Kulturë
Albert Habazaj: Ditëlindje në kohëra të “Coronës...”
E marte, 24.03.2020, 11:11 AM
Ditëlindje në kohëra të
“Coronës...”
Albert Habazaj
Nuk
e pandeha që do të ndodhte kështu:
Ditëlindje
në kohëra të “Coronës...”
Brenda
oborrit të shtëpisë ... dhe rri si dru,
Buzë
Detit të Bukur, në bark të Vlorës.
Kur
gjashtëdhjetë vjetorin - në cep të buzës
Kërkon
“Corona...”, tek më shtyn drejt flijimit,
Tatëpjeta
e jetës në kurriz të udhës
M’i
çel më të ndezura lulet e udhëtimit.
Përse
të ndodhte kështu, o njerëz, përse?
Sot
unë kam ditëlindjen, ti e ke nesër.
Ç’i
thonë kësaj? - Rrufe në qiell pa re?
Si
banorë të Botës të jemi më tjetër?!...
Personazhet
negativë të historisë,
Që
nga Herostrati, më duken liliputë
Kundrejt
kësaj flame qepur keq Njerëzisë,
Heshturake
dhe tinëzake kryekëput.
Na
shikon nga lart e i dukemi si miza,
Më
djallosur se në prozën e Zhan Pol Sartrit.
Luftë
“Coronavirusit” - t’i hiqet viza,
T’i
thyejmë presën e padukshme të draprit!
Që
këtij qoftëlargu kaq të palyrë
T’i
shpëtojmë nga kthetrat e hidhërimit,
Bukur
ta shohim pranverën në fytyrë -
Ende
durim epik për Lulen e Udhëtimit!
E premte, 20.03.2020