E premte, 26.04.2024, 07:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shele: Ante

E enjte, 14.11.2019, 09:00 PM


Agron Shele

-poezi-

ANTE

Ante

më ngri mbi krahët e tu në qiell

të shikoj, si bota shndrin

ngjyrat e fuqisë së zotave të tu

dhe të voglin njeri

shpresëtar të ëndrrave të vobegta

ngritur pezm

e falur begati,

nga një Promete kryqëzuar shkëmbit

vdekur e rigjallëruar për çdo ditë,

për pak dritë

zjarr e dituri!

Ante

dhëmbët e Kadmit mbill

më shumë shkronja për të paditurin

e shpërthe,

ngrije tajfun detin e dallgëve Poisedon

e nëme gjakun e shprishur Hyjni,

hape kraharorin më shumë

dhimbjen e tij mblidh,

që fatet e nëpërkëbura

të gjenë falje katakombeve të ngritura.

Ante

më shiko në sy

drita ime është prore e fitores tëde

shtjellave pluhur, ku u ngrite rrëmbim

e tokën trondit frymës së zotave,

premtimit të madh,

si shëmbëlltyrë e tij në tokë

përshfaqje e ndritshme

mëkatit,

të meduzës me flokë gjarpërinj,

që pickon gjer në vdekje

e të kthen sërish në baltë dhe hi.

Ante

ktheje dhimbjen tënde në stuhi

e qiejt të tërë i përpi,

se në zemërimin tënd shikoj

fuqinë e viganit përmbysje,

që shemb e ngre male të frikshme

me gryka të thella,ku vrapajnë ujqër

angullimave përpëlitje,

e dora jote

ngritur lart e më lart

të shembë mizoritë e të falë më shumë liri!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora