E premte, 26.04.2024, 09:52 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Adem Berisha: Adem Berisha: Klina me rrethinë në valët e historisë (III)

E merkure, 08.10.2008, 07:57 PM


Adem Berisha
Adem Berisha:
FRAGMENTE NGA  LIBRI
                      
“KLINA ME RRETHINË NË VALËT E HISTORISË”   vazhdim
Autori :  Mr. Asllan Krasniqi

 (III) 

TRIBUNË  POPULLORË

UKË E SHABAN SADIKU

Ukë Sadiku u lind më 1910. Ështi bir i Sadik Ramë Gurgjevikut nga Gjurgjeviku i Madh të Llapushës, atij luftetari të shquar të maleve të Kosovës.
Ai me vëlla Shabanin do të rriten dhe do të edukohen në flaken e luftërave çlirimtare të babait dhe gjurgjevikasëve të tjerë. Në vitin 1919, i ndjekur nga ushtria serbe, Sadik Rama me djal Uken që ende nuk i kishte mbushur 10 vjet, shkuan për të jetuar në Shqipëri. Aso kohe ana e Ukë Sadikut digjej dhe masakrohej nga ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët  serbë. Uka me babë Sadikun u vendosen në Shkoder, ku kishin blerë Shtëpi e ku strehoheshin gjatë dimërit shumë luftetarë kosovarë. Nga Shkodra familja e Ukë Sadikut kaloi në Durrës.
Në vitin 1935 Ukë Sadiku emërohet kryetar komune në prefekturen e Krujës, ndërsa më vonë kreu detyra të tjera në vende të ndryshme të Shqipërisë.
Pas pushtimit të Kosovës nga Italia, Sadik Rama me familjen e tij (me te edhe Uka) u këthyen në Gjurgjevikun e lindjës. Uka emërohet kryetar komune nël Dollc të Klinës. Emertimi për kryetar i një biri të luftetarit të njohur në këto anë, kishte krijuar pakënaqësi te serbët e malazezët, të cilët kishin paguar dhe bërë çmos tek karabinierët italianë qe ta largonin nga posti i kryetarit Ukë Sadikun. Më 1941 në Dollc shkuan karabinierët italianë nga Klina për ta arrestuar Uken. Ai kerkoi nga ata qe të ia japin vendimin me shkrim të nenprefekturës së Rahovecit për largimin dhe arrestimin e tij, përendryshe ai u tha se nuk do të dorëzohej i gjallë. Ai me njerëzit e tij në komunë rezistoj dhe u poërlesh me ta. Me të dalë nga zyra, në te shtie mareshali italian dhe e plagosë në dorë, por mbi italianet u versulen shokët e tij si Shaqë Caku, Januz Zejnullahu, Musli Jakupi, Palush Marleku, Tafil Dushi e Smajl Hajdari. Në mbrojtje të Ukë Sadikut u vra Palush Marleku nga Klina. Smajl Hajdari e vret mareshalin italian dhe një ushtar tjetër ndërsa një e plagos. E ndodhur në rrezik, ushtria italiane iku. Pas kësaj ngjarjeje punëtorët shqiptarë të komunës shkuan në shtëpitë e tyre, ndërsa Ukë Sadiku dhe Smajl Hajdari kaluan në teritorin e Mitrovicës (zonë pushtuese e gjermanëve).
Në fillim të vitit 1943 në kullë të Tahir Berishës në Berishë, partizanët e aradhës “Emin Duraku” u munduan ta bindin Ukë Sadikun si njeri me influencë në këto anë, qe ta kenë në rradhët e veta. Po këso përpjekjesh kishte bërë edhe Batalioni i Dytë i Rakoshit në kullë të Ukë Zenelit në Gjurgjevik të Vogel në fund të vitit 1944. Uka me njerëzit e tij nuk i besonte politikës serbe as bashkëpunimit me ta duke njohur mirë qëllimet ugurzeza të saj ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Pas kapitullimit të Italisë, ai këthehet në shtëpi dhe emërohet nënprefekt në Rrethin e Rahovecit. Në nëntor të vitit 1944 Uka shihte ripushtimin jugosllav të Kosovës për çka bashkë me vëlla Shabanin, djalë Skenderin e disa shokë e të afërm, arratisen në mal për tu bërë rezistencë njësive të ushtrisë jugosllave.
Ukë Sadiku me shokë, aleat më besnik kishte malet e Kosovës martire. Ai shpesh i pakënaqur me ate që kishte arritur për popullin thoshte : “Po e ha kot buken e popullit në mal”. Me fillimin e luiftës së Drenicës , Uka me njerëzit e tij ishte me pushkë në dorë krah Shaban Palluzhës. Ate e gjejmë edhe në Shtabin e Shabanit. Pas shuarjes së liftës së Drenicës, nën mbikqyerjen e LNDSH-së, e në veçanti, të Ymer Berishës, formohen çeta të armatosura në këto anë, të udhëhequra nga Ukë Sadiku. Në shtator të vitit 1945 njësia e Ukë Sadikut përleshet me ushtrinë jugosllave në Çeli të Jellovfit. Në këtë kohë Ukë Sadiku ende nuk ishte këthye në çetë nga kontakti që kishte pasur me Muharrem Bajraktarin.
Janë këta bijtë e këtyre anëve, të cilët nën organizaten “Besa kombtare” mbi të gjitha vunë interesin kombtar dhe çështjen e bashkimit të tokave shqiptare.
Më 25 mars 1945 Pashk Bibaj e bënte me dije Ymer Berishen se në shtator do të bëhej një mbledhje me karakter gjithëkombtar. Ymer Berisha në këtë trupë deleguese zgjodhi Ukë Sadikun. Këta vendosen qe ta mbajnë një mbledhje në Kosovë dhe pikërisht në Doberbol të Llapushës më 4 e 5 gusht 1945. Në këtë mbledhje u formua organizata “Besa kombtare”.
Kjo organizatë në krye të udhëheqjës ushtarake e vuri Ukë Sadikun. Grupet e ushtrisë popullore mbanin lidhje të shpeshta me Ukë Sadikun dhe grupin e tij. Edhe në kongresin e IV të LNDSH-së në Drenicë (1 maj 1946), këto anë dergojnë përfaqsuesin e vetë Ukë Sadikun. (tashmë profesor Ymer Berisha ishte likujduar më 11 prill 1946).
Në dimërin e viteve 1946/47 forcat ushtarake ndiqnin Ukë Sadikun me shokë. Qëndrimi në mal i njësive tona popullore ishte vështirësuar. Të lodhur në gjirin e maleve dhe për shkak të maltretimeve të familjeve të tyre, një natë Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari e Halil Sadrija u drejtuan për te Din Arifi në Sferkë (do të ishte me interes historik e kombtar sqarimi se kush ishte Din Arifi dhe Sokol Dini si dhe veprimtaria e tyre. Vër. ime). Më 17 shkurt 1947, në Sferkë të Gashit  mbesin të vrarë Qazim Bajraktari e Halil Sadrija derisa Ukë Sadiku shpëtoi i plagosur, por u dorëzua dhe u dënua me vdekje nga gjyqi ushtarak në Prishtinë në verë të vitit 1947. Me këtë u ekzekutuan edhe Ajet Gerguri, Gjon Sereçi e Osman Bunjaku.
Pas dorëzimit të Ukë Sadikut, familja e tij u vendos në një shtëpi të mbetur të fshatit, pasiqë në pasurinë e tyre ishin vendosur familje koloniste. Nga ndjekjet dhe torturat e vazhdueshme
të pushtuesëve serbë, e gjithë familja e Ukë Sadikut u detyrua të shpërngulej në Prizren, në Shqipëri dhe në Amerikë.
Edhe i vëllai i Ukës, Shaban Sadiku, ishte luftetar i shquar i këtyre anëve. Shaban Sadiku qe me këthimin e gjyshit të tij, Sadik Ramës,  nga Shqipëria (1941), nuk iu nda vëllait, Ukë Sadikut dhje trimave tjerë të kësaj ane në luftë për lirinë e Kosovës. Në betejen që u bë në Çelinë e Jellofcit, më 12 shtator 1945, Shaban Sadiku po udhëhiqte çeten e të vëllait, Ukë Sadikut, pasiqë Ukë Sadiku kishte shkuar për të rënë në kontakt me Muharrem Bajraktarin.
Në këtë perleshje Shabani mori plagë vdekjepuese por me fuqi mbinjerëzore arriti të shkonte deri në vendlindje, Gjurgjevik të Madh, ku edhe vdiq nga plagët e luftës. 

NDUE PËRLLESHI
(1908 – 1949)

Ndue Përlleshi u lind në Paskalicë të Klinës në vitin 1908. Rritej dhe edukohej në kohen e kryengritjeve të pandërprera shqiptare në Kosovë. Gjatë pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia më 1944, Ndou pau më së miri padrejtësitë që ua bënin shqiptarëve forcat e regjimit sllav. Ai i admironte trimëritë e Azem Bejtës, të Sadik Ramës, të Zef Gjidodës etj. Gjatë viteve 1919-1921, Lugu i Drinit, si e tërë Kosova, ishte në tym e flakë nga nga vrasjet dhe diegiet që bënin forcat e ushtrisë, xhandarmërisë dhe të vullnetarëve serbo-çetnikë. Që nga viti 1939 e deri me daljen e tij në mal, Ndue Përlleshi ishte kryetar i komunës në Rogovë të Hasit e në Bec të Gjakovës, ndërsa nga gjysma e dytë e vitit 1943 e deri në fund të vitit 1944 ishte kryetar në komunen e Budisalcit të Klinës. Sa ishte kryetar, kaloi shpesh në Shqipëri ku takohej me Muharrem Bajraktarin dhe Kolë Biben.
Meqenëse Ndou akuzohej se kishte marrë pjesë në likujdimin e komunistëve, ate e ndoqi Brigada e VII-të kosovare. Ndue Perlleshi nga vendi i punës (e la kryetarllakun) iku në mal duke qëndruar atje si luftëtar i lirisë. Ai në fillim iu bashkua luftëtarëve të Ukë Sadikut. Me ndoun në mal herë pas here ishin edhe dy vëllezërit e tij, Hili e Zefi. Ai disa herë u strehua në Drenicë e Llapushë dhe bashkëpunonte me Shaban Polluzhen, Ukë Sadikun, prof. Ymer Berishen, Alush Smajlin, Qazim Bajraktarin etj. Pas shpartallimit të luftës në Drenicë, Ndue Përlleshi kaloi në teritorin e vetë dhe udhëhiqte çeten e tij.  Ndue Përlleshi mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit më 4 e 5 gusht 1945. Trimat e tij bashkë me ata të Ukë Sadikut bënin roje në këtë Kuvend.
Në fillim të vitit 1946 gjendja e çeetave ishte keqsuar shumë. Nga gjysma e këtij viti  çeta e Ndout u zvoglua. Në korrik të vitit 1946 çetës iu vra ideologu kryesor, prof. Ymer Berisha. Ndou me pak luftëtarë kaloi dimërin në male dhe në pranverë të vitit 1947 kaloi në Shqipëri. Në shkurt të vitit 1948 u këthye sërish nga Shqipëria por ishte hetuar nga forcat e OZN-ës në malin e Bokshiqit. Aty Ndou me disa luftëtarë ishte rrethuar dhe pas një qëndrese heroike, shokët e luftës iu vranë, kurse Ndou i plagosur rëndë shpërtheu rrethimin dhe shkoi në shtëpinë e tij në Paskalicë. Edhe nga ana e pjestarëve të OZN-ës dhe vullnetarëve të tyre pati dhjetra të vrarë e të plagosur.
Jank Buriqi (kryetar komune në Jagodë), Ndout i organizoi atentat. Ndou në këtë rast  e plagosi Jankun dhe më pas u strehua në Drenicë e Llapushë. Pas shërimit ai kaloi përsëri në Shqipëri. Në gusht të vitit 1949 u këthye në familje dhe pas një qëndrimi, kaloi prap në atdheun amë, Shqipëri.
U vra bashkë me dy shokët e tij në fshatin Dardhë të Shqipërisë (te ura e lumit Pukë) nga sigurimi shqiptar derisa po bënte përpjekje për të ikur në Greqi. 

HALIL  SADRIA
(1912 – 1947)

Halil Sadrija u lind në Gjurgjevik të Madh të Llapushës në vitin 1912. Ishte njeri i fjalës, besës dhe pushkës. Halili ishte vazhdimisht në çeten e Ukë Sadikut e të prof. Ymer Berishës.
Në kohen kur u bë lufta në Çeli të Jellofcit afër Siqevës (12 shtator 1945) e ku u vranë shumica e luftëtarëve të Ukë Sadikut, Halil Sadria bashkë me Uken ishin për rrugë në këthim e sipër nga kontakti që kishin pasur me Muharrem Bajraktarin e Llaushës.
Nga përleshja me forcat e OZN-ës, (korrik 1946), pasiqë ishte vra Ymer Berisha më 11 priill 1946, Halili u këthye përsëri në çeten e Ukë Sadikut nga e cila nuk u nda gjerë në vdekje. Me rastin e vrasjës së prof. Ymer Berishës, Halil Sadrija e merr në krah ate pas plagosjes për ta strehuar dhe larguar nga sulmi.
Ishte pjesëmarrës aktiv në Kuvendin e Doberdolit më 4 e 5 gusht 1945. Pas shumë luftërave që bëri ky luftëtar në ushtrinë tonë popullore për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, vështirë po kalonte dimërin e vësahtirë të vitit 1946/47. Në mal atë botë kishin mbetur Halil Sadria, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari i Astrazupit etj. Forcat ushtarake jugosllave vazhdimisht po i ndiqnin.
Të lodhur në gjirin e maleve, këta tre luftëtarë, një natë shkurti të vitit 1947, u drejtuan të strehoheshin në fshatin Sferkë të Gashit. Lëvizja e këtyre luftëtarëve të lirisë ishte hetuar pas spiunimit të një sherbtori të armikut, prandaj ushtria e forcat tjera pushtuese sllave u kishin vënë pritë. Aty mbeten të vrarë trimat e luftës çlirimtare Halil Sadria e Qazim Bajraktari i Astrazupit ndërsa në këtë pusi kishte mbetur i plagosur Ukë Sadiku.
Hali Sadria bashkë me Qazim Bajraktarin u vranë më 17 shkurt të vitit 1947. Varrimi i tij dhe Qazim Bajraktarit u bë afër fshatit në një varr kolektiv.      

SMAJL  HAJDARI
(1919 – 1945)

Smajl Hajdari u lind më 1919 në Gjurgjevik të Madh.  Ishte djalë dëshiri i hajdar Smajlit, këtij luftëtari të shquar të traditës atdhetare gjurgjevikase. Pasi i vritet babai, Smajli mbetet jetim në moshen dymbëdhjetë vjeçare. Vazhdoi të rritej në përkujdesjen e gjyshës dhe qysh në rininë e herëshme u rreshtua përkrah trimave të Ukë Sadikut, i cili drejtonte betejat për çlirim dhe në to u dallua për trimëri dhe atdhetarizëm të pashoq.
Kur më 1941 Ukë Sadiku (kryetar komune në Dollc) u përlesh rrept me forcat italianer, Smajl Hajdari vrau mareshalin italian, një ushtar dhe plagosi një tjetër. Pas kësaj lufte në Dollc, Smajlit ia dogjen dhe ia vranë kusheririn, Jetë Ferizin e moter Azën. Smajli bashkë me Ukë Sadikun u detyrua të kalonte në Mitrovicë, në zonen pushtuese gjermane. E denuan me 100 vjetë burg në mungesë.
Smajl Hajdari nuk u pajtua jo vetëm me pushtimin fashist të Kosovës, por as me ripushtimin sllav. Më 12 shtator 1945, ai bashkë me luftëtarët tjerë të Ukë Sadikut, bënte luften e mbijetesës në Çeli të Jellofcit. Në këtë luftë të pabarabartë ai qau rrethimin sllav dhe nga një lis, ku ishte hypur, vriste pandërprerë ushtarë dhe forca tjera serbo-malazeze. Në luftë duke rënë muzgu,  hetohet dhe vritet ky luftetar i shquar, ky bir i devotshëm i Gjurgjevikut liridashës.
Kufomen e Smajl Hajdarit arriten të marrin nënë Zyla dhe Hajria, e shoqja, së bashku me disa kusherinjë dhe u varros në oborrin e xhamisë në Gjurgjevik të Madh ku ishin varrosur edhe luftëtarë të tjerë të këtij fshati që u vranë përkrah Smajlit.
Për varrimin e tyre Alimetët paguan disa jevgj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora