Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
E merkure, 25.03.2020, 09:19 AM
Shkolla Shqipe “Alba Life” në të gjitha lagjet e Nju Jorkut festoi 7 Marsin Ditën e Mësuesit në Bronx, NY
Këshilltari
i Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj vlerësoi me certificata mirënjohjeje
mësueset dhe stafin e shkollës Shqipe “Alba Life”
Nga
Keze Kozeta Zylo
Diaspora
Shqiptaro Amerikane festoi 7 Marsin Ditën e Shenjtë të Mësuseit me nxenësit e
Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx të Nju Jorkut.
Ndonëse
guvernatori i Nju Jorkut Andrew Mark Cuomo ka shpallur gjendjen e
jashtëzakonshme për shkak të epidemisë botërore “Coronavirus” dhe padyshim ky
lajm ka bërë efektin e duhur për t’i stepur njerëzit për t’u grumbulluar në
mjediset publike, përsëri festa e 7 Marsit erdhi plot dashuri dhe mirënjohje
nga prindërit, mësuesit, nxënësit dhe Diaspora.
Në
një të shtunë me diell të ngrohtë si vetë zemrat e mësuesëve që e presin plot
përkushtim dhe dashuri këtë ditë të shenjtë u mblodhën së bashku me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba
Life” në Bronx në Shkollën Publike
amerikane Christopher Colombus.
Sipas
historisë, më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë
shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj
ishte Pandeli Sotiri. Për këtë ditë të shenjtë është derdhur shumë gjak dhe
janë helmuar shumë mësues si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi etj.
Figura të ndritura të Rilindjes ishin si motrat Qiriazi, familja e ndritur
Qiriazët, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kjo
ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë
dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman për pesë shekuj bëhej privatisht
brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet
në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme
kulturore dhe historike.
Programin
artistik për festën e mësuesit e hapi nxënësi Arelt Xhaferri, në nderim të hapjes për herë të Shkollës Shqipe në Bronx
nga “Alba Life”.
Programin
e prezantoi me plot kulturë dhe
profesionalizëm, vajza e talentuar anëtare e stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” Rea Ulaj.
Ajo
tha se është viti i 13–të që ne festojmë Ditën e 7 Marsit, këtë ditë të shenjtë, e
festojmë së bashku me ju dhe duke
sjellë fëmijët në skenë të flasin
shqip. Cfarë krenarie ndjej kur i shikoj
këta fëmijë të flasin SHQIP!
Shkolla
Shqipe “Alba Life”që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn, Queens dhe Bronx si
dhe në Manhattan për vite me radhë , i
ftoi nxënësit përfaqësues të shkollave të vinin me pankartat në duar si: Arelt
Xhaferri, Ilirjan Thaqi, Kelvin Rustani, Thomas Gjika dhe Kaltrina Mushkolaj.
Programi
u hap me Hymnin e Shkollës Shqipe “Alba Life” “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” si dhe vazhdoi me nxënësit në Staten Island,
Brooklyn, Queens dhe Bronx të cilët intepretuan mjeshtërisht si “Alfabeti
Shqip” poezi, këngë si dhe vallet si “Vallja e Kosovës”, “Kuq e Zi je Ti” dhe
“Vallja e Tropojës”.
Këngët
“Kuq e Zi, kuq e Zi” u shoqëruan nga artistja e mirënjohur Valbona Peraj e cila
përshëndeti me zërin e saj brilant me këngën “Jam Arbnore”. Artistja Peraj i është bashkuar programit të
“Alba Life” ndërkohë dhe djali i saj i vetëm ka ardhur pranë Shkollës Shqipe në
Bronx.
Të
gjitha këngët si: “Një lahutë dhe një
Flamur”, “Kënga e mësueses”, “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” etj, u dirigjuan nga mësuesja plot përvojë
Adelina Laçaj njëkohësisht dhe udhëheqëse artistike e programit.
Nxënësit
që interpretuan poezi nga të gjitha shkollat e Nju Jorkut ishin: Dea Watkins,
Erona Beka Ervin Beka, Viktoria Kola,
Loriana Thaqi , Ariana Daci, Amina Gashi, Gloria Puli, Natalia Sinani, Rilind
Bardhi, Amina Shegaj, Dion Salillari, Gloria Puli, Onida Grainca, Emma Watkins:
Lorian Kasemi, Arjon Rexha, Blin Beqiri, Rubin Beqiri, Suada Dema, Antonio
Kulla, Kelvin dhe Enea Rustani, Blenda Sehu, Erla Lamce, Elio Tahiri, Altea
Bala, Jessica Ndregjoni, Jonathan Ndregjoni dhe Keldi Cekrezi, Laurent Bardhi,
Thomas Gjika, Erla Ahmet, Nevil Vadahi, Agim dhe Arlind Huna, Dorotea Gjika, Ena dhe Eva Mato, Edion
Shiqerukaj Gretel Sadikaj Bora Kurtolli, Simelba Xhaferraj, Fatjona Gjocaj,
Leon Gashi, Yllza Sejdiu, dhe Lediana Hasanaj, Arelt Xhaferri, Keida
Shiqerukaj, Kaltrina Mushkolaj, Nora Balidemaj, Dea Shatri, Ksenia Cili Rinesa Bajraktari, Vanesa Bajraktari,
Adea Gashi, Rina Haizeraj, Saide Gashi dhe Albert Hasanaj
"Kënga
e nënës" u këndua nga Jori Lamçe dhe Enzo Rustani shoqëruar nga kori.
"Rrjedh
në këngë e ligjërime" e kënduan vëllezërit Rustani.
Emma
Watkins interpretoi në piano: “Tring zilja, tring zilja tingëllon”, ndërsa Dea
Watkins “Eja eja lule bore” si dhe “ Fur Elise” një nga kompozimet më të
njohura në botë të Bethovenit realizuar në vitin 1867.
Programi
u mbyll me këngën “Xhamadani Vija Vija” kënduar nga artistja e mirënjohur
Valbona Peraj dhe shoqëruar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Me
këtë këngë u mbyll spektakli madhështor i festës së 7 Marsit Ditës së Shenjtë
të Mësuesit realizuar nga nxënësit nën kujdesin e mësueseve të dashura dhe të
gjithë Bordit të Shkollës.
Mirënjohje nga Bashkia e
Nju Jorkut dhe përshëndetjet
Në
këtë Festë të Shenjte të Mësuesit nderuan me pjesëmarrjen e tyre Këshilltari i
Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj i cili falënderoi z.Qemal Zylo dhe
familjen e tij si themelues dhe drejtor të Shkollave Shqipe “Alba Life” si dhe
gjithë mësueset për kontributin e tyre të vyer në dhënien e mësimit të Gjuhës
Shqipe në New York. Z.Mark Gjonaj “Nderi
i Kombit” gjithmonë të befason për kohën dhe pëkushtimin e tij ndaj Amerikës
dhe Shqipërisë, ndaj Diasporës kudo në botë, puna dhe vepra e tij do të çmohet
ndër breza. Z.Gjonaj u ndau çertifikata
mirënjohjeje të gjitha mësueseve si Adelina Laçaj, Entela Muda, Vlera Selaj
Thaqi, Brunilda Puli, Denisa Sinani, Gela Bulku, Ardita Miloti Vadahi, Alva
Gjika, Klaus Sharra, Alda Ahmet, Majlinda Tafaj, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete
Veseli, Dr.Valbona Zylo Watkins dhe Kozeta Zylo si dhe koordinatorëve në Bronx
Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj.
Përshëndeti
në podium z.Lulëzim Krasniqi Këshilltar pranë Konsullatës së Përgjithshme të
Kosovës në New York i cili pasi uroi të gjithë stafin dhe mësuesit e Shkollës
Shqipe “Alba Life” ai tha se ju keni hyrë në historinë e Kosovës për këtë punë
tejet të vyer. Themeluesit e Shkolles
Shqipe “Alba Life” i janë përjetësisht mirënjohës Kosovës për mbështetjen pa
kushte qe i kanë dhënë Shkollës Shqipe “Alba Life” duke frymëzuar më tej për
këtë mision kombëtar.
Na
nderuan me pjesëmarrjen e tyre editorja për gjuhën angleze znj.Rafaela Prifti e
cila do të sjellë së shpejti një kronikë të veçantë dhe njëkohësisht dha mendim
që midis nxënësve të bëhet një konkurs për gazetën “Dielli” për shkrimin më të
bukur rreth përshtypjeve të këtij spektali madhështor në nderim të festës së
Mesuesit.
Gjithashtu
nderoi me pjesëmarrjen e saj znj.Teuta Ulaj nga Bordi i Edukimit në Staten
Island.
Në
emër të shoqatës shqiptaro amerikane Skënderbej përshëndeti kryetari i saj
z.Mark Qehaja, shoqatë tejet patriotike që edhe pse ka 3 vjet që është krijuar
gjithmonë dhe cdo herë i është ndodhur pranë Shkollës në të gjitha aktivitetet
e saj. Z.Mark Qehaja së bashku me z.Imer Laçaj n/kryetar dhe kryesinë me
vizionin e tyre po e çojnë shoqatën vetëm në rritje të aktiviteteve kualitative
dhe plot përkushtim kombëtar.
Në
emër të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë përshëndeti kryetar i saj
z.Mhill Velaj, i cili shprehu mirënjohjen për “Alba Life” dhe si ish mësues në
Kosovë kujtoi me nostalgji jetën e mësuesit.
Ai intepretoi një poezi të ndjerë kushtuar tragjedisë së familjeve në
Shqipëri që humbën jetën nga tërmeti, njëkohësisht dhe homazh për viktimat.
Një përshëndetje
surprizë nga ish gjimnazitja e Çajupit Dr.Manjola Duli
Një
përshëndetje surprizë dhe tejet emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit erdhi
nga Dr.Manjola Duli ish nxënëse e
shkollës së mesme të përgjithshme “Çajupi” Tiranë. Fjala e saj me lot malli në sy solli shumë
emocion tek pjesëmarrësit. Këto lot të
gjimnazistes sime të "Cajupit" Tiranë s’mund t’i harroj kurrë, ato
janë Monumenti i Lotit…
Këtë
titull ia kam kushtuar librit tim të parë me poezi dhe që ilustrohet kaq
magjishëm me lot emigrantësh.
Ishin
emocione, lot, kujtime shumë të bukura, por dhe te idhta sic ishte viti i
mbrapshtë i 97-ës, kur unë dhe familja ime u larguam nga lufta civile për në
Amerikë…
Në
atë vit jepnim mësim dhe në të njejtën kohë i mbronim nga fugonat e policisë u
shpreh ish gjimnazistja ime e mënçur dhe plot kulturë, sot ajo është pedagoge
dhe mban titullin
Dr.
Shkencash.
Mall,
lot, mirënjohje, kur takohesh me një gjimnaziste të Tiranës pas 23 vitesh dhe
sot e shikon në nivele të larta akademike.
Per
mësuesin nuk ka kënaqësi më të madhe kur studentët e tij ngjiten shumë lart…
Spektakli
u filmua nga kameramanët Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj, fotot nga Elton
Xhaferri dhe Todd Watkins, ndërsa në DJ performuan z.Odisa Salillari
njëkohësisht kryetar i shoqatës “Devolli” si dhe Fatjon Mavrici.
7 Mars, 2020
Bronx, New York