Kulturë
Mustafë Ismaili: Muharrem Xhaferi - Shpella e qoftëlargut
E enjte, 06.06.2019, 06:45 PM
Konsideratë
për autorin e romanit “SHPELLA E QOFTËLARGUT”
Nga
Prof. Mustafë Ismaili
Krijuesi
ynë, Muharrem Xhaferi autori i katër veprave ne prozë, publikut lexues i
paraqitet me një libër të ri me romanin, “SHPELLA E QOFTËLARGUT”.
Gjatë
krijimit pra duhen edhe përpjekje të mëdha. Duhet të jemi aty me vëmendjen e
ngjarjes. Atje ku ka konflikte dhe sherre është ndjenja e urrejtjes, armiqësisë
dhe hakmarrjes, atje është qoftëlargu.
Ky
është mendimi im që Muharrem Xhaferi e ka sjell në romanin e tij “SHPELLA E
QOFTËLARGUT”.
Mitologjia
shqiptare është një mitologji popullore dhe pagane e cila është pak e studiuar
dhe për këtë arsye nuk ka një kodifikim të qartë se cilat janë me vlerë të
plotë e cilat me gjysmë vlerë. Muharrem Xhaferi ja ka dal mbarë duke e përdorur
edhe mitologjinë në fillim të romanit saqë realizon mirë në kaptinat e
mëvonshme duke e ushqyer me tradita dhe morale të çështjes kombëtare. Me
rrëfimin e tij narrative ai i tregon ngjarjet aq bindëse duke e marr me vete
lexuesin që nuk i ndalet librit deri sa ta mbaroj, sepse ai është i zhytur në brendësinë e faqeve të librit deri sa e lexon
CD faqe me vëmendje. Ai, lexuesit i ofron një qasje krejt tjetër të
krijimtarisë sonë letrare që aq mirë i gdhendi me penë dhe e veshi mjaft mirë
artistikisht. Më tej, në romanin “SHPELLA E QOFTËLARGUT” shkrimtari hyn në
thelbin e krijimtarisë së mirëfilltë artistike e gdhendur për mrekulli që i
afrohet aq me çiltërsi e përkushtim.
Duke
lexuar librin “SHPELLA E QOFTËLARGUT”, lexuesi krijon përshtypjen se është një
libër i mirë e praktik, dhe kur e lexon sërish edhe më i mirë. Dhe gjithë kjo
mendoj unë, ngjanë ngase autori nuk provon të jetë i pakuptimtë. Ai i zgjedh
shprehjet dhe formulimet e kuptueshme. Nuk shkruan vetëm për të kënaqur shijen
e tij. Shkruan për lexuesin dhe i analizon motivet, idenë, tematikën… I bën
vështrim gjuhës së zgjedhur, simbolikës, metaforës, harmonisë krijuese.
Muharrem
Xhaferi me mjeshtëri e vë kontaktin mes lexuesit, trajton me mjeshtri aspektin
e temës që veçmas i kushton kujdes edukatës atdhetare dhe aspektit të anës
sociale duke gjetur arsyen. Xhaferi provon nga ana tjetër me sukses t’i ikë
fenomenit lodhje tek lexuesi.
Libri
“SHPELLA E QOFTËLARGUT” është njëmend në krijimtarinë tonë letrare edhe një
histori, edhe një dëshmi gjurmësh, dëshmim kapitali krijues e kombëtar që me
kujdes radhitet në kompozicionin serioz të veprës letrare shqipe. Ky libër
paraqet pra, një interes të veçantë në fushën e studimeve përmes simbolit,
metaforës, figurës së zgjedhur dhe porosisë… Me këtë libër pra, shkrimtari
ofron dëshmim serioz para lexuesit dhe adhuruesve te krijimtarisë letrare i
cili gjithsesi paraqet pasurim praktik dhe si i tillë është më i kapshëm për
ata që u dedikohet. Është një udhëzues në shijimin e vlerave të mirëfillta
krijuese.
Xhaferi
erdhi në letërsinë shqipe, në një moment, kur tradita letrare paraqitej e
konsoliduar dhe e bollshme me modele, me një larmi stilesh krijuese, si dhe
përplasje produktive të prirjeve estetike. Kjo letërsi karakterizohej me
krijime të cilat mbartnin element të romantizmit, sentimentalizmit të vonuar,
diku madje edhe elementë të klasicizmit, simbolizmit, si dhe një prirje të
dukshme të konsoliduar drejt stilit realist.
Ndonëse
shkrimtari e dinte që vepra e tij nuk do te
botohej në ato rrethana që dihen. Mendoj se Muharrem Xhaferi vazhdoi të
shkruante një numër veprash letrare ne dorëshkrime, një pjesë e madhe e të
cilave do të botoheshin kur të vinte dita. Specifika e diferencës së madhe mes
kohës së shkrimit dhe kohës së botimit e perceptimit, e bëjnë procesin e tij
krijues të veçantë dhe interesant. Në çastin kur shkruhet një vepër, lexuesi
është i imagjinuar.
Xhaferi
gjatë procesit të rrëfimit, mund të ketë imagjinuar një lexues për veprën e tij
dhe mendoj se e ka mbajtur në vete këtë
bagazh ndjenjash deri sa dolën në dritë veprat e tij. Ai iu është përmbajtur
durimit dhe ndërgjegjes së tij prej
krijuesi.
Rruga
e krijimtarisë së Xhaferiti ngjan një kalvari të vërtetë periodikë që tregojnë
qartë shenjat e gjenialitetit të shfaqura që në rinin e tij. Por ajo u arrit të
bëhej vepër letrare kohë kur botoi librin monografik “Picari Im” pastaj nuk
rreshti së botuari me veprën “Të vërteta mbi Ballin Kombëtar” rrëfim linear,
shumëplanësh. Mund të bindeni që vepra është shkruar vërtet në atë kohë kur ka
qenë e ndaluar të shkruhej ndoshta. Të gjitha këto të bëjnë të vësh pikëpyetje
për njëkohësinë e shkrimit të këtyre veprave pasi mund të shihet fare mirë si
produkt i zhvillimit të mëtejshëm dhe të jo natyrshëm të traditës paraprijëse.
Ky
roman shfaq shenja të drejtimit të romantizmit me figura ideale, por kryesisht
është një vepër realiste. Të vazhduarit e të shfaqurit të tipareve romantike,
krahas atyre realiste, ishte edhe një vazhdim i bashkëjetesës së shfaqjeve
letrare, tipike për periudhën para realizmit të ashtuquajtur socialist.
Romani
si zhanër shfaqet në një numër të madh formash letrare. Shumësia e formave të
romanit vërehet qartësisht në krijimtarinë e Xhaferit që ofron një seri të
cilat dëshmojnë diversitet mospajtimesh e formash të ligjërimit, një
shumëllojshmëri formash të ndjenjës rrëfimore, të cilat e bëjnë të shfaqet
ndryshe nga njëri te tjetri. Gjuha e tillë arrin që nëpërmjet vendosjes së të kundërtave, të ofrojë
kthjelltësi më të madhe, se faqe të tëra të shkruara për fatet e njerëzve në
të, si të atyre që janë viktima dhe të atyre që janë krijues viktimash. Në
krijimtarinë e tij vihet re dukshëm, transformimet e diskurseve letrare që
është ndërtuar si ndjekje e rrjedhës jetësore të personazheve që në një vepër
letrare e përcakton ekzistencën e saj pikërisht në momentin kur i jepet mundësia
për perceptim. Nga një kohë në tjetrën, Xhaferi kërkon të tregojë përmes një
Qoftëlargu ku lexuesi përballet me një
dramë të një lloj tjetër në letërsinë shqipe, e cila s’është asgjë tjetër,
veçse zgjimi i njeriut nga letargjia banale e së përditshmes, e jetës së tij të
kufizuar. Duke u nisur jo vetëm për nga dallueshmëria me traditën shqiptare, ky
autor në kushte të lirisë krijuese, edhe në veprat e shkruara në këtë periudhë,
vazhdon të kultivojë një model të shkrimit me stilin e tij.
Duke
përfunduar, mund të themi se, të gjitha veprat e Xhaferit duket se trajtojnë
variante të ndryshme të së njëjtës temë; tema e lirisë si forma e vetme e ekzistencës së humanitetit
dhe përballja e saj me të gjitha format e mohimit, deformimit, rrezikut të
zhdukjes, qoftë kur rreziku është jashtë nacionalitetit tënd, kur rreziku i
humbjes së lirisë tënde vjen nga jashtë kombit, qoftë kur vjen si kërcënim nga
brenda, kur vjen nga ata që flasin te njëjtën gjuhë, ndajnë të njëjtën
hapësirë.
Xhaferi
sjell në letërsinë shqipe një krijimtari e cila ruan shenjat e qarta të
traditës shqiptare, por duke arritur te krijojë një letërsi të mirëfilltë
krejtësisht origjinale e shpesh duke krijuar modele të reja. Ai i komunikon
lexuesit vlera të qenësishme, me intensitet të lart emocional. Nga studimet e
bëra, mbi specifikat dhe vlerat që paraqet krijimtaria e botuar e Xhaferit,
rezulton se ky shkrimtar është një zë i veçantë, origjinal në letërsinë shqipe.
Ai tashmë është pjesë e padiskutueshme e traditës më të mirë letrare në shqip.
Në këtë libër, si edhe në të tjerë libra të Muharrem Xhaferit, ajo që lidh dhe
bashkon, që i jep librit dritë të veçantë dhe e bën frymëzues, është vendlindja
– Shqipëria, Gjirokastra, Picari i tij i lindjes, që po shërojnë përditë plagët
e rënda që shkaktoi gjenocidi i egër.
“Shpella
e qoftëlargut” të M. Xhaferit, krijon përshtypjen e një filmi me larmi
episodesh, me shumëllojshmëri ngjyrash, me stile, tematike dhe këndvështrime
origjinale të jetës, të cilat i lidh si një fill i artë dashuria dhe nderimi
për kombin, dëshira për t’i shërbyer dhe për t’iu gjendur atij pranë. Aty enden
një numër personazhesh që vetëm japin e ndihmojnë njëri-tjetrin në fshatin
malor, kultivimin dhe ruajtjen e
bagëtive dhe ndërtimin e lagjes së re.
Duke
provuar të mbyllë mendimet e mia, vura veten në meditime rreth artikujve të
këtij libri me përmbajtje të thellë, me vlera të mëdha atdhetare e letrare, por
edhe të shkruara me një gjuhë të thjesht, me bukuri e hijeshi, me kompetencë
dhe profesionalizëm. Libri zbukuron dhe u jep vlera bibliotekave. Por, mbi të
gjitha, me ndjenjat, mendimet dhe emocionet, ai përcjell dhe frymëzon te
lexuesi më shumë dashuri për atdheun dhe kombin me respekt dhe nderim për
vlerat e shumëfishta. Pra, ja vlen ta kemi në bibliotekat tona familjare dhe ta
shfletojmë herë pas here.