E shtune, 27.04.2024, 06:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Qerim Zogaj: Valixhja e kujtimeve

E diele, 18.10.2015, 05:52 PM


VALIXHJA E KUJTIMEVE

Nga Qerim Zogaj

Sa u zgjova nga gjumi,hapa dritaren e dhomës, për të parë pjesën e qytetit dhe hapësirën që si një hark me vinte në shikim. Tanimë kjo është bërë si një rit robërues. Magjepse mu duk pamja melankolike e mëngjesit, freskia e mbi të gjitha lëvizjet e njerëzve të paktë me ecje si të përgjumur,por që tregon ndarjen nga qetësia e natës dhe zgjimit për një ditë tjetër.

Sot disi më rëndonte një parandjenjë, doja të mos me fliste njeri. Ngutesha shumë,pa e pasur krejt të qartë fillet e kësaj ngutje. Veprimet i bëja si thuhet si nëpër flakë të pushkës,për të filluar sa ma parë punët e ditës. Krejtësisht i shkëputur mu fiksua mendimi”ashtu si do të jetë fillimi  ashtu do te jetë edhe mbarimi apo thënia: së dita e mirë shihet në mëngjes”.Pra  çfarë ka të bëj këtu ajo që shihet,që kuptohet  ajo që ndodhë apo nëse thuhet se mbarimi është pikënisja apo vetë fillimi. Në këtë fletëz dite, nuk është vetëm fillimi dhe mbarimi i ndërvarur, por edhe gjithë ajo që është ndryshe ndërmjet fillimit dhe mbarimit të diçkahjes së ditës. Pra, ka gjëra që nuk janë thjeshtë kuptim apo çështje e një ditë të vetme. E mira është ajo që nuk ka fund .

Kështu pa u shikuar në pasqyrë për pamjen time të rregullt, u gjenda par derës së oborrit, doja që derën ta hapja sa më parë, pa dashje ndalova dhe pashë se mekanizmi i derës tanimë është në anën tjetër, në anën e majtë dhe kuptova së dera duhet hapur me dorën e majtë. Cfarë ëshët ajo që po ndodhë, me vije pyetja e pashmangshme, ndryshimet sikur nuk kanë asnjë lidhje –harmoni ndërmjet tyre. Kur gjithë çka ishte e majtë, dera e oborrit hapej me dorën e djathtë. Pra a ka të bëj kjo me ndryshimin e anëve,krahëve apo ndërrimin e vendit të gjërave, diçka e vendosur ndryshe. Derën e hapa me dorën e majtë dhe shpejtova me hapa si njësi gjeometrike.

Ka gjëra të huaja që te ne nuk duken mirë,apo duken fare quruditje. Të huajat mbeten të huaja edhe atëherë kur donë t’i marrish e nuk mundesh me i marr natyrshëm e më i bërë pjesët të natyrës dhe shijes tënde. Ne kemi gjërat tona, ne jemi të vjetrit, ne kemi përballjen ballë për ballë, fytyrë për fytyrë me zemër e ndershmërisht, me besë për nisje në udhëtim, por nisja dhe udhëtimi nuk janë njësoj,pra çfarë nuk po na mjafton, e çfarë na mbeti e jona. Tani kanë mbetur gjërat që shihen e nuk shihen,por domosdoshmërisht që preken ndjehen, nevojiten. Këto nuk janë për të gjithë, edhe këto janë të huaja që nuk janë marr natyrshëm e nuk janë bërë pjesë e natyrës dhe shijes sonë. Ajo që është e sigurt e jona, është dhe ka mbetur pastër dhe ndershmërisht  është Valigjia e Kujtimeve.

Ditën e fillova me takimin e parë  me mikun tim të vjetër. Siç ishim marr vesh, ne u takuam në kafen e qytetit të “Blini”. U mundova të jem i saktë,por miku i vjetër ishte më i hershëm. Sa hyra në kafe, pash njeriun e vjetër më shuam se sa unë e njihja mikun tim të vjetër. U nisëm nga njëri tjetri, shtrënguam duart dhe për pak më shikim lexuam çdo gjë na fytyrat tona. Me erdhe në befasi me tha miku, nga cila anë me erdhe nuk te pash fare. Nuk jam i anëve i thash, unë erdha si miku te miku si vëllai të vëllai, nuk jam i gjithfarë anëve e krahëve, ulu të pimë kafe burrërisht e pa anë.

Cfarë bën me tha miku im i vjetër, udhëtoj i thash, nga të gjitha anët udhëtoj,udhëtoj nëpër stinë, kujtime, ëndrra,të gjitha udhëtimet me qojnë atje ku nuk dihet saktë fillimi dhe mbarimi i ditës dhe me bijën në të njëjtin vend, këtu të valigjia e kujtimeve.

Me thuaj ndonjë gjë tjetër me tha miku im i vjetër,së kështu si ke filluar,  për kaq kohë do të ma shtosh vjetërsinë më shumë se gjithë vitet e mija. Po, ke të drejtë i thash. Edhe mua me duket e rënd valigjia e kujtimeve, ani se e dua shumë, nuk mundem pa të,sepse pa të nuk e dijë së kush isha, së kush jam, cili është identiteti im. Ne valigje mbaj ditën e sotit dhe ditët si dita e sotit, udhëtimet e gjatë si në përrallë, ditët e qeta me diell, furtunat nëpër stine e buzëqeshje dhe ylberin që përthekon mjegullën vjeshtore.

Ne valigje mbaj copëza të kujtimeve, të atdheut, hartën e punuar mozaik prej copëzash të ruajtur në lot, në  buzëqeshje të varur nën erë. Aty kam mbjellur  mallin dhe dashurinë në secilën copëz të atdheut për të ngritur folen e diellit Se kush sot me ka përshëndet deri në perëndim të diellit, të kësaj dite më shi, e unë asnjë herë se kuptova fillimin dhe mbarimin e ëndrrës së ditës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora