Kulturë
Miri Metolli: Bisedë me Prof. Luan Kalana
E merkure, 28.10.2015, 07:57 PM
TEATRI
SHQIPTAR,
maja më e lartë e ajsbergut të artit dhe kultures kombëtare,
pasioni i jetës, hobi i shpirtit artistik
- duke biseduar me intelektualin, artist te talentuar prof. Luan Kalana, ish Mesuses i Gjuhes shqipe dhe i letersise ne shkollat e Devollit per disa dekada, midis te tjerave ai me modesti tregon:
"-Që kur isha i vogël në Tiranë, kisha dëshirë të mërrnin prinderit në shfaqjet e Teatrit Popullor Kombëtar, sisdomos kur jepeshin premierat e reja. Artistët, aktorët me rolet e tyre ishin heronjtë, idhujt e mij fëmjerisë, i kisha per zemer, , duke mbajtur mend dhe imituar, fraza te tëra, nga drama te ndryshme . Qysh ne kopësht parashkollor në Pallatet Agimi aty buze Lanës, mbaj mend që na aktivizonin edukatoret ku interpretonin në skeçe, role me nga dy-tre batuta. Më pas kam luajtur ne mbremjet tematike me shkollen "11 Janari ", me recitime. Nuk harroj roln e djalit e vogël te Vitit te Ri, që më shkonte për shtat, ku me pas saj shkokët më ngjiten epitin Viti i Ri.
Roli i parë që kam interpretuar me sukses ne teatër, isha në klasën e shtatë, ka qene "revizori" , një njeri komik, nga komedia me nje akt "REVIZORI" i Gogolit, ku kam marre Diplomen e Festivalit. Meritë per kete kishte mesuesi Ziqiri Voci, regjizori im i parë , dhe shoket e mij aktorë, Ailo Goce dhe Ridvan Voci, ku luanim se bashku ne skenë rreth ghysëm ore dhe gajasnim miletin.
Më pas pata sukses ne shkollën e mesme pedagogjike Tirane, ne komedine "14 vjeç dhënder" te A. Z. Cajupit, ku regjizor kishim aktorin e teatrit popullor , te pavdekshmin Basim Levonja, i njohur me rolin e tij tek "Orët e Kremlini". (per kete rol kam dhe foton si kujtim). Kruetari i jurise , ishteaktori Sulejman Pitarka, me pergezoi duke me me dhene Diplomen e Festivalit.
Ne shkollat Tirane u dallova per recitime, ku më aktivizonin ne çdo aktivitet. Në nje konkurim mes shkollave te mesme, per fjalen artistike, kam marre çmimin e parë, me intepretimine poezise "Anes lumenjve" te Fan Nolit, ku gjithmone ia recitoja nxenesve e studente te mij, kur u isha mesuses. Sa here qe shija filmin "Lulekuqe mbi mure", rolin e mesusesit nga aktori i madh Timo Flloko, ku nxenesit therrisnin , kur e shikonin filmin "ja mësuesi ynë". (më vjen rëndë për ketë se sikur po mburem). Aktori Prokop Mima I njohur per rolet e tij Hamletin, tek "Arturo UI" e tjera, , qe ishte ne juri, me perqafoi, duke me uruar me fajet "ti do bëhsh nje artist i madh", . . njese. Pelqeja recitimet e aktoreve te medhenj si NaimFrashri, Kujtim Spahivogli, Sander Prosi, Marije Logoreci, Margarita Xhepa, Anastas Kristofori, Rikard Larja e shume te tjera qe atehere, perbenin nje Plejadë famoze, te artit tone skenik. Do te veçoj per recitime, me pas dhe artistin regjizorin korçar Dhimitraq Orgocka, pa haruar qe idhuli im, mbetet aktori shqiptar me fame boterore Aleksander Mojsiu.
Jeta mori një drejtim tjeter edhe më te bukur, me profesioin e Mësuesit, me fillimet qe ne Moker, rrethin e Pogradecit deri ne Korçë, shkollat e Devollit, duke u pozicionuar ne rolin e regjizorit , me vënien në skenë me nxenesit e studentet e mij, të skeçeve dhe pjeseve teatrale nga me të dryshmet. Mbaj mend dhe nuk harojish nxenesit e mij te talentuar ne teater, si Andri Rusin, Ilir Alickollin, Fluturak Rusi, Leonar Barollin, sot shkencetar ne Japoni, dhe ish nxenesen dhe me pas parteneren time ne teater (komshijen ), Elida Topçiu Janushi, ish aktoren e talentuar te Teatrit popullor , sot pensioniste. (Elida veç interpretimit ne filmat , u befamoze me komedine "Pallti 176" me aktorin e pavdeshem , Roland Trebicka, Vani me Marjeten, dhe roli I fundite Elides ne Filmin "La Amerika " me regjisor Piro Milkani.
Krahas interpretimi në rolet e shumta me grupet e Teatrit te shkollave apo të të riturve, veçanerisht me teatrin amator te Vishocices dhe rolit te regjizorit, shkruja skeçe dhe deri dhe Drama , si "Atentatori" qe vura ne skene me ne shkolen 8-vjeçare Vishocice, e cila mbeti doreshkrim, nuk gjeti dot rrugen e botimit , të tjera. Me që jam ketu do kujtoj qe kam shkruar dhe skenar filmi si "Njerës pas hijeve", qe me pas u adaptua e u xhirua film nga nje autor tjeter, me nje titull te ndryshuar.
. . nejse ajo mbetet nje histori enigmë. Së fundi, me ardhjen ne amerike, kam shkruar dhe botuar komedine "Teto Ollga në Amerikë"(njemikrokomedi xhepi), si te thuash një vazhdim imagjinar, plotesim triologjik i komedive te Ruzhdi Pulaha, "Zonja nga qyteti"dhe "Shoqja nga fshati". Ne planet e se ardhmes, kam nje skenar per realizimin e nje filmi artistik per figuren legjendare te gruas shqiptare, ne bashkepunim me artistin, poetin regjizorin Artan Gjozi me banim ne Itali.
Të pahauar do të mbeten artistet, aktore te teatrit dhe estrades te Durresit ne rolin e regjisorit, me skecet e pantonimet e mija, , gjate kohes qe isha marinar(ata ishin rezerviste, zboriste) , organizuam nje spektal shfaqje estarade , me repartin ushatarak te flotiljes te Durresit i, ku zume vendin e pare ne konkurimin e esatardave te ushtarit, me interpretimin e Spiro Urumit, Vangjl Hebes, Fadil Hasa, Mirush Kabashi dhe kengetarin Zija Saracin , me te cilin akoma mbaj lidhje miqesore ne Itali.
Midis roleve qe kam interpretuar , kane qene ato qe i pershtateshin karakterit humorist dhe moshes time te rinisë si ai i Sandrit , tek "Njerës te brezit tonë" te Vasil Kamanit, ku ka luajtur me partenern time te perjetshme, guan time , ishte nje vajze e re e brishtë vishocare, Zhuljtën (Bejlerin). Ishim vëlla e moter ne rol dhe akoma mban mend dhe ma perserit here pas here duke me thnë, "që ti atehere mi shkulje floket "tinëz". . . e Të tjera.
Kam intepretuar dhe role te ritur, vitet e fundit, si në dramën "Doktori Pacient" ne Bilisht, po nuk patem sukses, sepse ato dite e dha shafqjen TV Shqiptar, luajtur nga teatri kombetar. Do te permend dhe nje rol tejet te moshuar nga drama "Baca e Gjetajve" e K. Jakoves, ate te gjyshit, qe me monologun e gjate, duke i lene amante niperve, bijeve malesore te lirise. Ne kete shafaqje qe evume ne skene ne njekohe rekord , patem sukses, ndersa une mora diplomen e festivalit. Merite per kete ka regjisori yne Trifon Bejleri, qe ishte nje aktor i talentuar e me dikson te ralle, si dhe piktori i teatrit tone mesuesi i talentuar, Skender Subashi , i cili me kishte bere mekapin, qe nuk dallohesha fare, si nje plak malësor i moçëm.
Rrugen time te pasionit per artin dramatik, e vazhdoi , bashkefshatari , kolegu im , bashke mesues letersie ne shkollen e Vishocices, poeti i talentuar lirik Skender Rusi, i cili hapat e para te teatrit i hodhi me grupin amatort te teatrit, duke shafaqur talentin edhe si aktor me rolet e tij, ku spikati gjate interpretimit ne dramen "Familja e peshakatarit"te S. Pitarka. Ai me vone duke shkuar prane teatrit "A. Z. Cajupi"te qyetit te Korces, aq shume famos per artistetet e tij te talentuar dhe regisoret qe nga Piro Mani, Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Vani Trako, Vangjush Orogocka, Stavri Shkurti nje plejde brilante, dhe ne filmat artistike shqiptare e deri tek me te rinjte akrtore si Lazi Serbo, vellezerit Riza, e shume te tjere , te cileti kam njohur nga afer dhe kam mbresat me te papersitura. Skender Rusi , do te afimohet me pas si dramaturg i mirefillte e profesionist pas specailizimit ne Kajro Egjypt, duke shkruar shume drama, te cilat u vune me sukses me teatrin e Korçes, dhe merituan çmime nderi ne festivalet kombetare te teatrove, për këtë ndjehem krenar.
Disa nga keto jeteshkime jane evidentuar ne libtat e mij dhe ne postimet e Devolli Net. edhe ne facebook, si biografi e talentit te shpirtit artist te devollinjve.
Në maratonën e roleve të mija te shumta si ajo e "Tartufit" e komedise te Molierit e deri tek "Spitali partizan" me rolin e partizanit te plagosur me gangrene ne kembe, qe ia sharruan kemben, pra qe nga komikja deri tek tragjikja, do te lere gjurmë tek spektatorët dhe ne jeten time , pasioni per Teatrin, që veç atij të Mësuesit te Gjuhes Shqipe e të Letërsisë, duke mbajtur gjallë kujtesën time dhe idhujt tim për Artin dhe Artistët. "
Bisedoi Inxh. Miri Metolli
Athinë, Greqi