E merkure, 16.10.2024, 04:19 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Bisedë me Dr. Romina Selenica që po shërben në Itali në kohën e Pandemic Coronavirus

E diele, 22.03.2020, 07:55 PM


Bisedë me Dr. Romina Selenica që po shërben në Itali në kohën e Pandemic Coronavirus

Armiku i Italisë ishte koha e shpejtë e përhapjes, nëpërmjet mosizolimit dhe rritja e numrit të pacientëve në mënyrë të frikshme.  Besoj se Shqipëria do të mesojë nga historia e hidhur e kësaj situate në Itali.  Dr.Selenica

Dr.Romina Selenica me një karrierë të pasur në fushën e mjekësisë me edukim në universitetet italiane sot po shërben me devotshmëri dhe po qëndron pranë shtratit të të sëmurëve italiane në këtë kohë pandemie globale.

Dr.Selenica le të hidhemi direkt në shqetësimin dhe panikun që ka kapur gjithë botën në këtë kohë pandemike globale, cila është detyra juaj në spitalin italian dhe si e shihni gjendjen më konkretisht atje?

Unë sot, kam hequr veshjen e profilit tim, atë të Kirurgjisë dhe Mjekësisë Estetike e po shërbej si mjeke e familje në Pisa dhe Empoli. Puna ime konsiston në triage e parë, njohjen e simptomave dhe drejtimin e pacientëve, me simptoma të mesme apo të rënda drejt strukturave të posaçme të ngritura sot për trajtimin e pacientëve COVID 19 +.

Pse Italia u bë shteti më i kapur “prej fyti” nga ky virus vdekjeprurës?

Mendoj se gabimi është nga mosizolimi i të gjithë Italisë, por vetëm i zonave fillimisht të prekura. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se është ndër vendet me numrin më të lartë të popullsisë me moshë mbi 80 vjeç. Nëse shohim statistikat, janë dhe përqindja më e lartë e pacientëve të prekur, moshat mbi 70 vjeç. Kjo ka çuar në një numër të lartë të pacientëve të cilët nuk ja dalin t’i mbijetojnë këtij virusi si shkak i shumë sëmundjeve të tjera kronike.

Cilat janë këshillat tuaja si mjeke profesioniste në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo epidemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?

Unë mendoj se të gjithë ne duhet t’i lëmë kohë shkencës të eci përpara. Janë bërë hapa gjigande në kohë rekord për zbulimin e një vaksine, por duhet kohë për ta sjellë atë në përdorimin e gjerë. Ajo për të cilën une i lutem çdo qytetari, në këto momente është izolimi në shtëpi për të ulur sa më shumë numrin e të infektuarëve. Mendoj se në momentin që do kemi një vaksinë për popullsinë, do të mund të flasim për një zhdukje të kësaj pandemie, pasi aktualisht është ende herët.

Unë ndihem krenare, kur dëgjoj që ka mjekë shqiptarë rreth botës dhe shërbejnëme humanizëm pranë të sëmurëve, cilat janë shkallët që ju keni ngjitur për të shërbyer në një vend të zhvilluar siç është Italia?

Unë kam ardhur në Itali në moshën 18 vjeçare, me dëshirën për të realizuar ëndrrën time në një shtet i cili ofron shëndetësi publike për të gjithë, pa dallim shtresash. Për mua ishte zgjedhja e duhur të studjoja mjekësi në një vend kaq human. Sigurisht, shkollimi në një shtet të huaj është i vështirë, por jo i pamundur. Me vullnet çdo gjë arrihet.

Midis të sëmurëve keni pasur rastin t’ju shërbeni shqiptarëve ku dihet se numri i tyre qëjetojnë në Itali është i konsiderueshëm?

Në rolin e mjekes së familjes u shërbej dhe shqiptarëve dhe fatmirësisht janë të gjithë pacientë stabël pa komplikacione të rëndësishme.

Në Itali dhe në shume vende të botës spitalet infektive janë mbi kapacitetin me të semurë si do t’ja dalë Italia me këtë gjendje dramatike në rritje?

Mendoj se është aplikuar një organizim i shumë strukturave të reja, si për repartin e sëmundjeve infektive ashtu dhe për terapinë intensive. Armiku i Italisë ishte koha e shpejtë e përhapjes, nëpërmjet mosizolimit dhe rritja e numrit të pacientëve në mënyrë të frikshme. Aktualisht, ka një mobilizim të përgjithshëm dhe situata përsa i përket strukturave nuk është më problematike. Mbetet akoma e frikshme mos ulja e numrit të të prekurve në 24 orë.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si mjeke?

Mendoj se Shqipëria duke mësuar nga gabimet e Italisë, do marrë masa më të rrepta, për mos të rritur frikshëm numrin e të infektuarve. Për këtë është e nevojshme mos krijimi i focolaiove të reja infektive në qytetet e tjera ende të paprekura. Armiku është jashtë kudo, prandaj duhet që ne të qëndrojmë në shtëpi.

E keni pasur ëndërr të bëheshit mjeke?

Mjekësia ka qenë një ëndërr e fshehtë e imja që në fëmijëri. Më tepër se një ëndërr, ishte një sfidë me veten, “Unë do ja dal” dhe ashtu ndodhi! Jam larguar në moshën 18 vjeç, deri diku pa miratimin e prindërve, të cilët mendonin se ishte absurde largimi im nga shtëpia në atë moshë në një shtet të panjohur dhe në një degë aq të vështirë. Mbas konkursit dhe hyrjes në mjekësi, ata kanë qenë pika ime e forcës dhe shtysa për të mos u dorëzuar.

Cila ka qenë fëmijëria juaj?

Një fëmijë i rritur me dy prindër të thjeshtë dhe punëtorë, të cilët sakrifikuan çdo kursim, kohë për të më arsimuar mua dhe motrat e mia. Një fëmijë e rritur me gjyshen, nga e cila kam trashëguar çdo zakon dhe dashuri për të moshuarit. Një fëmijë që kohën e lirë e kalonte duke i rënë pianos apo duke shkruar. Një fëmijë sa i dashur dhe këmbëngulës. Një fëmijë që përtej pianos, ishte çapkëne dhe rebele. E rritur me dashuri, thjeshtësi e çiltërsi dhe sot jam një vajzë, motër, grua që mundohet ti trashëgojë këto vlera jo vetëm në familje por dhe në profesion.

Ju faleminderit Dr.Selenica per kohen tuaj!

Bisedoi Keze Kozeta Zylo gazetare, shkrimtare.

21 Mars, 2020, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Elona Lopari, trainere jete dhe karriere Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës Kozeta Zylo: 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës - Festë në Manhattan Kozeta Zylo: Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life Kozeta Zylo: Bisedë me balerinin e mirënjohur shqiptar Klevis Tafaj Kozeta Zylo: U ngrit drejt qiellit një Zanë Perëndie Kozeta Zylo: T’i kam fal ty me tana - Oh si Elvana nuk ban ma nana! Kozeta Zylo: Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e “Lahutës së Malcis” në frëngjisht z. Abidin Krasniqi Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York Kozeta Zylo: Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre Kozeta Zylo: Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me një shkollë të re në Bronx Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” “Ambasador i Kombit” në Staten Island filloi vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora