E premte, 26.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Akademia “Stoa” në rrugën e afirmimit të jetës kulturore në Luginë të Preshevës

E enjte, 06.02.2020, 09:44 PM


Akademia “Stoa” në rrugën e afirmimit të jetës kulturore në Luginë të Preshevës

Nga Sevdail Hyseni

Në rajonin e Luginës së Preshevës, me vite të tëra vepron Akademia “Stoa”, një shoqatë kulture dhe edukative, e drejtuar nga prof. Bejzad Avdiu dhe talentet e reja të saj.

Deri tani Akademia “Stoa”, ka realizuar 19 emisione speciale me  personalitete të shquara shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Qëllimi dhe misioni i  Akademisë “Stoa”, është organizimi i kurseve me të rinjtë e talentuar, të Luginës së Preshevës, në fushën e filozofisë, letërsisë e të gazetarisë. Talentet e Akademisë, zhvillojnë intervista me personalitetet e shquara të jetës sonë arsimore e kulturore.

Akademinë “Stoa”, e përbëjnë, kryesisht, talentet e reja, nga Bujanoci, kuptohet më të zotët, më të talentuarit, më të informuarit në fushën e artit e të oratorisë. Këta të rinj janë shtegtarë të nxënies së dijes dhe përhapjes së saj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por në të gjitha hapësirat e etnikumit shqiptar.

Emision e parë Akademia “Stoa” e ka realizuar me të ndjerin Gani Xhafolli, princin e letërsisë për fëmijë në Kosovë, për të vazhduar me poetë, shkrimtarë e gjuhëtarë, disa prej të cilëve tani më, nuk janë në mesin  e të gjallëve si: Idriz Ajeti, Dritëro Agolli, Mark Krasniqi, Ramiz Kelmendi, Adem Demaçi, Qerim Ujkani, Nazmi Rrahmani, Mehmet Rukiqi, Flora Brovina, Sali Bashota, Sabile Keçmezi Basha, Xhevahir Spahiu, Ylljet Aliçkaj, Sabri Novosella Maxhuni, Bardhyl Londo, Besnik Mustafaj, Shefqet Dibrani, Rabije Bytyqi etj.

Akademia “Stoa”, me shtegtarët e rinj, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të organizojë emisione kulturore, arsimore e edukative me personalitete të njohura të kulturës sonë shpirtërore e materiale.

Vlen të ceket se në korrik të këtij vit, Akademinë “Stoa”, mbush 12 vjet aktivitete kulturore, duke i shënuar përvjetorët e saj të evenimenteve kulturore, me një varg veprimtarish shoqërore dhe kombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora