Kulturë
Pal Neçaj: Te varri i nënës
E diele, 25.10.2015, 05:12 PM
TE
VARRI I NENES
Nga Pal Neçaj, NY, USA
Kaluan njëzet vite te varri,
pa të ardhë, djali kërkon falje,
larg'i tretur isha unë i ngrati,
prej zëmrës time nëna s'ka dalje.
Erdha shpirti tënd t'i ndezi qiri,
besoj parajsën nënë e ke gjet,
edhe pa dritën e mekur të tij,
por bëra zakonin siç na ka mbet.
Po vëndos mbi varrin tënd ca lule,
sigurisht tani erën s'ua ndiën,
ngjyrën s'dallon të bardha, të kuqe,
besom, të bukura t'i kam sjellë.
Të erdha pranë të derdhi pak lot,
ty lotët tanimë nuk të prekun,
nga shpirti e zëmra s'largohësh dot?!
malli, kujtimi si hije m'ndjekun.
Flakët e qiriut dridhën n'erë,
bien e terën pikat e lotit,
lulet dukën sikur në gjum janë,
rrinë të fjetura sipër varrit.
E dashura Nënë, fli e qetë,
aq shum'bëre për të gjithë, vajz'e djal,
brënga në zëmër ne na ka mbetë,
Mos bëm'pak për ty, kur ishe gjall'.?!