E marte, 30.04.2024, 03:43 AM (GMT+1)

Sport

Vllaznia "permbys" Nk Zagrebin dhe kualifikohet

E diele, 01.07.2007, 02:31 AM


VLLAZNIA - Nk Zagreb 1-0 (2-1)

Shenues: Nora 26'

Vllaznia: Grima, Lici, Teli, Lika, Kotrri, Nora (A.Beqiri 89'), Osja, Kaci (Tafili 90'), Hoti, Simo, Sukaj (Sinani 71')

Trajner: Mirel Josa

NK Zagrebi: Stovkic, Labudovic (Mikulic 80'), Cutura, Jurendic (Orsulic 86'), Pejic, Lajtman, Nadarevic, Bricic (Gric 60'), Mandzukic, Mujoza, Parlov

Trajner: Miroslav Blazhevic

Gjyqtare: J.Atardi, E.Spiteri, I.Zpiteri (Malte)

Kartone te verdhe: Simo, Kotrri

Stadiumi: "Loro Borici", Shkoder

Kronika

6'- Sinjalin e pare e japin miqte nga Zagrebi. Mbrojtja e Vllaznise hutohet dhe nuk kuptohet me portierin Grima dhe NK Zagrebi eshte fare prane golit. Topi kalon ngjitur me shtyllen e djathte pingule te Grimes.

15'- Jane serish miqte qe imponojne lojen e tyre. Kesaj here eshte Bricic, qe kerkon te shenoje pas nje gjuajtjeje te forte ne hyrje te zones, por Grima ka arritur te grushtoje me veshtiresi ne korner.

18'- Rasti i trete i mire por NK Zagrebin. Nje top i harkuar nga kendorja ka gjetur sakte Cuturen, qe godet me koke, por qe ndesh serish nje Grime te shkelqyer.

20'- Sukaj jep shenjen e pare te Vllaznise. Godet nga 30 metra, por pa asnje veshtiresi per portierin mik.

22'- Tani eshte Vllaznia qe gjen kohe per spektakel. Nje kombinim i mrekullueshem mes Nores, Osjes dhe Sukajt, por i riu shkodran ne nje pozicion te mire brenda zone, gjuan gabimisht, duke e nxjerre topin shume metra mbi traverse.

26'- GOOOOOOL Por Vllaznia nuk mund te gabonte ne rastin e dyte te arte. Eshte Arlind Nora qe ka cuar peshe "Loro Boricin" pas nje gjuajtjeje te devijuar nga nje mbrojtes kundershtar. Topi perfundon pas shpines se Stovikc dhe Vllaniza enderron.

37'- Xhevahir Sukaj ne hyrje te zones gjuan rrepte, pret perseri mbrojtesi ekstrem kroat.

40'- Tenton Kaci, por pret serish Stovkic.

54'- Edhe njehere Sukaj, edhe njehere i pasakte ne hyrje te zones se rreptesise.

62'- Afrikani Simo kerkon te provoje fatin, por i pergjigjet mrekullisht portieri mik, qe e dergon topin ne kendore.

65'- Gilman Lika shperthen me nje aksion personal dhe arrin te caje deri ne mbrojtjen kundershtare, duke dhene nje top te arte per Sukaj, qe me porten e boshatisur, ka bere detyren e tij ne kete mbremje, jashte!

69'- NK Zagrebi prane barazimit. Grcic i vetem perballe Armir Grimes gjuan, por Grima nuk e ka lejuar qe te shenoje duke shpetuar nje rast fatal ne porten shkodrane

76'- Vioresin Sinani godet, rikthen topin ne loje mbrojtja, Lika merr topin ne zoterim, gjuan edhe njehere, por topi vetem ne shtylle dhe "Lori Borici" psheretin fort, sepse kerkon golin e sigurise.

80'- Kaci pason per kapitenin e Vllaznise, Osjen, por ka qene serish portieri mik qe eshte shnderruar ne nje barrikade te pakapercyeshme.

87'- Armir Grima behet serish shpetimtar me nje dalje te shpejte dhe te guximshme, duke zoteruar topin ne kembet e Mandezukicit.

Komenti

Vllaznia ka bere mrekulline duke e kthyer disavantazhin ne feste dhe duke lumturuar tifozerine shkodrane te pranishme ne stadiumin "Loro Borici". Nje mbremje e kthyer ne feste nga djemte e Mirel Joses, te cilet i jane falur nje goli te gjirokastritit Nora. Mbase ishte edhe fati sot, sepse goli u devijua nga mbrojtesit kundershtare dhe kur ne perfundim te takimit te gjithe prisnin vershellimin e kryesorit maltez, Grima u be hero, duke ndalur nje aksion te rrezikshem te miqve dhe duke u dhuruar kualifikimin te tijve ne nje ndeshje plot emocione dhe te pasur ne raste per te dyja palet.

Me te rrezikshem shfaqen miqte, qe dine te shfrytezojne hapesirat e lena bosh nga shkodranet, por qe fatmiresisht per kuqeblute, nuk kalojne dot nje Grime madheshtor. Aksionet e njepasnjeshme te Zagrebit e tulasin disi Vllaznine, por jo per shume kohe. Shkodranet nisin te pergjigjen dhe kunderpergjigjen me rrepte, derisa ne aksion e trete te rrezikshem gjejne golin e shumedeshiruar. Nje gjuajtje e Nores dhe nje bashkepunim i mbrojtjes mike e cojne topin ne rrjete. Vllaznia fluturon, shkodranet jane ne delir.

Por Vllaznia nuk e le me kaq. Shkodranet e kerkojne golin e sigurise me ngulm, por portieri mik ndal gjithcka ne disa raste. NK Zagrebi zgjohet vetem ne minuten e 69-te, kur ka qene shume prane barazimit me ane te Grcic, por serish Grima monumental i ka thene "jo" kroateve. Pjesa e mbetur e takimit zhvillohet mes rasteve sporadike dhe shkodraneve qe kerkojne te zoterojne topin sa me gjate, duke bere minutat te kalojne. Gjithsesi, tifozeve shkodrane u ngrin zemra edhe nje here te fundit, por, fatmiresisht, eshte serish Grima, qe nderhyn guximshem ne kembet e kundershtarit te tij. Vllaznia fiton me merite dhe kualifikohet per ne turin e dyte te Kupes Intertoto.

Deklaruan pas ndeshjes

Mirel Josa, trajneri i Vllaznise: "Para fillimit te ndeshjes ndihesha me i qete, per vete faktin se e gjithe skuadra ishte impenjuar dhe qe te gjithe kishin marre rregullisht pjese ne stervitje. Me ne fund e morem ate qe meritonim, duke fituar ne fushen tone me nje rezultat te ngushte, por pozitiv, i cili na dha fitoren dhe kualifikimin, i cili ishte objektivi yne. Perballe kishim nje shkolle te vjeter futbolli, qe e menaxhon shume mire lojen. Ne fillim te pjeses se pare patem disa probleme te vogla, por qe u rregulluan. Mund te them se ato dy rastet e Zagrbit mund te na kishin ndeshkuar dhe quaj se ishim me fat. Nese do te ishim ndeshkuar ne ato dy raste, sigurisht qe do te ishim keq nga ana psikologjike dhe do ta kishim shume te veshtire rikuperimin. Megjithate, per 90 minuteshin e luajtur jam i kenaqur nga e gjithe skuadra, pasi ka dhene maksimumin ne fushen e lojes. I falenderoj te gjithe lojtaret per ate qe dhane ne fushe. Bile i quaj heronj me ate se cfare bene sot (dje) ne kete takim. Pjesa e dyte ishte shume me mire per ne dhe ketu lojtaret dhane me teper. Kualifikimi me ka kenaqur, por padyshim, qe me ka kenaqur akoma me shume interpretimi i lojes nga futbollistet e mi. Edhe nje here i falenderoj te gjithe pa perjashtim per gjithcka dhane ne fushen e lojes, por duke i bashkangjitur ketij falenderimi edhe ate per tifozerine shkodrane, e cila na mbeshteti si gjithmone gjate 90 minutave dhe besoj se ia kemi shperblyer deri-diku".

Miroslav Blazevic, trajneri i Zagrebit: "Ne fillim dua te pergezoj median. I uroj fitoren kolegut tim Josa, per kualifikimin dhe suksese ne turin tjeter te kupes "Intertoto". Vllaznia e ka meritua plotesisht fitoren dhe kualifikimin, sepse e ka kerkuar ate me shume sesa skuadra ime. Merita e Vllaznise ne kete rast behet akoma me e madhe. E them kete sepse une si trajner i Zagrebit nuk mund ta pranoj se skuadra ime eshte me e mire se ajo e juaja. Perpara disa ditesh, jam shprehur ne shtypin kroat se nuk do ta diskutojme aspak Vllaznine dhe se synojne te shkojme ne UEFA-s, permes "Intertotos", por shkodranet kane nje skuader shume te mire ne te gjitha drejtimet, por ja edhe trajneret humbasin. Tani e kuptova se Vllaznia eshte nje ekip i mire dhe duhet te marrim shembull nga kjo skuader. Na duhet te punojme shume, madje me shume se cfare kam menduar. Per sa i perket ndeshjes se Kroacise mund te them se skuadra juaj ka luajtur mjaft mire, duke paraqitur nje futboll modern. Ne fund dua te falenderoj tifozerine shkodrane, se ishte e mrekullueshme. Edhe nje here i uroj fat Vllaznise".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora