E merkure, 30.09.2020, 11:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Pika lumturie nëpër valët e jetës

E merkure, 28.08.2019, 11:57 AM


Pika lumturie nëpër valët e jetës

Nga Blerim Rrecaj

Shtëpitë, lagjet, rrugët, sheshet, vendet janë më të zbrazëta, më të heshtura, më pak të gjalla pas largimit të valëve të mërgimtarëve tanë, pas pushimeve. Fundgushtin e kaplojnë ca ethe mallëngjimi, të bukura, falënderuese e mirënjohëse për ditët, orët e çastet kaluar së bashku, duke dhënë e marrë rrezatime ngrohtësie shkaktuar nga malli e largësia. Edhe pse me punët që në atdhe s'po shkojnë aq mirë, sa që të lodhur e nervikë po ndjehemi të gjithë, qe sa kohë. E tash, mëngjeset pa njërin krah shqiponje a pëllumbi, blete a fluture, vijojnë të vijnë më të zbehta, ditët vazhdojnë më pak rrezëllitëse, mbrëmjet e netët më të mërzitshme. Ata që fluturuan orëve të hershme të mëngjesit, përtuan t'ua prishnin gjumin engjëllor fëmijëve, që gjumi s'i zuri deri orëve të vona, duke u munduar të rrijnë sa më gjatë për të marrë dhe ca çaste e ca minuta më shumë në bagazhin e tyre me kujtime të sivjetme atdheu. "Prit, lermë edhe pak, ëëëëë, aiiiiii", thonë duke nxjerrë tinguj zanoresh të papërlyera zemre nga shpirti, derisa fërkojnë sytë me duar e rrotullohen shtrateve të ngrohta ku kaq kohë morën urata dhe bënë të ëmblin gjumë. Dhe zgjohen për t'u bërë gati për t'ia mësyer pragjeve të veturave e aeroplanëve, që janë kufij pika lotësh, përqafimesh, përshëndetjesh. Për të na sjellë poezinë e Bedri Hysës, "Të afërmëve të mi gjatë fluturimit" ku zemra na bije në vend, veç pasi bien në tokë fluturake-bartëset. Vazhdojmë jetën andej e këtej, kudo ku ndodhemi, derisa të mësohemi pak me ndarjen. E ecjen përpara, udhëve të jetës. Nga hapat e hedhur hasim një ftua, frutat e rritura të tij bëjnë me dije se po iu afrohemi vjeshtës, por po na rikthen edhe te njëra prej shtëpive të fëmijërisë, te ai ftua në qoshkun e oborrit që më duket se ka kohë që ka mërguar nga aty. Këtë e thonë edhe gjethet e verdha që janë pakicë e dallueshme mes të gjelbërtave. E një kotec pëllumbash te një qoshk freskie tek më i mirënjohuri park i kryeqytetit, ku hyjnë e dalin simbole të bardha, të kuqërremta e të larme, duket dhe kjo vezë e tyre e vogël bardhoshe formë toke e bote, të cilën fëmijët s'e kapin e s'e qëllojnë dot, ta sjellin një tjetër kujtim, nga një tjetër vendbanim, si fëmijë pak më të moshuar, te shtëpia me çati, çatinë e së cilës pëllumbat e patën shndrruar në konak të tyre, në çerdhe për familje me pendla e me vezë, paj po përmendim dhe aromën e glasave. E një pjeshkë vjeshtore, frutat e së cilës tërheqin pluhurin kah kokrrat e tyre, për të bërë më dije se ato për t'u ngrënë duhet të rriten në një mjedis me vlera të larta ajri, të sjell te tjetra shtëpi me oborr me trupa kumbullash, një dardhe, dy qershiave, dy vishnjeve, një pjeshke vjeshte me një bunar ujëshumë në mes oborri. Na dalin para sysh dhe pamje tjera, herë-herë me anën e tyre kthehemi kujtimeve, si dy kitrrat lozonjare, tashmë në tjetrin park. Herë-herë habitemi sikurse këta fëmijë që lahen në këtë fontanë, dhe ne sikurse ata në këto çaste s'duam t'ia dijmë për asgjë. Ndjejmë një pikë lumturie nga lumturia e tyre e pafundme...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora