Kulturë
Dea Halimi: Shkrimi për ndarjen nga mësuesja
E hene, 03.06.2019, 09:24 PM
Përshëndetje
për mësuesen e dashur
Shkrimi
për ndarjen nga mësuesja
Shkruan
Dea Halimi
Të flasësh për mësuesen e parë është privilegj dhe përgjegjësi e përhershme,
e pa përshkruar. Ajo është herë shoqja më e mirë që të gjendet në çdo rast të vështirë
të jetës e herë tjetër është hija e nënës, të cilën e do dhe flijohesh për
të e në të njëjtën kohë pafundësisht
e do e respekton dhe s`mund ta harrosh
për të gjallë. Secili, nga 31 nxënësit, do ta ndejnë kënaqësinë që e patëm dhe
mungesën pse nuk do ta kemi më. Do të na
pikin nga dy pikë lot sa herë ta kujtojmë. E gjithnjë më fuqishëm sa herë të ikën koha,
sa herë ajo të jetë larg nesh.
Të shkruash për mësuesen, e cila doli pesë vjet më parë
para nesh me buzëqeshjen e mëngjesit, të diellit, të qëndroi për kaq vjet para
nesh në rrjedha të pa këndshme e të këndshme, është diçka që vetvetiu i ngacmon
lotët të pikojnë dhe të krijojnë copëz të caktuar të jetës, të cilën e ndamë
bashkë me dashuri e ndonjë problem herë-herë.
Qe copëz e paharruar e jetës dhe e atillë mbetet.
Secila zemër rrah në këto çaste, për datat e kaluara me
mësuesen, për ngjarjet që i kaluam së bashku. Ja, dëgjojeni dhe në këtë shkrim
për të sesi 31 zemra rrahin për një zemër, të ndërlidhura me 36 shkronjat e
Alfabetit që na i mësojë bashkë me tingujt e përhershëm të frymës e shpirtit
shqip. Vetëm, tashmë, dua ta them se edhe ajo zemër rrah për zemrat tona,
gëzohet për të gjitha horizontet tona te reja në jetë, sepse në secilin
sukses ajo ka hise e do të ketë.
Ngushëllim është se ajo është mirë dhe ne e duam dhe ne e
takojmë sa herë të duam dhe ne e dashurojmë për jetë.
Paç jetë sa malet mësuese e dashur dhe dritë.
*
Kroi
me sy prilli
Tingëllima e zërit tënd, mësuesja Xake,
Është shkronja nga ecën te ylli,
A,B,C... është rruga në jetë, me ngjyrë flake,
Ndërmjet ëndrrës e kroit me sy prilli.
E ndiej frymën tënde
dhe e pikturoj lirinë,
E prek librin dhe e zgjoj gjithësinë.
Dea Halimi
PS
I dashur lexues
Librin që e keni në dorë flet për 31 nxënës, 31 zemra të vogla,
të cilat për mësuesen e tyre kanë dashuri të madhe.
Ato zemra janë: Alea, Anesa, Atiku, Blendi, Darisi, Dea,
Dri D., Drin P., Edin, Elsa, Ensar,
Erik, Feroza, Hana, Hermelinda, Iris, Jora, Lea, Leka, Leoniti, Noa,
Odesa, Olti H., Olti S., Puhiza, Rea,
Rita, Sara, Shkronja, Tuana dhe Yllka.
Në këtë libër do të flitet për 31 autorë të vegjël të
cilët do të shprehin nëpërmes vargjeve dashurin dhe falënderimin e tyre për
mësuesen, e cila i mësoi për pesë vite.
Për këta autorë, këto pesë vite ishin të arta.
Këtë ata e tregojnë me anë të këtij libri.
Ky libër do t`u tregoj nxënësve se mësuesja, nxënësit i
ka si fëmijët e saj. Ata i dinë
sakrificat që ka bërë mësuesja e tyre për ta,
prandaj mundohen ta gëzojnë me poezitë dhe tregimet e tyre plot pasion.
Shpresojmë se ky libër do ta kënaqë pa masë!Të duam në pafundësi, Engjëlli i vetëm Në gjithësi!
Dea
Halimi, Odesa Govori
e
të gjithë nxënësit e klasës V/2