Kulturë
Gjon Keka: Teatri i mosmarrëveshjeve të mëdha
E diele, 01.11.2015, 06:14 PM
Teatri
i mosmarrëveshjeve të mëdha
Nga Gjon Keka
Historia e arbnorëve është në shumë aspekte episodi më i madh në historinë e qytetërimit europian.Por sic edhe dihet historia e këtij kombi është plotë vuajtje,heroizëm dhe padrejtësi e përndjekje. Megjithkëtë historia e vertëtë e saj është e mrekullueshme ,ndërsa për ta zbuluar të tërën duhet hulumtuar ,sepse materiale të mëdha ,fakte e dokumente janë në thellësinë e arkivave dhe bibliotekave në Europë dhe në vende tjera.
Kështu historia e këtij kombi u futë në listën e viktimave dhe padrejtësive të historisë.Ndërsa nga frika dhe urrejtja disa pseudohistorian dhe shkrimtar filluan të shpërfillin në fillim e më pas të shtrembërojn historinë e këtij kombi të lashtë europian. Ku më pas bota e cila ishte pushtuar me histori të rrejshme nga pseudohistorian dhe shkrimtar filloj të mësoj historinë e gabuar,ndërsa historia e vërtetë ishte varrosur dhe fshehur në thellësin e arkivave dhe bibliotekave në botë.
Nisur nga kjo viti 1389 përbën ngatrresën dhe mosmarveshjen më të mëdha të historisë së Kosovës, nga aty kanë lind dy mite, njëra që ka prejardhjen nga sllavët dhe tjetra nga turqit. Kështu serbët pretendojn se në atë vit ata krijuan mitin e tyre,ndërsa turqit se në atë vit ata mbollën farën e tyre ideologjike dhe fituan fushën,por që humbën Sulltanin.
E vërteta është në fakt krejt ndryshe,mu në atë vit fillon ngatërresa ballkanike,mu në atë vit shfaqet teatri i mosmarrveshjeve ballkanike,dhe se pikërisht Kosova u bë qendra e mosmarrveshjeve brenda këtij teatri ,brenda kësaj ngatërrese të qëllimshme.Në fakt në atë vit u mbollën dy teza tërësisht rrënuese për shqiptarët e Kosovës ,teza e përvetësimit nga sllavët dhe teza ideologjike e islamizimit nga turqit.
Kështu e para hodhi farën e ngatërresës ballkanike dhe mosmarveshjeve duke tentuar ta përvetësoj këtë betejë të këtij vit dhe tjetra farën e fitores së saj në këtë betej ,pra të vendosjes së callmës së saj aty.Prandaj që të dy tezat e përpunuar në kazanet e tyre ideologjike u bënë helmi jo vetëm i kësaj beteje ,por edhe i tërë zhvillimeve të mëpastajme të cilat do të pllakosnin vendin me fytyrën e demonizuar të dy miteve të rrejshme asaj sllave dhe turke në këtë vend.
Kështu që të dy tezat ishin gënjeshtra të kulluara, teza e mitit serb bie përball tradhëtisë së tyre në këtë betejë, dhe teza turke bie përball qëndresës së vazhdueshme të shqiptarëve duke mos lejuar islamizimin e vendit.Pra si njëra ashtu edhe tjera janë gënjeshtra ,në atë betejë nuk morën pjesë vetëm serbët ,por një aleancë e kombeve të krishterë e përbërë nga shqiptarët ,serbët,hungarezët ,rumunët (ëalachen)etj, por që u tradhëtuan nga serbët dhe humbën betejën si rezultat i tradhëtisë, pra beteja zhvillohej në trojet e shqiptarëve të Kosovës e jo të serbëve, dhe e dyta vendi nuk u islamizua dhe as callma nuk u vendos aty ,sepse kryengritjet dhe heroizimi i Kastriotëve dhe princëve tjerë shqiptarë nuk i lënte të flenin rehat sulltanët, pra në atë vit nuk është mbjell fara e ideologjisë së saj sic pretendojn ideologët dhe mbetjet osmane.
Ndërkaq sic e nënvizova më lartë beteja zhvillohej në trojet arbnore „in Albanien,dem Land Cossova“ (Der Neu-eröffneten Ottomannischen Pforten Fortsetzung[...]1701)dhe rreziku që shihej nga hordhiët osmane i detruan që të krijojn kolicionin ose aleancën e kombeve të krishtera për të ndal pushtimin e mëtutjeshëm të gadishullit ilirik dhe për të mos lejuar depërtimin e pushtuesit osman në tërë Europën.Dhe se nga „Kruja e deri në Prishtinë respektivisht Fushë të Kosovës nuk janë disa shkëmbinj largë më njëra tjetra,vendi aty ku gjeti vdekjen Sulltani.“(Amédée-David de Pastoret, 1829)
Duhet nënvizuar se nga dhjetë princët e aleancës së kombeve të krishtera shtatë nga ta ishin arbnor.Ishte poashtu princi Milosa ,ose sic njihet me emrin Mhillë Kopiliqi që në këtë betej arriti që me trimërin e tij t'i tregoj fundin Sulltanit duke paralizuar Perandorinë osmane në kokë, por që beteja u humb për shkak të tradhëtisë brenda koalicionit sic u potencuar edhe më lartë.
Por sic shkruan në lidhje me këtë prof. Dr. E. Oehlmann në librin” Handbuch der geographie të vitit 1914” se si "në vitin 1389 Shqiptarët e humbën betejën vendimtare në fushën e Kosovës, afër Prishtinës, për të mbrojtur sërish lirinë e tyre nga viti 1443-1467 nën heroin e tyre Gjergj Kastriotin Skënderbeun ,për të vazhduar më pas me tri kryengritjet e tyre dhe thirrjet " Shqipëria për shqiptarët ".
Me pak fjalë beteja e Kosovës e 15 qershorit nuk është një betej serbe,por një betejë e përbashkët e koalicionit apo aleancës së kombeve të krishtera kundër pushtuesit barbar osman, dhe se në këtë betejë arbnorët ishin kontribuesit më të mëdhënje në luftën kundër pushtuesit osman ,kjo pasi që beteja zhvillohej në trojet e tyre iliro-arbnore dhe se qëllimi i kësaj beteje ishte mbrojtja e gadishullit ilirik nga depërtimi i turqvë në këtë pjesë të Europës.
Kështu të gjitha tezat dhe mitet që janë hedhur dhe ndërtuar janë të gabuara, janë gënjeshtra dhe shpikje demoniake që kanë për qëllim përvetësimin ,mbajtjen e ngaterresës dhe gënjeshtrës edhe sot .Por që me hulumtimet nëpër arkiva dhe bibliotekat që do të duhej të bënin studiuesit shqiptarë dhe të tjerë rreth kësaj periudhe,sigurisht që e vërteta do të fillonte të lind si dielli dhe maskat do të binin përgjithmonë si nga ana e sllavëve ashtu edhe nga ata të turqve dhe mbetjeve osmane.