E shtune, 27.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Letërsi dhe politikë

E hene, 19.10.2015, 07:39 PM


LETËRSI DHE POLITIKË

Paraorientim, për ta ditur,  se ç’materiale  me shkrim ka ky volum: është i nevojshëm  për çdo kategori lexuesish.Së pari, ky libër është nxitje për të gjithë dashamirësit e leximit.Pra,  volumi  ka shkrime të llojeve të ndryshme letrare si : tregime,  tregime satirike,  esse,  poezi,  fejtone,  poezi satirike,  kritikë letrare. Ka letërsi politike ( analiza nëpërmjet sensit kritik),  opinione gjer edhe leksione mbi politikën.Letërsia dhe politika,  që të dyja,  ndihmojnë njëra-tjetrën për të qënë në drejtimin e duhur shoqëror. Përsa i takon lexuesit,  ai merr njohuri dhe shton bagazhin e dijeve individuale duke ndjerë edhe kënaqësi estetike rreth artit letrar dhe artit politik.

Autori.

NGA NEBI DRAGOTI

MJAFTË MË:

SHQIPËRIA DUHET TË BËJË PËRPARA NË KAHUN E PËRPARIMIT

Shqipëria i ka të gjitha mundësit: të bëjë veç përpara në kahun e përparimit të vazhdueshëm. Kjo ide kërkon vlerësim, vëmëndje dhe seriozitet nga çdo politikë pluraliste qeverisëse e vendit. Mirëpo, në këtë sens ende politika mbarëshqiptare nuk është fokusuar dhe nuk është e përkushtuar maksimalisht. Politikë bëhet, por nuk futet në analizë vlerësimi,  se ç’politikë bëhet,  pasi është e çoroditur ose siç thotë populli “ është e hallakatur”.Konstatohet një politikë dritëshkurtër, thjesht,  për interesa vetiake.Politikë bëhet,  por politika nuk e ka pyetur veten kujt i shërben kjo politikë që bën.A është në interes të zgjidhjeve të problemeve që ka populli,   sigurisht,   në pikëpamjen gjithëpërfshirëse parë në gjithë gamën e jetës që jetohet në këtë vend?

Ka disa sëmundje patollogjike kjo politikë skizofrene e ndjekur në këto vite.Kësaj diagnoze nuk mund t’i shmangesh për të mos e shprehur publikisht. Skizofrenia ka brenda edhe megallomaninë,   veshjen euforike,   ndjenjën antisociale të kultit kanceroz.Të gjitha këto kanë dhënë refleksione të neveritshme në popullatë.Këto nuk mbulohen me gjethe fiku. Sherri me njëra-tjetrën në alternativat partiake të këtij pluralizmi,  në radhë të parë,  vjen sepse akoma s’po kuptohet se ç’është pluralizmi në demokraci. Ky pluralizmi shqiptar kërkon kthjellim, ndërgjegjësim, qartësi,  maturi dhe pjekuri në të gjitha lëvizjet që bëhen. Shihet,   kur njëra palë e politikës i mburret,  i krekoset palës tjetër. Bëhet zhurmë fjalësh,   bëhen vetëm akuza të ndërsjellta,  akuza që nuk futen në sitën e drejtësisë.Me fjalë ngrihet uji mmullar në ajër…Ka humbur etika,  ka humbur figura e të qënit i moralshëm në politikë. Shkurt: ka zënka që,  metaforikisht,  bëhen për qëllime të fëlliqura korruptive e interesa cmirëzinjësh. Mendjen nuk e kanë tek puna,  janë larg kësaj filozofie, se duke punuar përfiton rritjen ekonomike dhe ndalon ikjen e shqiptarëve nëpër botë për një jetë më të mirë.Politika është shumë larg këtij objektiviteti jetik.Për këtë nuk ke ç’pasqyrë tjetër të japësh si konkluzion ose,  ndryshe,  nuk ke sesi e mohon këtë realitet social-ekonomik.Kjo është prognoza e kësaj politike që vazhdohet,   madje,  është prognozë e gjithë tranzicionit.Është krijuar një klasë politike që,  me politikëbërjen,  nuk ka rendiment. Kjo klasë politike është shkëputur nga hallet që ka populli,  prandaj duket realisht që nuk punohet për të mirën e këtij vendi;  nuk punohet për të sheshuar gropat e kësaj ekonomie të dobët,  që janë krijuar po nga vetë politika. Për domethënien e kësaj katraure nuk ka filozofi tjetër spjegimi. Duhet ta kuptojë dhe vetë politika,  se në ç’gjendje është. Politika duhet të ketë qartësi veprimi për çdo hap që merr, duhet të ketë shikim vizionar dhe të jetë plotësisht në shërbim të popullit. Shqipëria duhet të bëjë hapa të domosdoshme për Rilindje të shtetit dhe të bëjë veç përpara në kahun e përparimit. Apeli i Rilindjes është për gjithë politikën shqiptare. Opozita, në këtë prizëm, nuk ndjehet fare për realizimin e kësaj ideje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora