Kulturë
Përparim Hysi: 'Qeraxhiu' dhe 'Hanxhiu'
E marte, 04.06.2019, 06:06 PM
"Qeraxhiu"
dhe "Hanxhiu"
Nga
Përparim Hysi
Kushdo
e ka ndjerë shprehjen:"Qeraxhiu me hanxhinë, takohen". Natyrisht,edhe
unë.por qoftë"qeraxhiu" dhe qoftë"hanxhiu" më janë shfaqur
në një version tjetër. Jo më janë shfaqur,por i kam parë me sytë e mi dhe,kjo
"dhënie- marrje" midis tyre, ka zgjatur plot një muaj. Kur them
kështu,duhet të fiksoni diçka: as paguhej qera nga njeri,por qe
një"allishverish" që lindi aty për aty nga njëra palë. Unë e ndoqa
për një muaj me radhë dhe,edhe sot e kësaj dite, nuk di kë të
quaj"qeraxhi" dhe kë prej tyre:"hanxhi!".
* * *
Të
dy ishin bashkëfshatarë të mi. Njëri qe i moshuar,sa babai im dhe tjetri aty
nja dy vjet më i madh se unë. Ky, më i madhi nga unë, ishte marangoz në fshat
dhe unë e kisha aq mik,sa nuk kish ditë pa futur kokën aty, tek zdrukthtaria po
se po,por dhe për çdo ditë tek shtëpia e tij. E kish ngjitur shtëpinë me
shkollën dhe unë,sa dilja pushim dhe
atje.
Tek
zdrukthtaria shkoja se bëja ndonjë porosi për shkollën, për vete dhe, ca më
tepër,për miq e shokë. Miku im, nuk qe vetëm marangoz,por nga ata që çfarë i
shihte syri,ia bënte dora. Qe,veç tjerash, dhe rrobaqepës dhe,sado shtrënguar
qenë ligjet për punë private, jo vetëm i zinte dora,por nuk i mungonte gjë në
shtëpi. Qe, si të thuash,"zengjini" i fshatit, por me punë të
lodhshme e të ndershme. Tani qe ky apo nuk qe "qeraxhiu" pao"hanxhiu" i këtij tregimit, po
jua lë juve,si lexues nominimin e tyre. Unë
do tregoj vetëm çfarë kam parë.
* * *
Ngjarjet
e këtij tregimi kanë ndodhur në atë kohë,kur ish bërë "tufëzimi",kur
fshatarësisë i ishte ngulur thika drejt e në palcë të kurrizit dhe përpjekjet e
njerëzve të ndershëm për të çarë këtë"rrethim absurd" që u bëhej
familjeve fshatare, të sillnin atë përpjekjet e SIZIFIT për të shpëtuar nga
guri mitik. Kam njohur shumë të tillë që,në një mënyrë apo tjetër, donin ta
çanin këtë lloj "rrethimi" dhe,pa e zgjatur, ja njëri prej tyre.
Unë
po rrija me marangozin (qe pushim i gjatë në shkollë) dhe, befas, dha ballë xha
RISTUA! Ishte aty mbi 70-vjeç, me kokën si bostan larush (thinjat e bardha po e
mbulonin me gjithësej) dhe qe jo vetëm burrë i zgjuar, nga ai llloj burrash që
nuk ua ha dot qeni shkopin,por dhe
gojëtar. Erdhi dhe në dorë kishte tre preshë të gjatë, të rritur për merak,se
nuk kishte kopshtar a bahçevan si RISTUA në fshat. I la mbi tavolinën e
marangozit dhe,pasi takoi ustanë (respektonte moshën), u kthye nga unë dhe,pasi
më pyeti për prindërit,me rrënjë e me degë, iu kthye ustait:- Merri, dushman,se
t 'i kam sjellë. Ustai,paksa u step,po
ku mund të kundërshtohej vullneti i xha RIstos. Kaq
qe"allish-verishi" i parë dhe të nesërmen e njëjta histori. I
sillte,gjithmonë nga tri fije dhe ikte. Dhe, pasi u mbushën plot 30-ditë,xha RISTOJA qëndroi pak më gjatë.
-
Dushman,- i tha,- për tridhjetë ditë me radhë të kam prurë nëntëdhjetë fije
preshë,për nga dhjetë lekë tufa, hesapi më bën treqind lekë. Aha,- do thuash
ti,- po unë nuk të kërkova gjë. E di,RISTUA, e di më mirë se ti. Por pazari në
Fier është ndaluar, njeri po në fshat
nuk ta ka sevdanë dhe merri o
RISTO "Bahçevani" dhe flaki në lumë se ja, aty nja dy çape më tej e
ke. Eh, mirë,or të keqen Pepja tyja, me qeverinë pushkë nuk bën dot,por mendjen
ma ke në kokë dhe,kjo,"kaplloqja" ime, m'u bëti sikur më tha:- Shitja
atij,"zengjinit" se nuk i dhëmb koka atij për njëdorëz presh.Aq sa i
"shite"tija, i nxjerr me një palë shallvare që qep. Dhe,pas këtij arsyetimi,ia
dha të qeshurit. Miku im,duke e
respektuar dhe për moshën, ia dha treind lekët xha RISTOS. Tani,sa futi paratë në xhep,
sikur u çlirua nga një gërç,filloi e të më tregonte mua,por dhe mikut.
-Shtrënguar
puna,- filloi ai. Nevoja më solli. I sosa preshët.Tani kam ca kokrra lakërme.
Avash-avash,po afrohet viti i ri,por shtrëngesë e madhe,unë po veç me rrogën e
çunit. Ai po,siç e dini, ka një tufë lakacë (fëmijë.E dija që kish 5 fëmijë)
dhe tha po vetë:- E di si dal në kut? Merr rrogën çuni dhe unë një napolon për
çdo javë e fsheh në baule. Se nuk është kushedi se çfarë.Po,more babam.Perëndia
ka bërë ymër që seneja më ka plot 54 javë. 54 javë për nga një napolon më bëjnë
plot 54 napolona dhe birinxhi hesapi.
Dhe prapë ia dha të qeshurit.Na përqafoj që të dy dhe iku. Miku im jepte e
merte me sjelljen e çuditshme të xha
RISTOS dhe tha:-Po unë kam preshë vet dhe na tani të vjen ai, goxha plak, dhe
ta lë mallin tek dera. Unë ,po
natyrisht, që isha me ustanë. Po nuk mbaron me kaq kjo histori. Se ja se
si vazhdon.
* *
*
Preshët
u mbaruan,por jo hallet e xha RISTOS. E pashë,para ustait dhe i thashë:- Po
vjen. Bobo,- tha ai,- kushedi se ç'pleshta ka për të vërvitur këtë radhë?! Pa
mbaruar mirë fjalët,erdhi. E la atë që kish në dorë,na përqafoi që të dy dhe
tha:- E ke dëgjuar atë fjalën ti
që"qeraxhiu me hanxhinë takonen?". Eh,- tha ustai,- ashtu si nëpër gojë.
E
zbuloi atë"plaçkën e fshehur" dhe fësht nxori nga xhepi i xhaketës
një pe të bërë me nyje. -M'u thyeti xhami i odës dhe u plevitosa. Ja dhe masat
(i tregoi penë). Ustai nxori elmazin dhe ia bëri gati sipas masës. Sa mbaroi
punë.xha RISTUA, tak nxori dhe i numëroi paratë:plot treqind lekë. Kështu ta
bëra, kështu e kam hakën,- tha. Në këtë jallane kështu është e ndërtuar bota:-Çfarë
të bësh,ashtu dhe do ta bëjnë. Epo pjekjen
e mirë,- tha. Dhe iku.
Unë
mbeta gojëhapët dhe ustai, po ashtu.
Kam
qenë tërë natën me mendësi në fshatin tim dhe sikur m'u bënë mbi kokë:dhe xha RISTOJA,dhe marnagozi që,për fat të keq,
nuk rrojnë më.
Sidoqoftë,
le të jetë ky rrëfim i shkurtër si një qiri mbi varrin e tyre,se qenë aq të
mirë dhe aq babaxhanër.Dhe kush qe"qeraxhiu" dhe kush"hanxhiu",
e kam lënë në dorën tuaj.
Tiranë, 3 qershor 2019