Kulturë
Agron Shele: Ante
E enjte, 14.11.2019, 09:00 PM
Agron Shele
-poezi-
ANTE
Ante
më
ngri mbi krahët e tu në qiell
të
shikoj, si bota shndrin
ngjyrat
e fuqisë së zotave të tu
dhe
të voglin njeri
shpresëtar
të ëndrrave të vobegta
ngritur
pezm
e
falur begati,
nga
një Promete kryqëzuar shkëmbit
vdekur
e rigjallëruar për çdo ditë,
për
pak dritë
zjarr
e dituri!
Ante
dhëmbët
e Kadmit mbill
më
shumë shkronja për të paditurin
e
shpërthe,
ngrije
tajfun detin e dallgëve Poisedon
e
nëme gjakun e shprishur Hyjni,
hape
kraharorin më shumë
dhimbjen
e tij mblidh,
që
fatet e nëpërkëbura
të
gjenë falje katakombeve të ngritura.
Ante
më
shiko në sy
drita
ime është prore e fitores tëde
shtjellave
pluhur, ku u ngrite rrëmbim
e
tokën trondit frymës së zotave,
premtimit
të madh,
si
shëmbëlltyrë e tij në tokë
përshfaqje
e ndritshme
mëkatit,
të
meduzës me flokë gjarpërinj,
që
pickon gjer në vdekje
e
të kthen sërish në baltë dhe hi.
Ante
ktheje
dhimbjen tënde në stuhi
e
qiejt të tërë i përpi,
se
në zemërimin tënd shikoj
fuqinë
e viganit përmbysje,
që
shemb e ngre male të frikshme
me
gryka të thella,ku vrapajnë ujqër
angullimave
përpëlitje,
e
dora jote
ngritur
lart e më lart
të
shembë mizoritë e të falë më shumë liri!