Kulturë
Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku. Poet rebel
E hene, 03.06.2019, 08:22 PM
UNË
JAM KALOSH ÇELIKU. POET REBEL
ME
TRE VARGJE TË VRAS NË BALLË
NGA
KALOSH ÇELIKU
(DERA ime: OXHAKU)
Dhe, në jetë: Dje e Sot, Dikush Askushi
Hyri e doli, edhe nga Dera e Madhe.
Derën, Dje e Sot ma mbyllën kulturofagët
Dritaren, Mua Rrospitë meshkuj?!
Poetit, rebel. Fisit kaçakëve të Çukës
Që, hyjedal Sot: Edhe, nga Oxhaku...
(Rrufjani
ma ndërseu pas shpine
me
të katra Policinë letrare)
DoktorZiu ma ndërseu Policinë letrare
Pas shpine, m’u turr me vite e vite:
Shpalli “armik të shtetit përbashkët”.
Veten duke e shëtitur nëpër Parti politike
Tri Akademi si “këshilltar”. Polic letrar.
Komunizëm e “Demokraci” me gërshërë
Rrufjan, i strukur në Kabinetin e “Babait”.
E zen nata. E gjen Sot, Dita e Madhe
Lakuriq, ende me gërshërë në dorë.
I sakatoi artistët. Letërsinë Shqipe
Nateditë si polic, në Shtëpinë Publike.
Duke nuhatur faqe pas faqeje librave
Rrufjani, që ende pi gji te Njerka?!
Rrufjani ma ndërseu edhe Zonjën Vdekje
Në Voskopojë. Qafë – Thanë. E, Bukoç.
Kot e ka: Nuk më do Kurtizanja për burrë
E do Rrufjanin si polic besnik. Ashik “fetar”.
Dhe, harroi Halldupi me sejmenët përmbrapa
Se: Unë rrokem fytas edhe me Zonjën Vdekje...
(Unë
jam Kalosh Çeliku. Poet rebel
me
tre vargje të vras në ballë)
Unë, nuk jam Kalosh Çeliku:
Patriot. Spiun. Apo, tradhtar.
As, ai burri që shitet në “Bit – Pazar”
Për pak para. Një torbë taxhi si gomar.
Probleme, nuk kam me Dashurinë
“Shtetin e përbashkët”. Gratë Besnike.
Po, me Poezinë. Rrugaçe e salloneve
Që, një Ditë do të më vras nën Rrap:
Vetëm me Dy shtamba verë të Mikeve.
Unë, jam Poet rebel. Që, me Tre vargje
Në mes “Bit – Pazarit”, të vras në ballë...