E shtune, 27.04.2024, 01:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Fundviti festiv!

E merkure, 01.01.2020, 12:07 PM


Satirike

FUNDVITI  FESTIV!

Viti në ikje, mos u ktheftë më kurrë,

Po si s'na lë, t'i bëjmë bashkë dy gurë!

Dita me përçarje, nata n' hasmëri,

Çmenduria jonë, nuk paska kufi!

S'na pret sëpata, njëherë në një vend,

Sillemi të shthurur, ashtu si pa mend!

Sa mirë që vitet, ndërrohen për çdo vit,

Përndryshe marritë, ngrihen piramidë!

Na shkon viti plak, me bishtin nën shalë,

E problemet tona, nuk zgjidhen me fjalë!

As me do veprime, si dera pa rezë,

Që nga Presheva, deri në Prevezë!

U bëmë gaz i botës, me sjelljet "non grata",

Ndoshta vjen një Vit, e na sjell dhurata!

Sa për këtë që vije, për fjalën e nderit,

Na ka rruar dreqi, me brisk të berberit!

Lëre që dhuratat, s'do t'i kemi fare,

Por edhe atë punë, na bëjnë ashiqare!

E ne me sy hapur, themi si për gjumë,

Me fat Vit i Ri, qofsh i gëzuar shumë!

Sevdail Hyseni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora