E diele, 28.04.2024, 11:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Nderim për mikun Ferit Ramadani

E diele, 01.11.2015, 05:12 PM


KUJTIM I ASAJ QË MË KISHTE KALUAR PA E PARË

Në shenjë nderimi postmortum për mikun Ferit Ramadani alias Gjakush Tana

NGA AGIM GASHI

Erdhi prap 24 tetori kur u rrunbullaksuan pesë vite nga ndarja fizike e poetit Ferit Ramadanit alias Gjakush Tanës. Ishte ai njeri i veçant, të cilin disa as ashtu nuk e dashten. Kerkushet ia shpejtuan vdekjen me sulme fizike, dhe  ai Ferid- Gjakushi smundi më me i pa padrejtsitë që e hakërronin popullin dhe  atdheun nga karagjozet e të gjitha ngjyrve: politike, fetare, fetaro-pilitike, karrieriste, tradhëare e hajdute. Zemra e tij ndali tik-taket e saj më 24.10.2010.

Ishim miqë të zemrave shqiptare edhe pse asnjëherë nuk ishim parë. E kishim ndjerë njèri-tjetrin që nga kazamatet serbo-sllavo-maqedone.

Bisedonim shpesh për shumë gjëra.Nuk di pse më besonte aq shumë dhe mi tregonte edhe imtësitë e jetës. Sigurisht se njerzit e fjalës dhe besës gjenden edhe larg hapsirave gjeografike të atdheut. Ne i besinim njëri-tjetrit. Ne sëbashku bënim një vuajte sa një mal.

Ishte viti 2010 kur unë u diagnostifikova me kancer. Shpresat ishin të pakta për jeten andaj i shkrova këngë vetes. Kjo strofë e këngës, mikun tim e paska inspiru për poezi, me ngritje zëri që të respektohen njerzit e sakrificë e posaqërisht ata që kishin bërë emër në art e fusha tjera:

" Lamtumirë moj botë e çartun

Lamtumirë o atdhe i dashtun,

Unë jam nis me shkue atje,

Ku njerzit shuhen e bahen dhe."

Këto vargje e preken në shpirt mikun tim Ferit Ramadanin alias Gjakush Tanen, por ai edhe ishte i prekur me gjendjen time të mjerë edhe para diagnostifikimit. Çdo ditë flisnim dhe çdo ditë bënim plane se çka duhet bërë në të mirën e atdheut edhe pse skishim në dorë asgjë.

Ai ma dinte edhe gjendjen time materiale, mendore dhe shëndetsore, mu ashtu si ia disha edhe unë atij. Me marrjen e lajmit për shëndetin tim, dhe me ndëgjimin e këngës në Youtube, të cilën këngë ia këndoja vetëvetes, (ishte hera e parë që dikush i këndonte dhe vajtonte veten), Ferit Ramadani, alias Gjakush Tana, i prekur në atë shpirtin e Tij të ndjeshëm, ma kishte shkruar këtë poezi, që rastësisht ma dergoi mikja poete Miradije Avdullahu që jeton e vepron në Itali.

Që nga fillimi e deri në fund të leximit, por edhe pas leximit, unë qava e qava, njëherit kujtoja mikun tim që vetëm gjashtë muaj nga poezia, iku pa lamtumirë, që na preku të gjithëve, sidomos ata që e njihnin Ferdtin dhe vlerat e tij njerzore.

Ferit i dashur! Tani që kaluan pesë vite të rënda shëndetsore, dhe pesë vite e tëhu nga poezia e shkruar për mua dhe pesë vite nga vdekja e Yte, shumë gjëra ndryshuan. Më njerzit nuk janë si ishin. Humbi atdhedashuria të cilen Feriti e kishte sa Sharri, humbi njerzorja, humanizmi, ska më Betim të Hipktatit por betim të leukut, varfria dhe milionerët në ngritje....dhe natyrisht o vlla, se vaji i atdheut tonë të mbjellur me varre, nuk ka të ndalur.

E di që shpejt do të takohemi atje në qiellin e Arbërit. Ardhja te ajo ditë e ka ngritë shpejtësinë. Atje sdo të kemi njerz xheloz, sdo të ndeshemi me tradhtarë e spiuj...Atje do ti kemi këngët tona dhe poezitë tona. Dhe, natyrisht miku im, se do të qëndrojmë besnikrisht mbi qiellin e Arbërit, tokë kjo që na e dhuroi vetë Zoti.

Të falemnderit miku im për poezinë, për pasthënjen e librit „Me grykë pushke këndon Kosova“, të falemnderit që të pata mik dhe që bëre trase për të kujtuar.

Njerzit si ti duhet ti kujton edhe atdheu. Por, njëherë spo ka kohë.

24-26.10.2015- Düren

Kjo është poezia që miku im ma dhuroi sa ishte gjallë. Ai kerkonte të më shpallin hero. Ai i besonte realitetit dhe nuk e dinte se me u shpall hero duhet të bëhesh milioner duke plaçkitur atdheun.

 

AGIM GASHI - YLLI I KENGES ZBEHET....

2010-04-25 në orën 10:35.MD

YLLI I KENGES ZBEHET....

 

( I kushtohet rapsodit Agim Gashi ! Ai me vlerat dhe me kontributin qe dha, pa dilema duhet te shpallet hero.Dhe institucionet e R.Shqiperisë dhe R.KOsoves, duhet te sanksionojnë gjendjen e tij . Ndersa ne, te nderuar miq te krijimtarisë, pas kesaj poezie, duhet t'ua drejtojme shkresat ! Nderime! )

 

" Lamtumirë moj botë e çartun

Lamtumirë o atdhe i dashtun,

Unë jam nis me shkue atje,

Ku njerzit shuhen e bahen dhe."

 

Shqiptarë !

Ju që keni qëndrimin, nderin dhe besën

Mblidheni !

 

Ylli i këngës, i vargut dhe veprimit zbehet

në rënkime lëshon thirravajë se s'ka shendet

atje ku e kërkoi, pa shpresa kthehet dhe përballet

me Antologjine e vetmisë në mërgimin e keq !

 

Ejani këtu bashkë me mua të nisim

një hap për shpresën dhe mirësinë...

Le të shkojë deri atje zëri i arsyes

Ku kuvendojnë e marrin vendime kuvendarët

të shpallin hero të përjetshëm këtë martir !

 

Le të bijnë në mendime ata që qeverisin

se krijuesit janë të pasur në shpirt

se kursejnë kurrë veten, peër të arritur mirëqenia

atje ku qeverisin ata që harrojnë

se duhet dëgjuar ata që kanë nevojë !

 

Shqiptarë !

Ejani sëbashku të krijojmë mirëkuptimin

ashtu si ai që krijonte këngën e na shpalonte magjinë

te bleronte guximi dhe shpresa për qëndresë

të krijojmë forcën e fitores që mundet

ti falë buzëqeshje se jemi me të !

 

Në ballë të kolonave ke qenë e do të mbetesh

Agim Gashi i këngës që krijoj kushtrim,

Aty ku jehonte ai zë i artë i juaji

errësira ishte pa kuptim!

Me ty serish jemi në perballim të betejës

Të presim fitues të dalish në garë

Agim Gashi martir i kënges dhe shpresës

nuk ka vdekje për hero legjendar....!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora