Kulturë
Baki Ymeri: Legjenda e gjallë e shqiptarizmit
E enjte, 29.10.2015, 10:48 PM
LEGJENDA
E GJALLË E SHQIPTARIZMIT
(“Rafi Halili dhe organizata “Kushtrimi i lirisë”, botoi Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, Tetovë 2015)
Nga Baki Ymeri
Qëndresë heroike, moral ideal dhe martirizim për një kauzë të shenjtë. Jeta dhe vepra e Rafi Halilit na jep leksione për dinjitet, patriotizëm dhe guxim, duke refuzuar tutelën e një fuqie të madhe ushtarake e policore që kishte ish Jugosllavia në kohën e pansllavizmit antishqiptar. Kryeprotagonisti i kësaj vepre, së bashku me Gafur Lokun (dëshmor i kombit), Rushit Nesimin e do tjerë, i bëri ballë uraganit policor të pushtetit maqedonas, i përbërë edhe nga shqiptarë të shitur për interesa karieriste dhe merkanteliste. Në kuadrin e mbi 400 faqeve të kësaj vepre me dokumente arkivore, del në pah rezistenca kreshnike e një shqiptari me trup të vogël dhe zemër vigane që nuk e shiti askend, që nuk kaloi kurrë nga njëri ideal në tjetrin, siç pat vepruar Enveri në kohën e tij, duke kaluar nga titizmi në stalinizëm dhe nga stalinizmi në inspirues të rinisë kosovare për liri dhe pavarësi (1968 e këndej).
Gabimet ideologjike të Enverit mund të falen, por jo edhe krimet kundër “shokëve” të tij që i likuidoi një nga një, sidomos ata që kishin orientime demokratike, duke i lënë vetëm servilistët e tij. Servilistë në kohën e Rafi Halilit ka patur edhe nga ana jonë, disa duke menduar se më mire jetohej asokohe në Jugosllavi se sa në Shqipëri, disa duke tentuar ta mbajnë pozicionin që kishin në arsim, në biznes apo në pushtetin policor. Republika e patlixhanave (Maqedonia) edhe sot e kësaj dite gjendet në një situatë të mjerueshme kur vjen fjala për mosmiratimin e Marrëveshjes së Ohrit, për likuidimin, burgosjen dhe maltretimin e qindra ushtarëve të UÇK-së, për/për/për...
Fjala e redaktorit Rami
Kamberi
Libri historiografik Rafi Halili dhe Organizata Kushtrimi i Liris ka një histori të shkurtër të ideologut dhe simbolit të Qëndresës Kombëtare Rafi Halili dhe themeluesve të tjerë të OPKKL, që me një qëndresë të paparë kohën e pagëzuan ?Kushtrimi i Lirisë ?, ditën e Orës së Madhe, kur me këmbëngulësi kërkonin që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë – Shqipëri. Libri është me karakter njohës të figurave kombëtare dhe përmban dëshmi historike të themeluesve të organizates politike kombëtare dhe pushtetit jugosllav, pra behet fjalë për dëshmi të mara nga dosjet që dëshmojnë se çka bënte dhe si organizohej pushteti jugosllav, që të sfidoj lëvizjet e kësaj organizate kombëtare.
Lënda e këtij libri është marr nga burimi: ideologu i organizatës dhe, anëtarët e organizatës, dëshmitë e procedurave gjyqësore si dhe dëshmi tjera, që përbëjnë kujtesën tridhjetëvjeçare të një veprimi, gjatë kohës së ish- Jugosllavisë. Pra, bëhet fjalë: për motin e kohës kur na mungonte liria e fjalës dhe mendimit ndryshe, kur jo të gjithë mendonim dhe vepronim për një organizim se si të arrihet deri te liria dhe, bashkimi i atdheut në një shtet, ngase pasojat asaj kohe ishin më çnjerëzore, me burgime dhe vrasje si dhe me ndëshkime, jo vetëm individuale, por, familjare dhe më gjënë. Të rrallë ishin ata shqiptarë mes nesh, që ishin të vendosur për flijime dhe, që armikut sy më sy ti thoshin: Kjo tokë, emrin e ka Shqipëri.
Duke i shfletuar shënimet e kujtesës të veprimtarit kombëtar, nga goja e ideologut dhe simbolit të qëndresës kombëtare, se si duhet të veprohet për atdhe, dhe duke i shfletuar dëshmitë nga dosjet e shërbimit sekret jugosllav shihet qartë se sigurimi i shtetit i kishte drojë të madhe botës shqiptare në ish-
Jugosllavi. Duke ecur nëpër kohë, deri te hapi i parë konkret, për të shprehur
ndjenjën shqiptare, së pari duke kërkuar që edhe ai si nxënës të mësoj në gjuhën
e nënës e më pas, se si nga rastësia e mësoj se si duket simboli i tij kombëtarë,
shqiponja me dy krye dhe, duke dashur që mu ajo shqiponjë t’u fliste shqiptarëve se: unë edhe mes jush valoj, mori hapin e parë bashkë me shokun e
tij, Gafur Lokun, duke e lënë porosinë se: është i gjallë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe, do ta bashkoj Shqipërinë.
E më pas, organizimi me shokët se si të dukeshin ditën e demonstrative të vitit 1968 e, deri te organizimi apo më mirë thënë deri te hapat e parë në kuptimin e kombëtares, për t’u organizuar politikisht dhe ushtarakisht si gjuhë qëndrese, kundër pushtuesit të tokave shqiptare në mbarë hapësirën shqiptare që i sundonte pushteti Jugosllav. Si u organizua dhe, si e lindi Organizatën Politike Kombëtare Kushtrimi i Lirisë, si veproi, e deri te ndjekjet dhe arrestimet, dënimet, jeta në burg, pas burgut. Ky simbol i qëndresës së kombit që me gjakun e tij i tmerroi edhe pushtuesit sllav naten mes gjasht dhe shtat qershorit të 1982, kur gjaku i shtatit si armë e vetme që i kishte mbetur për ta luftuar armikun, ashtu duar e këmbë të lidhura dhe, me plagë në shtat do të shkruaj:
Rafi, rroftë, RPSH... Ishte kjo ditë e Orës së Madhe që mes shqiptarëve e la amanetin: shqiptarë bëje ose vdis Shqipërinë – Shqipëri e, për armikun ishte amanet se kjo tokë e ka të zotin, që dinë ta mbroj dhe, që ta luftoj çdo armik.
Ky
libër ka synime për të shprehur formën zyrtare se si të lexohet gjeografiea e
brendshme e ideologut Rafi Halili dhe, gjeografia në tërësi e OPKKL, nga
populli dhe ata që mbajnë përgjegjësi historike ndaj kombit. Edhe pse, si
gjithmonë edhe sot, në shkencën historiografike shqiptare dhe, në të gjitha
fushat e në veçanti në fjalorin politik të ndonjë lidershipi politik apo
shtetëror, ekziston një ankth, për të mos thënë frikë, për të thënë një të
vërtetë, qoftë edhe nga e kaluara e bëmave nga Lëvizjet Kombëtare, që lidhet me
fjalën shtet natyral shqiptar, ankth, që nuk i lejon shqiptarët edhe në Abetare
të jenë të bashkuar.
Ky libër nuk shkruhet për qëllime të hyjnizimit të figurës Rafi Halili dhe shokëve të tij të idealit, apo të mitizimit të tyre për qëndresën dhe pikëpamjet e
tyre por, në shenjë kujtimi për kontributin që e dha gjatë shekullit të ikur për
vetëdije dhe veprim konkret, që shekujve që vinë, të mos u mbetemi në robëri,
apo peng i frikës që na shoqëron me ankthe se: sot o’ nesër, dikush nga ne do të
arrestohet, dënohet apo vritet si fajtor i arsyes, se: shteti duhet që ta luftoj armikun, fajtorin kujdestarë – shqiptarin. Kështu që lirshëm mund të themi se gjeografia e librit është thjeshtë gjeografi e dosjeve nga arkivi, që përpiloi sigurimi i shtetit, për personalitetet e organizatës brenda dhe jashtë burgut që nga viti 1968 e deri me 1992.
Kështu që, nuk më mbetet tjetër për të thënë, pos forcës së shpirtit të një etnocentralisti, siç është Rafi Halili, forcë shpirtërore e kombëtare, që është e
shkruar në faqet e këtij libri, nga hapat e parë në fshatin e lindjes e deri më sot, ku përballë kalasë së qytetit i numëron, ndoshta yjet në qiell, se sa, si ai, jetën ia falën atdheut.