E merkure, 13.11.2019, 10:25 AM (GMT)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Aleksandëri I Mollosi ishte daja i Aleksandrit të Madh

E enjte, 15.08.2019, 06:42 PM


Aleksandëri  I Mollosi ishte daja i Aleksandrit të Madh

Shkruan Fahri Xharra

Aleksandëri I i Epirit (370 BC – 331 BC ) i njohur në  histori edhe si Aleksandër Mollosi ( λέξανδρος Μολοσσός),  ishte mbret i Epirit nga dinastia Aeacide. Si i biri i Neoptolemusit dhe vëllau i Olimpisë, pra ishte daja i Aleksandrit të Madh.

Së bashku, Alexandëri (c.370-331): mbret i Mollosëve (350-331) dhe nipi i tij Alexandri I Madh.mbret i Maqedonisë , janë të njohur për sulmin dhe luftën e vitit 334 BC në Itali .

Babai i tij Neoptolomeu, po ashtu mbret i Mollosëve, fisitt më të madh ilir të Epirit, mbretëronte dhe jetonte afër Janinës, sot në Greqi

Neoptolomeu vdiç rreth viteve 360, dhe u zëvendësua nga vëllau i tij Arymbassi.

Alksandër I Mollosi që në moshë të re ishte  edukuar në oborrin mbretëror të Filipit II të Maqedonisë, të cilin Filipi e bëri mbret të Epirit pasi e rrëxoi axhën e tij Arymbasin.

Eshtë interesante që në ditën e martesës së Aleksabdër Mollosit,Filipi i II u vra nga Pausania i Orestit.

Në vitin 334 BC. ky e filloi karrierën e pushtimeve në Italinë e kohës kundë disa fiseve vendore Lukanëve dhe Brutëve.Pas fitores kundër tyre, ky e bëri një marreveshje me romaket, ku nga Lukanët e mori Heraklean, dhe nga Bruttet Terinen dhe Sipontin.

Të japim një sqarim, të gjitha këto luftëra ishin në mes të pasardhësve të pellazgëve.

Aleksandri i Mollosëve e pagoi shtrenjtë këto fitore pasi që u vra nga të vetet.duke kaluar një lum afër Padosias.

Fahri Xharra,11.08.19

Gjakovë

Referencat

- Hammond, N. G. L., Philip of Macedon, Baltimore: The Johns Hopkins University Press, 1994

- Ellis, J. R., Philip II and Macedonian Imperialism, Thames and Hudson,

Librat mund të shkarkohen nga interneti, falas



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT