E merkure, 30.09.2020, 11:55 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Lamtumirë Rikard Ljarja!

E marte, 21.04.2020, 02:02 PM


Lamtumirë Rikard Ljarja!

Rikard Ljarja, aktori i shquar i kinematografisë shqiptare vdiq në moshën 77 vjeçare.

Në filmat e sotëm s’kemi parë akoma një Rikard Ljarja të dytë…

Nga Keze Kozeta Zylo

Çdo kohë dhe sistem ka figurat e ndritura të tij, figura që përzgjidhen përjetëisht vetëm nga populli.  Brezi im është rritur me artin dhe intpretimin e pashoq ne kinematografi të Rikard Ljarjes.

Unë me miket e mia studente aq artdashëse mezi prisnim të shikonim filmat që kishin për aktor Rikard Ljarjen jo vetëm për lojën e tij të magjishme aktoreske, por dhe për pamjen e bukur tërheqëse burrërore që padyshim në“Liri” do të ishte në reklamat me Yjet e Hollivudit.

Megjithatë Këto Yje të kinematografisë shqiptare i ndjen më shumë pasi i ke pjesë të autoktonisë të Artit të mrekullueshëm shqiptar.  Këto filma të papërsëritshëm prodhuar nga “Kinostudioja Shqiperia e Re” që mjerisht ajo godinë aq elegante nuk egziston më, prishur nga politikat antiart, nxorrën aktorë të papërsëritshëm dhe dimensional si Rikard Ljarja.  Dhe hajde të shikosh në prodhimet e “filmave” të sotëm një Rikard Larja të dytë!

Lamtumirë Rikard Ljarja!

Të rëntë i lehtë dheu i Shkodrës që e deshe aq shumë!

Veprat:

Filmografia

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha - (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës - (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës - (1987), Mjeku

Në prag të jetës - (1985), Andrea

Pranverë e hidhur - (1985) Xha Teli

Skëterrë '43 - (1980), Andrea

Radiostacioni - (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë - (1978), Luka

Ilegalët - (1976) Tosti

Në fillim të verës - (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha - (1974) Deda

Shpërthimi - (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja - (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata - (1972)......xhandari

Kur zbardhi një ditë - (1971) Komisari

Plagë të vjetra - (1968).......Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967)..Perlati

Duel i heshtur - (1967) Skenderi

Komisari i dritës - (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

Regjisor

Pesha e kohës - (1988)

Kur hapen dyert e jetës - (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)

Dita e parë e emrimit - (1981)

Sketerre 43 - (1980)

Radiostacioni - (1979)

Në pyjet me borë ka jetë - (1978)

Skenarist

Pesha e kohës - (1988)

Kur hapen dyert e jetës - (1986)  (Wikipedia)

20 Prill, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora