёsisht i parealizueshёm”. Robert Temple, gjithashtu na bind edhe me spjegimin e sistemit të komunikimit midis tempujve. Nё librin “Netherëorld”(Bota e vdekjes) shkruan: “Jam informuar se pёllumbat postierё ishin nё gjёndje tё fluturonin nga Teba e Egjiptit, deri nё Dodonё, brenda njё dite”! Nё kohёn e vjetёr profetёt e lidhur me Dodonёn, kosideroheshin tё aftё nё zbёrthimin e gjuhёs sё zogjve. Nё fakt “gjuha e zogjve” shkruhej nё letër që i lidhej pёllumbit korier nё kёmbё”.

Legjenda e transmetuar nga Dioniz Alikarnasi (II,51,1) dhe tё vjershёruar nga Virgjili (Aen.3,239): “Enea zbriti nё Butrot, nё rrugё pёr nё Dodonё, ku mori nga orakulli miratimin pёr themelimin e Romёs”. Aleksandri i Mollosisё, ndёrmori njё fushatё ushtarake nё Italinё e jugut, ku dhe u vra ne vitin 331 p.e.s, pranё qytetit Pandosia dhe lumit Aheron. “Orakulli i Dodonёs e paralajmёroi se qyteti Pandosia dhe rryma e Aheronit janё pёr tё fatale”, tregon Plutarku (XII, I, III, IV). Ky lumё dhe qyteti ishin dhe janë nё Epir.

Prof. Dr.Raymond Mooyd (Raymond A. Moody,Jr. lindur më 30 qershor 1944, është filozof, psikolog, mjek. Nё librin “Reunions” (ribashkimet) thotë: “Nё kohёt e lashta fetarët e Dodonёs kishin aftёsi qё tё vendosnin kontakte midis tё gjallёve dhe tё vdekurve. Ata ishin nё gjёndje tё shkrinin kufinjtё realё midis dy botёve dhe konsideroheshin mё tё zotёt nga gjithё orakujt e tjerë të marrë sëbashku. Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga tё gjitha anёt e botёs për t’u kontaktuar me tё dashurit e tyre tё vdekur.”

Orakulli. Sipas Enciklopedisë italiane (1932-1935), evidencat letrare pajtohen në tregimin e Dodonës si një qendër antike fetare e popujve pellazgë.

Funksioni mantik (llogjik) kishte gjithnjë një epërsi të caktuar në Dodonë, kjo e bënte Dodonën që ta quante veten orakulli më i lashtë, si rrjedhojë asaj nuk i mungonte veprimtaria fetare gjenerike. Herodoti (II, 52) thotë se e gjithë teologjia e pellazgëve realisht rrjedh nga Dodona. Argument tjetër është lidhja e ngushtë e orakullit me kultin e lumit Acheloo (Schol. në Iliada., XXI, 194). Afërsia e liqenit Acherusia me lumin Acheron (Paus., I, 17,5) zbulojnë lehtësishte edhe emrat e perëndive të mëvonshme Olimpike, një thelb fetar shumë i ndërlikuar. Është tepër e dukshme bashkëjetesa e elementeve fetare atmosferike-qiellore (malet, lisat, zogjtë) me elementet e tjera ktoniko-infernale (burimet e lumit Acheron).

Nё istitucionin e Dodonёs fetarët e saj njiheshin edhe pёr bёma të tjera. Enzo Gatti nё librin e tij “Gli Iliri” (Ilirët-FD) botuar nё 1981, nёnvizon faktin se fetarët e Dodonёs ishin astronomё ekspertё, ndёrtonin qendra ku vёzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e Hёnёs, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat, mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”. U tregonin bujqёve kohёn e tё mbjellave, parashikonin orёn e datёn e saktё tё eklipseve, etj”.

Prof. Dr. Lutfulla Peza dhe Liriana Peza shkruajnë “....Perënditё e para me Zeusin në qendër, u pёrkasin pellazgёve, gjё qё pranohet edhe nga studiuesit e shumte. Kryeqendra e Zeusit dhe e besimit, ka qenë Dodona, foltorja dhe faltorja mё e vjetёr nё Europё, qё ndodhet pranё Janinёs nё Çamёri”. (Lutfulla Peza-Liliana Peza “Dritё e re mbi pellazgёt dhe gjuhёn e tyre” bot.2013 f.5)

Dodona si kryeqytet i pellazgёve, shkёlqeu qё herët, mijёra vjet p.e.s. Sipas shumё dokumentave, Dodona, krahas funksionit shpirtёror, s’pushoi kurrё sё mbajturi lidhje tё ngushta, sidomos politike, jo vetёm me qytetet dhe treva tё tёra tё arealit tё qёmotshёm pellazg. “Ajo qё e dallon dhe e tregon Dodonёn si qёndёr e madhe e djepit tё kulturёs nё botё, është teatri mё i madh i kohёs nё Dodonё, ku mund të uleshin tetёmbёdhjetё mijё spektatorё*”

Dodona njohu njё lulëzim dhjetëra shekullor, nga shekulli i XIII-tё p.e.s. vazhdoi deri nё rrafshimin e saj, në vitin 219 p.e.s, prej gjeneralit etolas Dyrrimahut. Kryeqytetin e shkatёrruar tё pellazgёve e rindёrtuan edhe njё herё madhёrishёm pasardhёsit e tyre, trashёgimtarёt e Pirros. Ajo qёndroi e tillё deri nё vitin 167 p.e.s, kur mbi ’të, si rrjedhojë e urrejtjes, ranë duart shkatërruese të konsullit romak Paul Emilit*.

Dodona pellazge u rrёnua edhe nё vitet 88-87 p.e.s, prej thrakasve, aleatё tё Mitridatit*. Nё vitin 435 e.s, perandori i Lindjes, Teodosi i II (*), urdhёroi shuarjen e pёrhershme tё Dodonёs pellazgjike, si djep i kulturës pagane, prandaj e shndёrruar atë nё njё kult tё krishtёrimit. Kjo deri nё vitin 475., ndërsa në vitin 551 e.s, vandalёt, Totila* barbarёt ostrogotё, tё pasuar nga saraçenёt bullgarё e të tjerё, ndërhynë barbarisht në shkatërrimin e Dodonës, kryeqendrёn e kulturës së lashtë tё pellazgёve, të një populli shumё tё lashtё, sikundër dhe sot bëhen përpjekje të ndryshme mediokre me pretendimet se Pellazgjia nuk ka ekzistuar.

Teori të njohura me motive: Shuarje veprash, objektesh, toponimesh, më pas shuhen vetë kulturat dhe historitë e popujve që edhe sot civilizimit modern i shkaktojnë dhimbje.

Manipulimeve dhe fallsifikimeve të gjithanshme europiane për gjatë dymijё e treqind viteve me rradhё, kundër pellazgo-shqiptarёve, duke shkruar, deklaruar se gjithçka na qenka greke, falë teknologjisë dhe inteligjencës po u vjen “vdekja”. Më të saktë, më të plotë këtë e shtjellon z. Maksim Zotaj: “.. Dalja në sipërfaqe e një metode krejt të re në interpretimin e historisë botërore në përgjithësi. Galopi i teknologjisë së sotme, solli një ndryshim të madh në jetën e njeriut, i cili është pasqyruar në të gjitha fushat e dijes. Ky ndryshim cilësor, veçanërisht në fokusimin e problemeve që dikur trajtoheshin si gati misterioze, bëri të mundur kapërcimin e disa kontradiktave të vjetra që kanë të bëjnë me interpretimin e gjërave. Zbulimi dhe përdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me një probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte një përmbysje e madhe në saktësimin e etapave kohore në fushën e historisë. Mbi të gjitha u krijua një mendim i ri i përgjithshëm, i një natyre krejt të re, për vlerat e trashëguara njerëzore".

Studimet, zbulimet, hulumtimet gjuhësore, arkeologjike, antropologjike dhe saktësimet e toponimeve të hershme, po nxjerrin nga “Dhéu” të vërtetat historike të kulturës pellazgo-ilire, duke varrosur sajesat e neveritshme të mashtruesave pseudohistorianë dhe jo vetëm të atyre.

Lidhur me këto përpjekje mashtruese, na tërheq vemendjen deklarimi i z. Lutfulla Pezës, mbajtur në Simpoziumin e Tretë ndërkombëtar me 14/11/ 2014, i cili na informon me qendrimin e habitshëm të Akademisë Shqiptare të Shkencave: “Sot mendimi që jep Konda është vërtetuar plotësisht nga shkenca për idetë e tija mjaft përparimtare. S. Konda (Spiro Konda, studiues, filolog dhe historian). Është i pari që ka mbrojtur tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët. "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", (botuar me 1964) i ’u nënshtrua diskriminimit dhe luftës çnjerëzore nga drejtuesit e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Qëllimi i tyre ishte të pengohej sa më shumë në punë dhe të mbyllej problemi pellazgjik dhe prejardhja e shqiptarëve prej tyre”. (Luftulla Peza f.20).

Është e pa pranueshme që disa "dijetarë" të djeshëm dhe të sotëm shqiptarë, që kur flitet për të vërtetat historike të popullit tonë, dridhërohen, spërdedhin buzët dhe u fanepsen dragonjtë-drakulat. Zoti u kthjelloftë trutë dhe u largoftë hijet e frikërave (hijet e natës) .

Itali, më 15/gusht/2020

Studiues i pavarur Fahri Dahri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora