Kulturë
Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës
E shtune, 22.02.2020, 11:56 AM
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Konsullata
e Përgjithshme e Bangladeshit në Nju Jork organizoi një aktivitet në nderim të
Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Nga
Keze Kozeta Zylo
Nxënësit
Arelt Xhaferri, Kaltrina Muckolaj, Albert Hasanaj dhe Nora Balidemaj tëShkollës
Shqipe “Alba Life” në Bronx që operon në disa lagje të Nju Jorkut kërcyen
vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare organizuar nga
Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit. Nxënësit u përgatitën nga mësuese
Majlinda Tafaj nën kujdesin dhe shoqërimin e koordinatores Arta Xhaferri.
Gjithmonë
e kemi mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën, konsullatën, përfaqësuesit e
shtetit të saj dhe për këtë do të kenë mirënjohjen tonë të përjetshme për
vemendjen e tyre.
Me
shumë emocion dhe përkushtim e mori ftesën z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori
i Shkollave Shqipe në New York nga Ambasadore Sahatqija Konsulle e Përgjithshme
e Kosovës për një grup nxënësish nga shkolla jonë të cilët do të shfaqnin një
numër special në skenë në nderim të Ditës Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Konsullata
e Përgjithshme e Kosovës shkruan në webin e saj në Internet midis të tjerash
se: “Më 21 shkurt 1952, disa njerëz në
Bangladesh dhanë jetën si martirë, për gjuhën e tyre amtare, Bangla, qe të
ekzistojë dhe të njihet si e tillë.
Për
hir të krenarisë që folësit e gjuhës Bangla e treguan, duke e mbrojtur atë dhe
duke luftuar për ekzistencën e saj, në nëntor të vitit 1999, UNESCO e shpalli
21 Shkurtin si Ditë Ndërkombëtare te Gjuhës Amtare”.
Të
gjithë nxënësit u mirëpritën me dashuri dhe duartrokitje nga të gjithë
pjesëmarrësit.
Në
këtë ditë të shënuar morën pjesë me vallëzime tradicionale edhe fëmijë nga
Bangladeshi, Kolumbia, Tajlanda, Butani dhe Guajana.
Ps: Disa foto janë marrë
nga KP, NY
21 shkurt, 2020
New York