E premte, 26.04.2024, 07:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Lasgush Poradeci

E enjte, 05.11.2015, 09:02 PM


NEBI DRAGOTI

LASGUSH PORADECI

Tregim

Fillimisht pata idenë për ta titulluar tregimin Mbreti dhe Lasgushi, mirëpo duke gjykuar për vlerat dhe duke e ditur, se mbretëritë e vetëshpallura bien dhe mbretërve u ngelet emri veç për …keq: kështu,këtu mirë bëra që largova fjalën me emrin mbret. E ç’ mbret, kur na shiti Shën Naumin, perlën e bukurisë shqiptare për t’ u bërë vetë mbret?! Një mbret I tillë u pa, se paska menduar vetëm për b… e vet. Sigurisht, mirë bëra edhe për arsyen se emri i poetit është shumë shumë më superior, pasi vlera e tij në fushën e letrave shqipe është shumë shumë e madhe. Bashkëbiseduesi im M. më thotë, se është takuar mbi shtatë herë, e,  kur futeshin në kafe, Lasgushi nuk pranonte të fusje dorën në xhep për të paguar. Fama e kishte pushtuar poetin për vargjet e florinjtë, që vargëzonte nëpër lirikat që joshnin çdo lexues. Unë vetë e kam lexuar dhe rilexuar me dhjetra herë krijimtarinë e tij të magjishme dhe vazhdoj ta lexoj. Pata dëgjuar, se ështe punëtor i madh dhe i palodhur për punën që bënte me vargun. Binte muzgu dhe errësira e natës pogradecare shpesh e gjente të harruar buzë liqenit nga frymëzimi për të përfunduar vargjet brilante të poezive që la. M. thotë se poezinë për Naim Frashërin, atë gjashtëmbëdhjetë rrokshen, e ka punuar mbi shtetëdhjetë e pesë variante.Unë nuk e kam lexuar këtë poezi, por e njoh mirë vjershën tjetër titulluar Naimi me masë të vargut në luhatje tetë,dhjetë rrokje,edhe më tepër. M. vazhdon bisedën: “Mbreti Zog i kish dërguar tetë napolona flori për të shkruar një poezi për rininë shqiptare ku të lavdërohej figura e tij mbretërore. “Hëëë,figura e hajdutit të florinjëve!” vazhduam bisedën rreth kësaj hajdutërie. Lasgushi nuk e kish pranuar këtë propozim, që i bëhej dhe ia kthen mbrapsht bashkë me strofën katër vargëshe:

“ E ku mundet një poet

me një copëz poezi

të lavdërojë një mbret

që ngriti një mbretëri?!

Refuzimi i tij ka domethënie intime për të cilin mund të vazhdosh të komentosh e hamendësosh, por çka shtjellohet këtu si motiv është më se i qartë. M. e recitoi bukur duke buzëqeshur e duke i dhënë një theks therës ironik të habitshëm. Unë u kredha në analizën kuptimore të fjalëve e vargjeve, saqë isha edhe vetë i mbështjellur rrëmbyeshëm në natyrën mjeshtërore të skalitësit, të mjeshtërit të madh Lasgush Poradeci. Metafora, që as mbreti nuk do ta kuptonte asnjëherë,është e tipit univok. Ironia djeg e zjarri nuk duket…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora